Arkiva

  • “Italia ka përpara sfida të mëdha por të kapërcyeshme edhe pse situata është ende e vështirë”. Ka qenë mesazhi optimist i presidentit të BE, Barroso, në fund të takimit me kryeministrin, Mario Monti.
  • Sarandë, shpërthim
    pranë hotel Butrinti

    Një shpërthim i fuqishëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka zgjuar banorët e Sarandës. Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 05.00 dhe ka ndodhur në lagjen nr. 1, në një pub pranë hotel Butrinti.

  • Hyn në fuqi ligji i mbetjeve, të
    rinjtë protestë në portin e Vlorës

    Kuvendi Civil protestoi sot për gjysmë orë portin e qytetit të Vlorës kundër imporit të mbetjeve, i cili tashmë lejohet me ligj. Të rinjtë e kësaj lëvizje mbanin në duar pankarta si “Jo importit të plehrave” dhe “Nuk heshtim pa u ndalur ky ligj skandaloz”.

  • Elbasan, 2 aksidente
    1 i vdekur, 4 të plagosu

    Aksidentet u shënuan brenda një harku kohor prej 60 minutash në rrugët nacionale të qarkut të Elbasanit. Në Gramsh kamioni doli nga rruga, 1 i vdekur.

  • Junker optimist për dhënien e fondit të Greqisë

    Kreu i panelit të ministrave të financave të eurozonës, Zhan Klod Junker, tha se ishte "mjaft optimist", për lëshimin e një fondi prej 8-miliardë eurosh për të cilin Greqia ka nevojë, nga mesi i dhjetorit.
    Kriza, Obama i telefonon Papadhimos: Ju mbështesim

  • LSI:Procesi ndaj Metës fals
    e provojnë dëshmitarët

    Një ditë pas dëgjimit të dëshmive mes të cilave dhe të Dritan Priftit në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, LSI akuzon prokurorinë për manipulim provash me qëllimin e vetëm për ti dhënë gjyqit që synojnë manipulinin e publikut.

  • Energjia, debate në komisionin
    e veprimtarisë prodhuese

    Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar” ka shkaktuar debate mes deputetëve të djathtë dhe të majtë në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

  • Pr/buxheti i vendorëve
    PS: Shpërndarje politike

    Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës debatuan sot në komisionin e ligjeve për pr/ buxhetin e pushtetit vendor. Deputetët e majtë deklarojnë se ka diskriminim në ndarjen e fondeve për rajonet dhe janë bërë dallime politike në shpërndarjen e buxhetit.

  • Rama: Berisha do t'i shesë
    HEC-et për të mbajtur pushtetin

    Kryetari i PS-se kundërshton me forcë dhe nxjerrjen në privatizim të 4 hidrocentraleve, Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 e Bistrica 2 duke akuzuar kryeministrin se po përdor pasurinë e shqiptarëve si “një plaçkë për tu shitur badiava” dhe se “po shet të ardhmen për të siguruar të tashmen”

  • KLSH, Rama kundër Topit:
    Leskaj, kandidaturë politike

    Partia Socialiste do të votojë kundër dekretit të presidentit Topi për emërimin e Bujar Leskajt në postin e kontrollit të Lartë të Shtetit.  "Nuk mund ta votojmë, sepse, nëse kalon, KLSH nuk mund të jetë i shtetit por thjesht i pushtetit”- deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
    Rama: Berisha do t'i shesë HEC-et për të mbajtur pushtetin

  • Sabri Godo në Sanatorium,
    probleme në mushkëri

    Politikani i njohur,shkrimtari dhe ish kreu i partisë Republikane, Sabri Godo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës. Mjekët thonë se Godo vuan nga likidi pleural, e njohur në gjuhën e thjeshtë si ujë në mushkëri. Mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e politikanit 82 vjeçar ka ardhur duke u përmirësuar.

  • Në Bruksel sot bisedohet për
    pikëkalime Jarinje, Bërnjakë

    Në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dje në Bruksel u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare. Përparim është shënuar dhe përfaqësimin e Kosovës në takime ndërkombëtare.

  • Zjarri, në sitë subjektet
    që tregtojnë lëndë plasëse

    Bashkia e Tiranës,ka krijuar tre grupe pune, të cilët do të monitorojnë me standarde të rrepta të gjitha dyqanet dhe magazinat që tregëtojnë lëndë plasëse. Kontrolli pas rënies së zjarrit në magazinën e fishekzjarreve në tregun ushqimor. 

  • RAPORTONI JU - Në Rreshen
    policia pa naftë, hajdutet në aksion

    Nje lexues i Shqiptarja.com na raporton nga Rresheni: Kamerat e Bashkisë fiksojnë automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, ndërsa pak minuta më pas shënohen vjedhje spektakolare në mes të qytetit.
    RAPORTONI JU - Keni video ose foto që deshmojne ngjarje?

  • Droga në autobusin
    Sarandë- Athinë, 2 në kërkim

    Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikimin e 10 kg lëndë narkotike të kapur në autobusin e linjës Sarandë- Athinë pasditen e së dielës.

  • Banda e Cërrikut, Prokuroria:
    3 dënime me burg pë jetë

    Prokuroria jep pretencën ndaj 8 anëtarëve Bandës së Cërrikut. Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda prokurori kërkoi burgim të përjetshëm për Meti Bozin, Arjan Toskën dhe Roland Xhepaxhiun dhe 100 vjet burg për 5 anëtarët e tjerë. Të pandehurit akuzohen për masakrën Cërrikut, kur në 1997, mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

  • Dëshmitë e një kineasti
    për diktaturën dhe postdiktaturën

    Kineasti Kolec Traboini do të jetë nesër në qendër të vëmendjes së Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, cili në orën 12:00 do të organizojë një takim ekspoze nga krijimtaria tij. Filmat që do të shfaqen jan "Dëshmi nga Barleti"- dokumentar historik, realizim i vitit 1990, "Martirët",realizim i vitit 2011,

  • Pengohet Salma Hayek

    Salma Hayek për pak sa nuk përfundon në tokë në dalje të një hoteli në Paris. Aktorja sapo ka promovoar filmin e saj më të “Puss in Boots” së bashku me kolegun e saj Antoinio Banderas dhe vajzën Valentina Pinaut

  • Serbët draft: Kosova
    Veriore Republikë

    Drafti i titulluar ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’ thuhet se po qarkullon ndër serbët e veriut. Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, dhe thonë se pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.

  • Lezhë, arrestohet mjeku
    kirurg, u denoncua në polici   

    Ndue Çupi 55 vjeç, me profesionin kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar nga policia pas denoncimit të familjarëve të një pacienteje e cila pas ndërhyrjes kirurgjikale ka ndërruar jetë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv