Arkiva

  • TIRANE, 21 Nëntor/ATSH/- Komisionet e përhershme parlamentare nisin të hënën diskutimet në parim dhe nen për nen të projektbuxhetit të vitit 2016. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani pas prezantimit të martën në Konferencën e Kryetarëve do të jetë i pranishëm në mbledhjen e së hënës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për të prezantuar p/buxhetin si […]
  •  Aviacioni turk shkatërron objektiva të PKK-së në veri të Irakut

    ANKARA, 21 nëntor /ATSH-AA/ – Në një operacion ajror të ushtrisë turke janë shkatërruar ambientet strehimi dhe pika furnizimi, të dyshuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së në rajonet Zap, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut. Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, lidhur me […]

  • Reuters: Sulmi në Paris ka kushtuar
    rreth 7 mijë euro, sa 2% i 11 Shtatorit

    Sulmet e 11 shtatorit në Uashington dhe Nju-Jork kushtuan 400 mijë deri në 500 mijë dollarë. Kjo shumë përfshinte stërvitjen e pilotit për të marrë peng avionin dhe mbulimin e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe. Nga një përllogaritjen e agjencisë amerikane të lajmeve “Reuters”, del se sulmi në Paris ka kushtuar se 2% e kësaj ose rreth 7 mijë euro.

  • Siri, opozita e moderuar i rimerr ISIS-it dy zona pranë kufirit turk

    BEIRUT, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Opozita e moderuar siriane rimori sot dy zona në veri të vendit në kufi me Turqinë që ishin nën kontrollin e Shtetit Islamik (ISIS), sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH). “Rimarrja e zonave Dalhah dhe Harjala në veri të provincës së Alepos u bë nëpërmjet luftimesh të […]

  • Kine,  21 të vdekur pas një zjarri në një minierë qymyrguri

    SHANGHAI, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Një zjarr në një minierë qymyrguri në provincën e Heilongjiangut, në verilindje të Kinës, ka shkaktuar 21 të vdekur, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “Hsinhua”. Një person rezulton i zhdukur pas këtij zjarri, që shpërtheu dje në mbrëmje në një minierë në Jixi dhe që drejtohet nga ndërmarrja “Heilongjiang Longmay […]

  • Cameron: Bota e bashkuar kundër Shtetit Islamik “kultit të vdekjes”

    LONDËR, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Miratimi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që kërkon veprim kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik tregon që bota është e bashkuar kundër këtij kulti të vdekjes, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron. Në këtë rezolutë të miratuar me unanimitet shtatë ditë pas masakrës së kryer nga Shteti […]

  • Çelet Bienalja e parë e akuarelit në Muzeun Historik Kombëta

    TIRANE, 21 nëntor/ATSH/ -Shoqata artistike VIZart ka organizuar sot “1st International Watercolor Bienale Tirana 2015” ne Muzeun Historik Kombëtar. Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin e piktures. Sakaq, në Shqipëri është e […]

  • Moti i keq, OSHEE në gatishmëri, 1200 punonjës për riparimin e defekteve

    TIRANE, 21 Nentor /ATSH/. – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nepermjet rrjetit shperndares te energjise elektrike të 10 Drejtorive Rajonale. Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara […]

  • Obama: Sulmi xhihadist në Bamako një akt barba

    KUALA LUMPUR, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi si një akt barbar sulmin e kryer nga xhihadistët në një hotel ndërkombëtar në Bamako, që shkaktoi një ditë më parë të paktën 27 të vdekur. Në vizitë zyrtare në Malajzi, Obama dënoi sulmin, e marrë përsipër nga grupi xhihadist, Al-Mourabitoune bashkëpunëtorë të […]

  • Kodheli në Kanada: Shqipëria e palëkundur në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike

    Minstrja Kodheli merr pjesë në punimet e forumit ndërkombëtar të Sigurisë TIRANË, 21 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada. Ky Forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot aleanca dhe shtetet e tjera të […]

  • Putin kërkon bashkëpunim ndërkombëtar pas sulmeve në Bamako

    MOSKË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu sot ngushëllimet e tij pas sulmit çnjerëzor që ndodhi në hotelin ndërkombëtar në Bamako, ku humbën jetën të paktën 21 persona mes të cilëve edhe rusë dhe kërkoi një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar. Në një mesazh që i drejtohet presidentit mailian, Boubakar Keita, Vladimir Putin […]

  • GREQI – Arrestohen 12 persona për falsifikim të dokumenteve të refugjatëve

    ATHINË, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 12 persona janë arrestuar në ishullin grek të Lesbos në ditët e fundit për falsifikimin e dokumentacioneve të refugjatëve, sipas medias greke që citonte burime zyrtare të forcave të sigurisë. “Nëntë pakistanezë dhe tre grekë u arrestuan”, raportoi media lokale. Nga ana tjetër policia njoftoi se “ka konfiskuar […]

  • Rusia lëshon raketat kundër ISIS 
     vret 600 terroristë /VIDEOLAJM

    Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën e djeshme ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe dhe deti Kaspik. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 600 terroristë,  konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

  • SHBA – Këshilli i Sigurimit autorizon të gjitha masat e nevojshme kundër Shtetit Islamik

    KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me unanimitet një rezolutë franceze që mundëson marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të luftuar grupin e Shtetit Islamik, një javë pas atentateve që shkaktuan 130 të vdekur në Paris. Rezoluta u kërkon shteteve, që janë në gjendje për […]

  • Golden State pa humbje, realizon fitoren e 14-të radhazi

    TIRANE, 21 Nentor /ATSH-AFP/. – Kampionet e NBA-se ne fuqi, Golden State, kane realizuar fitoren e 14-te radhazi qe nga nisja e sezonit 2015-16, e fundit ndaj Chicago 106 – 94 te premten. Golden State me kete performance kane realizuar nje prej nisjeve me te mira te sezonit ne historine e vet. Golden State jane “bashkuar” me Boston Celtics, te […]

  • SIRI – Të paktën 36 të vdekur nga bombardimet intensive në lindje të vendit

    BEJRUT, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Rreth 40 persona humbën jetën dje gjatë sulmeve ajrore më të dhunshme të zhvilluara nga aviacioni rus dhe sirian kundër provincës së Deir Ezzor (lindje), e kontrolluar nga grupi Shteti Islamik (ISIS), sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH). “Të paktën 36 persona u vranë dhe dhjetëra të […]

  • Si u krijua shteti islamik ISIS
    nën hundën e policëve amerikanë

    Plani për të krijuar shtetin islamik lindi në burgun Camp Bucca, në Irak raporton prestigjiozja The Guardian. Xhihadisti Ebu Ahmed , hyri në burg dhe më pas u bë një nga komandantët kryesorë të ISIS. Ai dhe shumë të tjerë u rrëmbyen nga ushtarët amerikanë nga qytetet dhe fshatrat e Irakut, dhe ngadalë në burg iu krijua urrejtja për praninë amerikane në Irak

  • Instituti “Flamand i Paqes”: Armë
    nga Ballkani për sulmet në Paris

    Instituti “Flamand i Paqes”, me seli në Bruksel, vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në Paris, publikoi një studim sipas të cilit, shumica e armëve që qarkullojnë në mënyrë ilegale në Belgjikë dhe jo vetëm, kanë origjinën nga vendet e Ballkanit.

  • Blindohet Brukseli, alarm për
    “rrezik nga sulme si ato në Paris”

    Belgjika është blinduar pas alarmit për një sulm terrorist të ngjashëm me atë që ndodhi në Paris në 13 nëntor, ndërsa vijojnë kërkimet për dy persona që dyshohet se kanë një bombë, ku njëri prej tyre sipas medieve mund të jetë terroristi i kërkuar Salah.

  • Real Madrid – Barcelona: Formacionet e mundshme për ndeshjen e të shtunës

      TIRANE, 21 Nentor /ATSH-AFP/. – Formacionet e mundshme te ekipeve te Real Madrid e FC Barcelona, qe do te ndeshen ne klasiken e kampionatit te Spanjes te shtunen ne stadiumin Santiago-Bernabeu (ora 18.15) per javen e 12-te, jane: Real Madrid: Navas – Carvajal (ose Danilo), Varane, Ramos, Marcelo – Modric, Casemiro (ose James Rodriguez), Kroos – […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv