Arkiva

  • Liam e Françeska qëndrojnë në tualet duke bërë punët e para të mëngjesit, ku Françeska i kërkon Liamit që t’i bëjë një çaj më vonë, por Liam i thotë t’i bëjë Ermalit kërë kërkesë. Françeska shprehet se i ka ndarë punët për djemtë, Ermalin e ka vëtëm për të fjetur gjumë, ndërsa të tjerëve do t’u caktojë detyra të tjera.
  • BB5, Anjeza Haxhiaj:
    Goxha meshkuj në shtëpi

    Ish-konkurrentja flet edhe për miqësinë e saj me Gracianon. Ish- banorja  e edicionit të 2-të të Big Brother Albania, do të cilësohej nga të gjithë si një nga vajzat më trendy të këtij reality show. Ajo që ra në sy nuk ishte vetëm pamja e saj, por edhe lidhja që ajo pati me një Arionin një tjetër banorë të BB2.

  • Tifozët maqedonas: Shqiptari
    i mirë është shqiptari i vdeku

    Vetëm një ditë pas vrasjes së dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas, shënohet një tjetër incident në Maqedoni.  Në sheshin kryesor të Shkupit një grup tifozësh kanë brohoritur parulla antishqiptare si dhe rrahën dy shqiptarë.

  • Kashar, thikë
    gjimnazistit në shkollë

    Katër gjimnazistë janë përfshirë në një sherr me thika. Ngjarja ndodhi në ambjentet e shkollës së Kasharit ditën e djeshme.Për pasojë një nga adoleshentët ka mbetur i plagosur rëndë me goditje thike.

  • Pasaportat, Poni: Largimi nga
    vendi vetëm me biometriket

    Nga sot pasaportat jobiometrike do të dalin jashtë përdorimit. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, shpjegon se qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit do të mund të kthehen në Atdhe edhe me pasaportat e vjetra tashmë të skaduara.

  • Policia e Kosovës:Tetë të arrestuar për tentim vrasje dhe vjedhje të rënda

    Njësitë Speciale Intervenuese kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës, në gjashtë lokacione (shtëpi private) dhe kanë arrestuar tetë (8) persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “ Vrasje në tentativë, vjedhje të veturave dhe dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.

  • Thaçi në Bruksel

  • Partia e Topit, Basha: Skenar pa baza

    Në një intervistë për tv Ora News, Basha nuk ka deklaruar se deputeti Gazmend Oketa përpara se të largohej nga PD, duhet t’i ngrinte në forume, problemet që sipas tij kishte vënë re në këtë parti. Partia e Topit: “Nuk merrem me parashikime politike e nuk kam luksin të hamendësoj për skenarë të tillë.

  • Protesta e të rinjve në Gostiva

    Komuna e Gostivarit thotë se vrasja e shqiptarëve nga polici maqedonas është pasojë e politikave nacionaliste të qeverisë, të manifestuara përmes ofendimeve kundër shqiptarëve në terrenet sportive. Dhjetra të rinj protestuan sot paqësisht ndaj ekzekutimit të dy të rinjve shqiptarë.

  • Vrau shqiptarët, 30 ditë
    burg për policin maqedonas

    Gjykata ka dënuar me 30 ditë paraburgim policin Jakim.T, 36 vjeç, i cili dje vrau dy të rinj shqiptar në Gostivar. Ndërkohë që, mijëra qytetarë të Gostivarit dhe vendbanimeve tjera nga mbarë Maqedonia i dhanë lamtumirën e fundit dy të rinjve shqiptarë.

  • Donte borxhin e të birit
    qëllon të atin më kallashnikov

    Për shkak të vonesës në pagimin e borxhit nga i biri, një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov, Zaho Danin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës.

  • Berisha drejt Brukselit
    mbahet samiti i PPE

    Kryeministri ka udhëtuar drejt Brukselit ku më 1 mars do të mbahet samiti i Partisë Popullore Europiane. Do të diskutohet zhvillimi i një qasjeje të përbashkët të PPE-së mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

  • Kombëtarja humb në Gjeorgji
    Çani shënon golin e vetëm

    Përfundon me rezultatin 2 me 1 ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Goli i vetëm për ekipin kuqezi është shënuar nga Edgar Junior Cani, babai i të cilit, Edgari është prej dy javësh një prej protagonistëve të reality – Show, Big Brothers 5.

  • Sara Tommasi në rrugë,
    “siç e ka bërë nëna”

    Pasi ka marrë pjesë në një takim për financat, ku ka qenë e ftuar si ekspertë e diplomuar në këtë fushë, Sara ka çuditur gjithkënd me atë që ka bërë pas takimit. Ajo ka dalë në rrugë dhe ka ngritur fustanin duke treguar se nuk kishte veshur asgjë, pra, pa të brendshme.

  • NATO, fatura 1 milionë euro

    Në këtë fond përfshiheshin ceremoniali në aeroportin e Rinasit, koncerti në sheshin "Skënderbej", ngjyrosja e Tiranës me blu, krijimi i flamujve e deri tek posterat e rrugës. Shpenzime u bënë edhe për transportin e mijëra punonjësve të administrates publike dhe institucioneve shtetërore nga rrethet për në kryeqytet.

  • Qeveria shqiptare 5 mln Euro
    për Shakirën në Tiranë

    "Shqiptarja.com" hap sot gazetën me lajmin se “Qeveria shqiptare planifikon të sjellë në Shqipëri njërën prej yjeve të muzikës botërore të momentit, Shakira". Idea është hedhur në komitetin ndërministror që merret me organizimin aktiviteteve. Kanë nisur tratativat që Shakira të vijë të japë një koncert në Shqipëri dhe burime të gazetës flasin për një shifër marramandëse për sjelljen e këngëtares: 5 milionë euro. (Ne foto Kryeministri Sali Berisha, djathtas këngëtarja kolumbiane,Shakira)

  • Dalipi: Lul Basha përuroi
    sportelet e Edi Ramës

    Kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi akuzon Lulzim Bashën se po mashtron qytetarët duke mos mbajtur asnjë premtim dhe duke ndjekur një politikë klienteliste. Në një intervistë për AMA-Neës, Dalipi tha se Bashkia e Tiranës në kohën e drejtuar nga Edi Rama ka pasur një infrastrukturë moderne të kompjuterizuar në shërbim të biznesit në Tiranë, dhe inaugurimi i One Stop Shop që bëri Basha nuk është gjë tjetër vetëm një mashtrim.

  • KESH, qeveria
    i dha hua me interes

    Qeveria shqiptare i ka dhënë Korporatës Elektroenergjetike një hua prej 2 miliardë lekësh, por për këtë i kërkon përqindje, madje, në se nuk e shlyen për 6 muaj, do të paguajë penalitete, deri në konfiskim të të ardhurave.

  • Berisha: Të shkatërrohen
    bunkerët në të gjithë vendin

    Kryeministri Berisha e ka bërë të ditur këtë fakt në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure. Sipas, deklaratës në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i ç’bunkerizmit të vendit. Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri ka 750 mijë bunker, të cilat jane vendstrehime të bëra prej betoni dhe hekuri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv