Arkiva

  • “Anema e Core: është një nga këngët më të bukura të albumit “Unexpected”, ku si violinë është violina e Olen Cesarit nga Shqipëria në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kantautorin që u nda nga jeta ditën e sotme Lucio Dalla.
  • Kuvend, PD miraton pa të
    majtët ligjin për prokurimet

    Parlamenti miratoi me vetëm votat e mazhorancës kalimin në varësi të Kryeministrit për dy insititucione. Për INSTAT votuan 68 deputetët pro dhe 57 kundër, ndërsa për agjencinë e prokurimit publik 68 pro dhe 59 kundër. PS thotë se ligji është padrejtësi shoqërore, ndërsa ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi opozitën se kërkojnë të rikthejnë kohën e monopeleve.
    Dokumenti- Neni qe do ndryshohet

  • Presidenti dekoron ish- të
    përndjekurit për kontribut në demokraci

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot  personalitete të ndryshme me kontribute të rëndësishëm në rrëzimin e diktaturës komuniste, ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe lartësimin e vlerave kombëtare.

  • Denconcoi kryebashiakun
    harrohet "Shamikuqja"

    Ish-nëpunësja e bashkisë së Kamzës, që denoncoi kryetarin Xhelal Mziu për favore seksuale në këmbim të punës, nuk ka gjetur përkrahje as nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas largimit të saj nga puna, dhunimit fizik dhe mosreagimit të strukturave shtetërore, Komisioneri e ka arkivuar dosjen e saj për vitin 2011. ( ne foto Xhelal Mziu)

  • Durrës: Kapet me 900 gr kokainë
    pranga 45-vjeçarit 

    Gjatë një aksioni të Seksionit Kundër Drogës të koduar “Tonight”, në banesën e Edmond Kanakciu u gjetën rreth 900 gramë kokainë e ndarë në doza. Gjithashtu forcat e rendit sekuestruan edhe 2 granata defensive dhe një sasi fishekësh.

  • Rihanna, Hudson apo Sparks , në garë për filmin e Whitney Houston

    Whitney Houston mund të pushojë e qetë, mirëpo gjurmët që ka lënë në botën e muzikës dhe filmit do të jetojnë gjithmonë. Jeta e Divës së muzikës së shpejti do të shndërrohet në një film. Nga emrat që po qarkullojnë se mund ta kenë nderin të luajnë këngëtaren e ndjerë, janë Rihanna, Jennifer Hudson dhe Jordin Sparks.

  • Dion anullon koncertet për shkak
     të problemeve në korda

    Një virus i cili ka pushtuar kordat zanore të këngëtares Celine Dion e ka detyruar atë të anullojë koncertet e saj në katër muajt e ardhshëm. Sipas mjekëve Dion duhet të bëjë pushim deri në muajin qershor një lajm mjaft i keq ky për kazinonë Caesar’s Palace në Las Vegas, ku ajo jep koncerte.

  • Lidhje serioze mes Murphy dhe Braxton

    Aktori Eddy Murphy mesa duket ka vendoaur të ketë një lidhje serioze dhe e përzgjedhura për këtë është këngëtarja Toni Braxton. Sipas “Us Weekly” si aktori 50-vjeçar ashtu edhe Braxton 44-vjeç e kanë marrë majft seriozisht këtë marrëdhënie.

  • Elvisi shpreh pëlqimin për Albulenën,
     ajo kërkon fakte jo fjalë

    Përveç debateve dhe diskutimeve në shtëpinë e Big Brother duket se po lindin shkëndijat e para të pëlqimeve mes banorëve.Elvisi dhe Albulena kanë qëndruar në sallon dhe ai ka ka shprehur se i pëlqenin sytë e saj. Ndërkohë që vajza i është përgjigjur se nuk është ndonjë gjë e re për të pasi ia kanë thënë edhe më parë.

  • Aleanca Kuq e Zi: Të ndalet
    racizmi anti-shqiptar në Maqedoni

    “Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar Aleanca Kuq e Zi pas vrasjes së dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas.

  • Debate mes Gentës dhe Arjolës

    Debatet dhe zënkat vazhdojnë dita-ditës brenda shtëpisë së Big Brother. Konfrontimi i radhës ka qenë mes Gentës dhe Arjolës. Vajzat janë zënë me njëra-tjetrën duke kujtuar debatet mes banorëve të tjerë “Çfarë të duket vetja ty? Më e mirë se Genta je ti?” i thotë Genta Arjolës e cila ia kthen “Më e mirë jam”.

  • Protestat e Vetëvendosje, Thaçi:
    Nuk dorëzoj shtetin para askujt

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar por nuk ka ndërmend që ta dorëzojë shtetin para askujt. Akuzave të opozitës në lidhje me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal i përgjigjet: "Edhe Rugova do të qeshte me partinë e tij po të ishte gjallë".

  • Reforma zgjedhore, Kukan:
    Koha fluturon, zgjedhjet afrohen

    Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian bën thirrje për realizimin sa më parë të reformës zgjedhore. hirrja ime ndaj tij do të jetë se ne po presim më shumë raportime. Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, .

  • Shqiptari i kërkuar, kapet
    në SHBA për grabitje bankash

    Një shqiptar nga qyteti i Pukës, i kërkuar për vrasje në Shqipëri, u arrestua dje në Upper East Side në lidhje me dy grabitje bankash në New Jersey.  Autoritetet amerikane dyshojne se ka grabitur  rreth 500 mijë dollarë

  • Klaudja: Me Erionin kam
    mendime të përbashkëta

    Erioni, Klaudja e Graciano qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Klaudja shprehet se i ka rastisur disa herë brenda shtëpisë së BB, që të kishte të njëjta mendime me Erionin. Ajo thotë se i duket e çuditshme që kjo gjë të ndodhë për kaq pak kohë njohje, por shton se ndoshta vjen si rezultat që bisedat janë më intensive aty pasi qëndrojnë 24 orë bashkë. Graciano shprehet se kjo tregon se Klaudja dhe Erioni kanë mendime të përbashkëta.

  • Plagosja në Vlorë
    për borxhin 30 mijë Euro

    Një borxh i pashlyer prej 30 mije Euro është motivi që ka rrezikuar t’i marre jetën Zaho Danos. 65 vjeçari u plagos pasi djali i tij u kishte marë borxh 2 autorëve të krimit. Policia i shpall në kërkim.

  • Burri masakron me thikë gruan
    edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje

    Një 36-vjeçare nënë e katër fëmijëve u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë Hyjrie Bruka ka marë 7 goditje me thikë në kokë dhe trup nga bashkëshorti Qazim Bruka 38 vjeç. Çifti kishte kohë që kishte grindje mes tyre. Prej dy muajsh kishin nisur edhe proçedurat e divorcit. 36-vjeçaria ishte me urdhër mbrojtje nga Gjykata për shkak se dhunohej sistematikisht nga 38- vjeçari Bruka. ( ne foto Hyrije Bruka)

  • Klaudja e BB5: “Pamja e jashtme,
     shumë e rëndësishme”

    Disa nga konkurentët qëndrojnë në kopësht duke biseduar e Elvisi i pyet vajzat përse nuk merren me palestër, ndersa shton se vet ai ka gjashtë vite që bën palestër. Klaudja përgjigjet se e ka frekuentuar palestrën më parë, dhe shprehet se pamja e jashtme ndikon shumë në marrdhëniet me njerëzit.

  • Vrasja e shqiptarëve, protesta
    në Shkup e Gostiva

    Shqiptarët janë thirrur të protestojnë sot në Gostivar e Shkup në shenjë revolte dhe indinjate ndaj vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas të martën në qytetin e Gostivarit. (ne foto pamje nga vendi i vrasjes)

  • Kukës, 3 ditë peng 24-vjeçaren
    pranga pengmarrësit

    Policia bën me dije se vuri në pranga 30-vjeçarin Asllan Bulica, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit. 30- vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë njëri prj të cilëve tashmë i arrestuar pak muaj më parë kanë mbajtur peng për tre ditë me radhë një 24-vjeçare nga Shijaku.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv