Arkiva

  • Shtresat e dendura të dëborës të cilat prej afro dy javësh kanë fundosur gjysmën e vendit, kanë shtuar rrezikun e orteqeve. Një situatë kritike është lajmëruar në fshatin Gryknokë në qarkun e Dibrës, ndërsa shtabi i emegjencave ka avakuar 26 familje.
    MB: 27 komuna të bllokuara nga moti i keq
  • MB: 27 komuna të bllokuara
    nga moti i keq

    Ministria e Brendshme lajmëroi se operacionet nga ajri të shtabit të emergjencës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme për t’u ardhur në ndihmë banorëve në emergjencë shëndetësore dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Zëdhënësi i ministrisë, Fatmir Konja deklaroi se tashmë në të gjithë vendin janë 27 komuna të bllokuara.

  • Pronat, BB: Qeveria dështoi
    Bum ankesash në Strasburg

    Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore deklaron se, në Shqipëri marrja e pronës mbetet në ëndërr. “Qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës.” Reagojnë pronarët: Janë shtuar konfliktet dhe vrasjet për pronën. Shkon në 530 numri i ankesave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për kthimin e pronës.

  • Gara për dekan, Pipero
    kërkon skualifikimin e rivalit

    Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, aktualisht drejtor i politikave në ministrinë e shëndetësisë, me një shkresë zyrtare, i ka kërkuar komisionit qendror të zgjedhjeve të universitetit skualifikimin nga gara të konkurrentit Bajram Hysa me pretendimin se nuk plotësonte kriteret për të qenë në krye të këtij fakulteti, pasi ai nuk është pedagog. Reagon komisioni: Kërkesa e padrejtë.(Në foto: Studentë të universiteteteve private gjatë prezantimit të kandidaturës së Piperos)


  • Elbasan, nipi “përlan” 50 mijë euro
    nga kasaforta e xhaxhait

    Një 18 vjeçari ka grabituar kasafortën e xhaxhait të tij, pronar i linjë transporti Belësh – Greqi. 50 vjeçari e ka gjetur kasafortën bosh, kur është kthyer në banesë, ndërsa policia ka prangosur të riun, Panajot Tafani.(Në foto: Valuta e vjedhur nga kasaforta)

  • Shqiptari thyen akullin
    zhytet në – 10 gradë celcius

    I frymëzuar edhe nga disa misioni në Rusi dhe Siberi, 48 vjeçari Ylber Haliti është zhytur të notojë në ujë të ftohtë kur termometri shënoi – 10 gradë celcius. Ai ka thyer akulli me trashësi 50 cm që kishte mbuluar liqenin e vogël të Rahovicës në zonën e Preshevës dhe më pas është futur të notojë në ujin e ftohtë.

  • Ish -të përndjekurit, Kushtetuesja:
    S’ka shpërblim për vepra penale

    Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e ish-të përndjekurve, të cilët kërkonin shfuqizimin e një neni në ligjin përkatës, sipas të cilit personi që përfiton dëmshpërblim për persekutimin, nuk e merr dot atë në rast se ka kryer dëm ndaj jetës së shtetasve të tjerë.

  • Open Data: Nga viti 2006, bien
    taksat e pushtetit vendo

    Sipas një hulumtimi të kryer nga Open Data Albania, dukenisur nga viti 2006, vihet re një rënie në taksat e mbledhura nga bashkite e komunat, e cila u theksua akoma më shumë në vitin 2007, ku u mblodhën15.7% më pak se sa në vitin 2006.

  • Grushta nga ish i përndjekuri
    Rusmajli të bëjë ekspertim

    Gazeta “Shqiptarja. com” zbardh detaje rreth incidentit  para Parlamentit, kur deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmali, u qëllua me grusht nga ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko. Deri në ditën e djeshme mësohet se deputeti i PD Rusmaili nuk është paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të bërë veprimet e nevojshme, çka tregon se dosja penale në ngarkim të ish-të përndjekurit politik, 46 vjeçarit Lirak Bejko mund të pushohet nga prokuroria. (Ne foto: Gjergji Ndreca, njëri prej te arrestuarve)

  • Dosjet e '97, Gjinushi: Berisha
    dënohet me burg përjetë

    Kryetari i PSD, njëherësh dhe ish-kryetar i Kuvendit në periudhën e hetimit të ngjarjeve të vitit 1997, Skënder Gjinushi sqaron qëndrimin e tij në lidhje me kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD dhe nënkryetar i kësaj partie, Astrit Patozi për hapjen e dosjeve të këtyre ngjarjeve tragjike për shqiptarët.Kreu i PSD: Berisha, përgjegjës për ngjarjet e '97-'98.

  • Qeveria, 10.3 mln euro
    për shpronësime

    Janë 1.4 miliardë lekë të reja, që janë disbursuar dje nga buxheti i shtetit në favor të ministrisë së Financave, për të mbuluar koston e shpronësimeve për rrugët nacionale. Përfituesit e rradhës duket të jenë pronarët në segmentin Tiranë-Elbasan, por edhe të tjerë.

  • Plumbat në gjimnaz, Drejtoria:
    U zunë për gjëra të kota

    Redi Qoshja, ( ne foto) maturant te gjimnazi "Ismail Qemali" është plagosur dje me armë zjarrë. Plumbi që e ka kapur në dorë, është shkrepur nga 16 vjeçari B.P, të cilin Qoshja e kishte rrahur me grushta. Sherri duket se ka nisur për një vajzë, por drejtoresha e shkollës, Vojsava Thanasi, na jep një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Mësohet se po negociohet me prindërit e 16-vjeçarit që ai të dorëzohet.

  • Beyonce dhe Jay-Z preferojnë
    pizza para Grammy-it

    Është folur shumë në media, për mungesën e superyjeve Beyonce dhe Jay-Z në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve Grammy Aw¬ards. Ndërsa duket se çifti përkundër nominimeve preferoi që të kalojë një mbrëmje së bashku.Duke ngrënë pizza.

  • Dëshiron të jetë shoqe
    me Kate Middleton

    Ndonëse Reese Witherspoon është një aktore mjaft e famshme, ajo ka qenë nervoze në momentin që është takuar për herë të parë me dukeshën Kate Middle¬ton.

  • Scherzinger dhe Hamilton sërish bashkë?

    Pas ndarjes së tyre në nëntor u tha se Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton do të mbeteshin miq. Megjithatë thuhet se çifti është rikthyer së bashku. Ata janë fotografuar duke u larguar nga Olympia Theatre në Dublin një koncerti të Scherzinger.

  • Bieber-Gomez, më të dashuruar se kurrë

    Ata mundohen të kalojnë mjaft kohë së bashku. Duke qenë të dy personazhe mjaft të famshëm Selena Gomez dhe Justin Bieber janë gjithnjë në fokusin e mediave.

  • Jean-Claude Van Damme ndryshon look

    Aktori i njohur i filamve aksion Jean-Claude Van Damme shfaqet me një look të ri. Ai i ka shtuar pamjes së tij mustaqe dhe baseta të mëdhaja për filmin e tij më të ri, ‘Welcome to the Jungle’. Ajo çka vihet re më shumë tek Van Damme është fiziku i tij ende muskuloz sado që vitet kalojnë

  • Adele, padit një revistë franceze

    Këngëtarja Adele do të hedhë në gjyq një revistë franceze e cila ka publikuar foto që vijnë nga një video erotike të këngëtares së famshme, sipas revistës. Adele përgënjeshtroi revistën ‘Public’ e cila shkruan se video është regjistruar në një smartphone. Gjithashtu Fotot e marra prej videos janë publikuar në faqe të parë. Avokati i Adeles do të fillojë ndjekjen ligjore të rastit.

  • Tiranë, shpërthen cisterna
    e karburantit, 4 të plagosu

    Cisterna e karburantit që shërbente për ngrohjen e ambienteve të brendshme të kompleksit argëtues Blur, në zonën e Lundrës, ka shpërthyer, duke shkaktuar plagosjen e 4 punëtorëve. Drejtori i Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laçi deklaroi se 4 punëtorët po saldonin cisternën. Dy prej të plagosurve u shtruan në spital në gjendje të rëndë. ( Në foto: Në të majtë pamje nga kompleksi Blur, përpara, në të djathtë prapa Blur, ku ndodhi shpërthimi)

  • Emiliano Shullazi
    në gjyq për pistoletën

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykate për Emiliano Shullazin, pak muaj pasi ai u arrestua pranë "21 dhjetorit" në Tiranë, së bashku me shokun e tij Gilmando Dani. ( ne foto Emiliano Shullazi)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv