Arkiva

  • Sipas presidencës, kreu i shtetit ka qenë i ftuar, por për shkak të një gjëndje virale nuk ka mundur të marrë pjesë, ndërsa i ka telefonuar Ambasadorit të Kosovës për ti uruar për Pavarësinë e Kosovës si dhe për ftesën. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp presidenca reagon ndaj mos prezencës së presidentit Topi në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
  • Rama: Nano shpalli ambicien
    për president mbi palët

    Në një intervistë ekskluzive për portalin Express.mk kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë deklaron se PS do të fitojë zgjedhjet e 2013 me kushtin që ato të mos vidhen. Duke folur për gjendjen aktuale politike në Shqipëri, Rama deklaron se Fatos Nano është distancuar nga jeta politike e PS-së, dhe përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Ilir Metën.

  • Incidenti me Ilir Rusmalin
    lirohen dy ish të përndjekurit

    Lirak Bejko u arrestua më 16 shkurt 2012, pasi qëlloi me grusht Rusmalin, ndërsa Gjergj Ndreca u prangos pasi kundërshtoi dhe u përplas me forcat e policisë, të cilat po arrestonin Bejkon.  Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, Kreshnik Omari, me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës dha masën e sigurisë detyrim  për paraqitje. ( ne foto deputeti Ilir Rusmali dhe Gjergj Ndreca, nje nga 2 te arrestuarit)
    Të përndjekurit: Policia presion pse goditëm Ilir Rusmalin

  • Universitetet publike votojnë
    sot për drejtuesit e rinj

    Të shoqëruar me debate dhe dyshime, këto zgjedhje për dekanë dhe rektorë i kanë përngjarë disi zgjedhjeve politike në vend. Megjithëse kandidatët kanë deklaruar se në këtë garë nuk ka të humbur, sërish përplasjet e forta mes tyre nuk kanë munguar. Janë 5 mijë pedagogë, 140 mijë studentë dhe 3 mijë punonjës të administratës që sot do ti drejtohen qendrave të votimit.

  • Sot ankandi i ri i 3 miliardë
    lekë obligacioneve 2-vjeçare

    Ministria e Financave synon një interes prej 8.40 përqindësh në vit, që është një shifër shumë fitimprurëse, por kohët e fundit norma e interesit të bonove dhe obligacioneve ka ardhur në rritje, si pasojë e një oferte më të madhe nga qeveria në tregun e letrave me vlerë.

  • Kodi Penal, komisioni i Ligjeve
    diskuton sot ndryshimet
    Propozimet e PS për Kodin Penal

    Ndryshimet në Kodin Penal do të diskutohen sot në komisionin e Ligjeve, duke vënë në provë marrëveshjen mes PD e PS për miratimin e ligjeve me 3/5-tat. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 për të diskutuar 4 draftet e qeverisë si dhe mbi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet e Kodit Penal, i fundit që ka ngelur pa u miratuar në Parlament.

  • Luan Rama: Meta në qeveri
    një kontribut me rëndësi

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se një përfshirje e Metës në qeverinë 'Berisha' do të ishte një kontribut, jo vetëm për LSI por dhe për qeverisjen e vendit. Ndërkohë ai është deklaruar pro ndryshimeve në kabinetin qeveritar, por pas analizave. Në të njejtën kohë, duke folur për kandidaturën e Fatos Nanos për President, numri dy i LSI tha se do të ishte në nderin e PS nëse ajo do ta propozonte për këtë post.

  • Xhafaj: Jemi të shqetësuar
    për sistemin e drejtësisë

    Deputeti i selisë rozë, Fatmir Xhafaj në një prononcim për televizionin News 24 u shpreh se "situata në sistemin gjyqësor është alarmante dhe në veçanti në raportin e mazhorancës me prokurorinë". Sipas tij, nuk mund të ketë integrim në BE, pa një reformë europiane në drejtësi.

  • Vdes vogëlushja 2 vjeç
    Iu dha ndihma me vonesë

    Vogëlushja F. Lusa nga fshati Kabash i Pukës nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është transportuar në Tiranë me helikopter. Për të voglën, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë, çdo ditë vonesë ka qenë fatale për fatin e saj. Vetëm dje është mundur të kryhet transportimi i vajzës në kryeqytet për t’i dhënë ndihmën, por ka qenë tepër vonë.
    Kukës, rrënojat e qytetit dalin mbi liqenin e ngrirë
    Përmirësohet moti, ende komuna të bllokuara
    Sequi, ndihmë për të izoluarit
    {5:3650}

  • Ndizen qirinjtë në Qësarakë
    para 2 vitesh u zbulua varri masiv

    Në vendin ku 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, i cili është kthyer në një vend pelegrinazhi për ata që ende nuk kanë gjetur trupat e të afërmve, të afërmit kanë nderuar kujtimin e familjarëve të tyre.

  • Berisha në Dibër: Evakuoni
    banorët, rrezik ortekësh

    Kryeministri Berisha në takimet e zhvilluara me Shtabet e Emergjencës në Bibër, ka thënë se “vitin e ardhshëm do të ketë një rritje në fondin për mirëmbajtjen e rrugëve”.
    Sequi, ndihmë për të izoluarit
    Përmirësohet moti, ende komuna të bllokuara
    {5:3650}

  • MB: 22 komuna ende
    të bllokuara nga bora

    22 komuna në të gjithë vendin janë ende të bllokuara nga bora. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme.

  • INSTAT denoncon
    rënie të konsumit

    Të dhënat e tre-mujorit të tretë të vitit 2011 të Institutit të Statistikave konfirmojnë një rënie të mëtejshme të konsumit në vend, një shqetësim i ngritur vazhdimisht edhe nga Banka e Shqipërisë.

  • Konfindustria: Tregu për
    bonot e thesarit, jo korrekt

    Në një njoftim për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, shpreh shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurrencës ndërmjet operatoreve bankare. Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht, që sa me shpejt të vlerësohet mbi marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes së papranueshme të tregut të bonove të thesarit. (Ne Foto: Gjergj Buxhuku)

  • Makina përfundon në lumë
    shpëton momentin e fundit drejtuesi

    Një makinë ka rrëshqitur si pasojë e akullit në rrugë dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Fatmirësisht 35 vjecari që drejtonte mjetin ka arritur të dalë nga makina momentin e fundit duke shmangur tragjedinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Cezma e Myftarit, në Librazhd.

  • Berisha, pakt me Alinë
    për mosrrëzimin e Hoxhës

    Fatmir Merkoçi sot është avokat. 21 vite më parë ishte një teknik që punonte në ndërmarrjen e Bonifikimit. 21 vite më parë, ishte ndër perosnat e vetëm që u plagos dhe desh vdiq, në momentet kur mbi 100 mijë sahqiptarë dolën në sheshin “Skënderbej” për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, 17 metra të lartë të vendosur në 1988, për t ëmbajtur përjetë kultin I ish-dikatorit komunist. (Në foto: Avokati Fatmir Merkoçi, protagonist në demonstratën e 20 shkurtit 1991 në Tiranë)

  • Rama: Mos flisni me median
    ose mbledhje të hapura

    Kryesocialistit Rama do t'i duhet të zgjedhë ditën e martë për kreun e ri të PS në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e kryesisë. Ndërkohë,  në mbledhjen e zhvilluar me deputetët jo anëtarë kryesie, Rama ka debatuar në lidhje me nxjerrjen e informacioneve për median jashtë mbledhjes së grupit, duke paralajmëruar se mund të bëhen atëherë të hapura. Alfred Dalipi e Ruka kanë replikuar: Kryesia vetë nxjerr gjithçka.

  • Sequi, ndihmë për të izoluarit

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi është solidarizuar sot me banorët e izoluar në veri të vendit, duke dërguar ndihma ushqimore për ta.
    “Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Në ditët në vijim kam planifikuar të shkoj të vizitoj disa prej zonave të bllokuara. Me që sot është pushim dhe mua më pëlqen të bëj pazar mendova të blej dicka edhe për këta banorë në shenjë solidariteti”, tha ambasadori.

  • Droga me kuaj nga Lazarati
    prangosen 7 persona

    Gjatë aksionit “Sopoti”, të realizuar në bashkëpunim dhe me komisariatin e Gjirokastrës janë vënë në pranga të dyshuarit që transportonin lëndë narkotike, nëpërmjet kuajve nga fshati Lazarat përmes malit të Sopotit deri në fshatin Kopaçëz, ku më pas transportohej drejt Greqisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv