Arkiva

  • Ka zgjatur vetëm 16 orë arrestimi i ish-policit Relando Kurti, i cili së bashku me këngëtarin "Stresi" dhe tre persona të tjerë akuzohen se kanë gjobitur regjizorin Leonard Bombaj. Pas arrestimit Kurti është liruar menjëherë me urdhër të prokurorisë, pasi Gjykata e Lartë ka rëzuar masën e "arrestit në burg", duke vendosur për të masën e detyrimit për paraqitje.
  • Mirësevjen në shtëpi Victoria Beckham!

    Stilistja Victoria Beckham ka lançuar në Londër koleksionin e saj të ri të veshjeve. Pas suksesit në New York Fashion Week Posh Spice është ritkhyer në Britani, për të përshfaqur edhe në London Fashion Week koleksionin e saj të ri.

  • Katy Perry tregon anën e saj të sheqerosu

    Pas suksesit të albumit të saj “Teenage Dream” duket se Katy Perry ka menduar të sjellë një foto të re për albumin e saj. Ajo ka pozuar me një kurorë të bërë më lëpirse duke u dukur me të vërtetë e mrekullueshme.

  • Jennifer Aniston, harron të dashurin
     flirton kolegët e saj

    Duket se Jennifer Anistonit nuk i ka mjaftuar i dashuri i saj Justin Theroux, gjatë premierës së filmit të saj më të fundit “Wanderlust”. Ajo ka nisur të flirtojë me të gjithë aktorët dhe aktoret e këtij produksioni.Aktorja e famshme ka zgjedhur të bëjë foto me partnerin e saj në film Paul Rudd,

  • Belen Rodrigues: “Jam një femër që provokon”

    Pas habisë që provokoi dalja në dukje pa të brendshme e Belen Rodrigues në Sanremo, ajo ka dhënë një deklaratë duke thënë se ajo është grua që dëshiron të provokojë.

  • Zhurma pas “The Voice”
    Elton Deda: Boll me Racizëm

    Jam duke lexuar komentet raciale drejtuar së njëjtës race, ku me dhimbje konstatoj se fisnikëria e kombit është në zhdukje e sipër. “The Voice of Albania” i ka shërbyer bashkimit dhe jo përçarjes. Thirrni mendjes sa nuk është vonë”, kështu ju është drejtuar kantautori i njohur Elton Deda, të gjithë atyre që kanë shkruarnë Facebook, se, “ Rina Bilurdagu, 18 vjeçarja nga Prizreni, nuk duhet të ishte shpallur fituesja e talent show-të “The Voice of Albania”.Shumë persona në rrjetin social Facebook kanë bërë tifozllëk për konkurrenten e skuadrës së

  • Ali Evsen i bllokohen llogaritë
    bankare dhe 4 avionë

    Biznesmeni, i cili gjatë gjithë vizitës që kryeministri Berisha zhvilloi në Azerbajxhan u shfaq gjithnjë në krah të tij rezulon se ka rreth 1.6 milion euro borxh 2 kompanive holandeze, dhe shoqërisë Tirana International Airport shpk. Shtetasi turk, me pasaportë shqiptare, u arrestua pak kohë më parë në Spanjë për pastrim parash.
    Berisha në Azerbajxhan kudo me Ali Evsen Video

  • Marsela Çibukaj: “Muzikën e
    shoh si prioritetin tim”

    E konsideruar nga trajneri i saj Elton Deda si këngëtare e cila mund të realizojë çdo lloj materiali muzikor, Marsela Çibukaj rrëfen për suplementin Thashethem rrugëtimin e saj në “ The Voice of Albania”. Cili ishte sekreti që ajo u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun? E konsideruar si Adele shqiptare, Marsela tregon planet për të ardhmen si dhe shprehet mjaft e lumtur që publiku e ka etiketuar si “fituesen morale të edicionit”. Vajza e ardhur nga Italia dhe e renditur e dyta në “ The Voice of Albania” tregon se muzika është e vetmja gjë më të cilën ajo nuk do të mërzitej asnjëherë në jetë.

  • Rina Bilurdagu: Në rrugëtimin tim
    kisha si qëllim fitoren

    Është vetëm 18 vjeç dhe është shpallur zëri më i mirë i Shqipërisë. Rina Bilurdagu nga Prizreni, u shpall fituese e e edicionit të parë të spektaklit “The Voice of Albania”,i zhvilluar në Top-Channel. Në një intervistë për suplementin ThASH & THEM, Rina tregon se, po përjeton ende emocionet e fitores dhe se e pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë drejtë botës së artit. Për Rinën “The Voice”, ishte një nga eksperiencat më të bukura që i hapi shumë dyer në fushën artistike. Ajo vlerëson shumë edhe punën me trajneren e saj Alma Bektashi, ndërsa nuk heziton të thotë që do të ndihej e nderuar nëse në të ardhmen do të bënte një duet me të.

  • Ermela Mezuraj: “Unë “banorja” e
    parë e Big Brother 5”

    Vitin e kaluar, do të ishte Ermela Mezuraj fituesja e edicionit të 4 të Big Brother Albania, duke u shndërruar kështu në femrën e parë që fiton këtë reality shoë. Jo vetëm gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të famshme, por edhe jashtë saj, ajo do të ishte në qëndër të thashethemeve dhe polemikave.
    Pas daljes nga Big Brother Mezuraj, do ta gjente veten në faqet e para të shtypit rozë, e komentuar për lidhjen e saj me ish-banorin e BB4 Ervin Sinjari. Lidhja mes tyre nuk përfundoi me një fund të lumtur pasi çifti u nda për shkak të mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme.

  • Pronat e Yasin Kadi, Gjykata
    pushon dosjen e Abu Rayan

    Administratori i pro- nave të Yasin Kadisë, Hamza Abu Rayan është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Gjykata ka arritur në përfundimin se nuk ekziston fakti dhe për rjedhojë ka vendosur pushimin e çështjes. Nga kjo situatë ka sjellë dhe rëzimin e dënimit me 4 vjet burg të dhënë nga Gjykata e Apelit si dhe vendimi për konfiskimin e 18 pronave.( ne foto Gjykata e Larte)

  • Bora, Berisha: Përballuam
    situatën, opozita e çakordua

    Nga qyteti i Korçës Kryeministri deklaron se situata e emergjencës është përballuar me sukses duke pasur vetëm një të vdekur, ndërsa vë theksin te zhbllokimi i fshatrave të izoluara. Sipas kreut të ekzekutivit qeveria mund të mos ketë qenë psikologjikisht gati për të përballuar situatën, por materialisht ka qenë. "Opozita është e cakorduar”

  • Sot lamtumira për divën
    e muzikës, Whitney Houston

    Sot do t’i jepet lamtumira divës së muzikës Whitney Houston.Ceremonia funebre do të transmetohet live nga mediat në mënyrë që fansat të kenë mundësi t’a ndjekin atë. Funerali do të zhvillohet rreth mesditës ndërkohë që gjatë pjesës së parë të ditës janë kryer ngushëllimet tek të afërmit e këngëtares.

  • Apeli, në 22 shkurt, shqyrton
    masën e Ndrea Prendit

    Gjykata e Apelit ka caktuar datën 22 shkurt si ditën kur do të marrë në shqyrtim kërkesën e dytë të Prokurorisë për rivlerësim të masës së sigurisë për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. ( ne foto Ndrea Prendi)

  • Akset nacionale të kalueshme
    28 komuna ende të izoluara

    Ndërprerja e reshjeve të borës, ngritja e temperaturave dhe moti me diell ka sjellë drejt përmirësimit të situatës në veri verilindje dhe juglindje të vendit. Pothuajse të gjitha akset nacionale janë të hapura ndërsa mbeten problem banorët në komunat e thella, ku trashësia e borës i ka kaluar dhe 2.5 metra.

  • Dy pamjet e rrugës së
    Kombit, Shqipëri-Kosovë

    Këto janë 2 pamjet e se njëjtës rruge, qe lidh Tiranen me Prishtinën, te cilat ndahen qartazi ne piken kufitare te Morinës. Madje te ndërtuara nga e njëjta firme ndërtimi, “Bectel Enka”. Vlera e tyre është krejt e ndryshme motivuar kryesisht nga terreni i thyer ne anën shqiptare, megjithëse edhe për këtë nuk kane munguar dyshimet për abuzime. ( ne foto rruga e Kombit, ne te majte Rreshen Morine  ne te djathte Morine- Vermice) 

  • Lesi: Gjysma e ministrave
    duhen zëvendësuar urgjent

    Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, njëherësh zv/ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se kryeministri Berisha duhet të ndryshojë urgjent kabinetin qeveritar, pasi nëse vijon me qeverinë aktuale, vështirë se arrin fitoren për një mandat të tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

  • CEZ: Ndërprerje energjie
    në fundjavë në vend

    CEZ Shpërndarje njoftoi se, për shkak të një difekti të rëndë në nënstacionin 220 kV Tiranë, i cili kontrollohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, përgjatë fundjavës, nga ora 17.00 deri në 21.00 do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë në disa qytete.

  • Fiona McIlwham: Presidenti
    zgjedhja me konsensus

    Ambasadorja britanike  për emisionin "Tonight" të Ilva Tares në Ora News është shprehur në lidhje me zgjedhjen e një presidenti kosnensual, marrëdhëniet me Topin, Ina Ramën, Berishën dhe Edi Ramën. Fiona McIlwham: "S'duhet humbur BE me luftëra personale politike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv