Arkiva

  • Mediat vendase kanë zbardhur takimin e kryeministri shqiptar Sali Berisha me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev. Ai tha se vizita e parë e Berishës në Baku do të kontribuojë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
  • Ndryshon Kodi Penal, gjobë
    nëse shpif ose fyen

    Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në komisionin parlamentar të medias për të miratuar në parim ndryshimet në kodin penal që dekriminalizon shpifjen dhe fyerjen. Projekti parashikon që për këto vepra të mos këtë më dënim me burg por vetëm gjobë.

  • Dibër, gruaja shtatzanë
    me helikopter drejt Tiranës

    Një grua në komunën Zalldardhë ka rrezikuar të abortojë fëmijën e saj. Ajo është transportuar me helicopter drejt maternitetit të Tiranës ka shtatzania 7 muajshe është jashtë rrezikut për jetën.

  • Vlorë, pranga 7 hajdutëve
    Vidhnin dyqanet me cigare

    Në qytezën e Selenicës janë kapur : Medin Servet Likaj , 20 vjeç; Elvis Syrja Bregasi, 19 vjeç; Elton Kastriot Murataj, 18 vjeç dhe; A. B., 17 vjeç, që të katërt banues në Selenicë.

  • Fier, prangosen shqiptarët
    Kërkoheshin nga drejtësia italiane

    Sipas burimeve policore në pranga janë vënë shtetasit Bushi Milo 42 vjeç dhe Ermir Sakupa 35 vjeç të dy nga qyteti i Fierit. Sipas deklaratës zyrtare, Milo është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali, ndërsa 35-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane me 16 vjet burg për trafik droge.

  • Perry firmos e qeshur divorcin

    Këngëtarja Katy Perry ka nënshkruar divorcin nga ish-bashkëshorti i saj me një fytyrë tepër të qeshur, ndërsa Russell Brand ka rënë dakord të largohet prej saj pa pretenduar asgjë për milionat e këngëtares.
    Sipas një raporti nga TMZ.com, çifti ka arritur të ketë një marrëveshje të mirë për divorcin për të cilin kanë firmosur të dy ish-partnerët.

  • Vlorë, bie nga soleta
    humb jetën 57 vjeçari

    Burime zyrtare të policisë pohuan se Besnik Bocaj, banor i qytetit të Vlorës, po kryente disa punime për riparimin e soletës, por ajo ka rënë duke i shkaktuar vdekjen.

  • Kukës, 500 familje apel për ushqime

    Korrespondenti i “Shqiptarja.com në këtë qark raporton se janë mbi 500 familje të cilat momentalisht po vuajnë mungesën e miellit dhe të ushqimeve. Deri më tani në këto zona nuk kanë mbërritur helikopterët me ndihma ushqimore, ndonëse një pjesë e mirë e fluturimeve po kryhen në qarkun e Dibrës.

  • Elbasan, ndërpritet mësimi në zonat malore

    Sipas ATSH, përjashtim bën vetëm komuna Labinot-Mal dhe konkretisht fshatrat, Benë, Shmil, Lugaxhi, Qarret, Qafë dhe Labinot Mal, ku rrugët që lidhin këto fshatra me Komunën janë të bllokuara nga debora dhe proçesi mësimor është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike.

  • Elbasan, gripi “gjunjëzon
    banorët, mjekët në gatishmëri

    Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Bujar Klogjeri, vetëm në tre javët e fundit numri i të prekurve nga gripi i ka kaluar rreth 2000. Për këtë situatë i gjithë personeli shëndetësor është në gadishmëri për të trajtuar në kohë të gjitha rastet e paraqitura si në ambulanca, ashtu edhe në shtëpi”.(Në foto: Drejtori i shëndetit publik, Bujar Kllogjeri)

  • Matura 2012, del rregullorja
    formularët më 15 shkurt

    Sipas kësaj rregulloreje çdo maturant plotëson dhe dorëzon formularin Al apo A1Z në KShMSh-në e shkollës ku ai caktohet për të dhënë provimet, brenda datës 10 mars. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe afatet e miratimit, plotësimi dhe dorëzimit të formularit A2.

  • Parkingu nëntokësor, Prefekti
    Kruja rrëzon Bashën

    Prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka kthyer mbrapsht në këshillin bashkiak, projektin për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia". Prefekti Kruja e ka argumentuar këtë veprim të tij me faktin se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Sipas ligjit nëse nuk respektohet ligjshmëria prefekti i drejtohet gjykatës për pavlefshmëri të këtij vendimi.

  • Shqiptarët në mërgim letër BE
    “Mos i jepni Serbisë statusin kandidat”

    Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë iniciativë që si banorë dhe taksapagues të këtyre vendeve të kërkojnë nga Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve që të mos përkrahet dhënia e statusit të vendit kandidat për Serbinë në mbledhjen e Këshillit Evropian në mars të këtij viti.

  • ILDKP padi penale: Si fshehën
    milionat gjyqtari dhe tatimori

    Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo dhe tatimori Mehmet Guga janë paditur për ndjekje penale nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sepse kanë mashtruar me të dhënat e hedhura në formularë, duke mos justifikuar burimin e të ardhurave dhe pasurive.

  • Gjashtë vjet pa Ibrahim Kodrën
    publikohen 5 vepra të panjohura

    Në shtëpinë muze të Ibrahim kodrës në Piazzale Lagosta nr 2 Milano, adhuruesit e artit të tij patën fatin të shohin për herë të parë 5 vepra të panjohura të mjeshtrit tonë, i cili dy ditë më parë shënoi 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Këto 5 vepra, njëra prej të cilave po publikohet për lexuesit e Shqiptarja.com, janë krijime të mjeshtrit që i përkasin viteve '50-60 dhe nuk ishin publikuar kurrë më parë.( ne foto një nga tablotë e ekspozuara enkas për 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit)

  • Naço inspekton Vaun e Dejës
    "Energji me çdo kusht"

    Kreu i minisitrisë së ekonomiës dhe energjitikës, Nasip Naço ishte sot paradite në hidrocentralin e Vaut të Dejës. inistri theksoi se qeveria ka marrë masat për furnizimin me energji elektrike 24 orë në ditë dhe spër të mbajtur këtë nivel do e sigurojë energjinë dhe nëse duhet ndërhyrë në buxhet. ”I kemi marrë të gjitha masat që në vend të mos mungojë energjia elektrike”, tha Naço.

  • Policia: Të pakalueshme 14 akse rrugore

    Policia e shtetit ka renditur sot në mëngjes lustën me akset kryesore rrugore në vend, 14 prej të cilave janë tërësisht të pakalueshme për shkak të bllokimit nga dëbora e ngrica.Nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore

  • Helikopterë me ndihma
    ushqimore në Pukë e Dibë

    Reshjet e borës janë ndërprerë, dhe nuk ka stuhi ere. Për mijëra banorë të izoluar në Pukë, Tropojë, Kukës, Dibër e në Qarkun e Shkodrës, kjo është një shenje e mirë, e cila bashkë me rrezet e diellit që kanë dalë që në mëngjes, i japin pak shpresë se ndoshta do bëhet më mirë. Trashësia e borës në komuna të thella ka kaluar 1 metër e gjysëm, dhe banorët shpresojnë se me daljen e diellit, të paktën helikopterët të mund të fluturojnë për të shpërndarë ndihmat ushqimore, pasi dje stuhia e erës nuk i lejoi. Ndërkohë që rreth orës 09:00 nga rezervat ushqimore u nisën kamionë ushtarakë me ndihma ushqimore.( ne foto qyteti i Pukes)

  • Kate Moss nuk është ëngjëll

    Supermodelja Kate Moss, duket se provokon sërish:

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv