Arkiva

  • Drejtori i Policisë Hysni Burgaj, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja. com” u shpreh dje se ekzistojnë informacione se Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi është përdorues droge. Sipas tij, Policia e Shtetit vazhdon të këmbëngulë se lënda narkotike prej 1.50 gramë e bllokuar në makinën e Ledio Ruçit, i përkiste këtij të fundit, duke hedhur poshtë dyshimet për një inskenim të mundshëm nga vetë oficerët. Ndërsa Ledio Ruçi e quajti këtë bllofin e tretë ndaj tij.
  • “Jemi ujësjellësi” 3 hajdutë
    vjedhin sahatët në Tiranë

    Hajdutët kanë vënë në shënjestër Tiranën. Banda të ndryshme janë shfaqur kohët e fundit si në vjedhjen e shtëpive, të makinave, të kabinave elektrike e ç’tu dalë përpara. Mbrëmjen e 9 shkurtit, një grup prej tre vetash ka bërë vjedhje masive të sahateve të ujit në zonën e Komunës së Parisit, duke lënë pa ujë familje të tëra.

  • Letra, Arvizu: Pa të
    vërtetën s’ka drejtësi

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit. Ai shprehet se SHBA kanë ngulmuar për hetimin e vrasjeve, ndërsa pohon se pa të vërtetën e kësaj ngjarje, nuk mund të ketë drejtësi.

  • Topalli: AK jashtë realitetit
    drejtohet nga një sharlatan

    Në një intervistë pë Dwelle, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani deklaron se nuk sheh ndonje rrezik që Aleanca Kuqezi t'i marrë PD-së një pjesë të elektoratit të djathtë.  "AK nuk ka asgjë të përbashkët me PD-në është e kundërta e aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve dhe është e drejtuar nga një sharlatan, të cilin shqiptarët e njohin."

  • Kukës, ngrijnë tubacionet
    e ujit të pijshëm

    Në shumë pallate banimi në qytetin e Kukësit, por dhe në shumë fshatra, tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë nga temperaturat e ulëta, duke lënë banorët prej ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm ( ne foto pamje nga zjarri për të shkrirë tubacionet e ujit ne Kukes)

  • Sigurimi i automjeteve
    Kompanitë ruajnë fitimet

    Nuk ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj efekti pozitiv i liberalizimit të policës së sigurimit të detyrueshëm për automjetet, që e çoi atë në një minimum deri në 4.500 lekë të reja në vit. Në të njejtën ditë dhe me të njejtën rritje, kompanitë e pranishme në treg rritën tarifat, jo vetëm në nivelin e mëparshëm, por, në mënyrë të pajustikueshme, i bënë më të larta se ç'ishin.

  • Siguracioni i makinave, Bode e
    kompanitë pakt për të rritur tarifat
    Kompanitë ruajnë fitimet
    Dy pyetje qe duhet te dini pergjigjen

    Ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryetarja në detyrë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë dhënë pëlqimin e tyre për një marrëveshje antiligjore të siguruesve që të caktojnë tarifa më të larta për siguracionet e makinave.

  • Policia: 16 akse të pakalueshme
    në veri e verilindje të vendit

    Ndërkohë, Shtabi i Emergjencave Civile po vijon edhe gjatë ditës së sotme shpërndarjen e ndihmave dhe ushqimeve me helikopterë në zonat e bllokuara nga bora.

  • Shalë, i vdekuri transportohet
    në morgun spitalit, Shkodë

    Tre të sëmurë nga komuna e Shalës janë transportuar sot me helikopter drejt spitalit të Shkodrës. Ndërhyrja në këto komuna, deri ditën e sotme, ishte e pamundur për shkak të stuhive të borës.

  • Agim Llupo kërkon lirinë
    gjykata e refuzon

    Gjykata e Tiranës hedh poshtë kërkesën e gardistit Agim Llupo për tu liruar nga qelia, duke lënë në fuqi atë të shtyrjes së afateteve të paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë. Llupo: Kam një vit në burg, nuk jam pyetur asnjëherë. ( ne foto Agim Llupo)

  • Luan Hoxha, ish-gjenerali i Gërdecit
    “merr arratinë” në SHBA?

    “Luan Hoxha është në Kosovë; fola në telefon me të, dhe është në Prishtinë për të dhënë disa leksione”, thotë avokati që e mbron ish-shefin e shtabit të ushtrisë në gjyqin mbi Gërdecin. Por sipas Mapo-s (dhe Mapo duhet të jetë e mirinformuar; Luan Hoxha ka qenë pedagog në Universitetin Europian), avokati Brahim Lahi nuk thotë të vërtetën.

  • Braçe: Dënimi im, akt politik
    për ti prerë gjuhën opozitës

    Deputeti socialist, Erion Braçe e quan akt politik vendimin e gjykatës, që e dënon atë me 10 milion lekë të vjetra për shpifje ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi.  Vendimin e ka marrë Fatime Decolli. I shoqi i saj, Ilir Decolli kandidoi vjet në Berat për logon e PD. “Kjo është pjesë e paketës së prerjes së gjuhës për opozitën,” tha Braçe. ( ne foto Erion Brace)

  • Alibeaj padit Spahiun
    në Gjykatën  e Lartë

    Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, Enkelejd Alibeaj deklaron se do të paraqesë në Gjykatën e Lartë një kallzim penal ndaj Kreshnik Spahiut pasi “ka shkelur nenin 17-të të komisionit hetimor, pasi nuk ka vënë në dispozicion dokumentet e kërkuara”.

  • Kasaj: S'kam fshirë pamje
    kopjen ia dorëzova Gardës

    “Nuk kam bërë asnjë fshirje, thjesht kam bërë kopjimin dhe ia kam dorëzuar në dorë Gardës së Republikës dhe Prokurorisë”- kjo është deklarata që Armando Kasaj ka bërë menjëherë pas daljes nga gjykata e Shkallës së Apelit në Tiranë, e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për inxhinerin e IT në kryeministri.  ( ne foto Armando Kasaj)
    Agim Llupo kërkon lirinë gjykata e refuzon

  • Autostrada Tiranë-Elbasan
    bërzhitasit në protestë

    Banorët e komunës Bërzhitë protestojnë për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, pasi nuk janë dakord me vlerën e tokës së cilës do tu shpronësohet, pasi është projektuar kalimi i autostradës.( ne foto pamje nga protesta)

  • Deputetët: Kemi ftohtë
    më shumë gratë me funde

    Pavarësisht investimit prej 600 mijë eurosh për sallën e Kuvendit, deputetët janë ankuar se nuk ka ngrohje dhe se po plevitosen. Shqetësimin e ka bërë prezent deputeti socialist Bejtja, i cili është shprehur se më të ekspozuara janë femrat.

  • Grada, ish drejtori Saimir
    Muçaj padit policinë

    Saimir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë disa ditë më parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkurruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë" ( ne foto Sajmir Muça)

  • Tiranë, gjendet i pajetë
    42 vjeçari, policia nis hetimet

    Trupi i pajetë i është gjetur sot në mëngjes pranë shkollës “Ismail Qemali”. Banorët e zonës kanë parë viktimën dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Nga verifikimet e para pas mbërritjes së forcave blu në vendngjarje është mësuar se viktima është Arjan P. Muça, 42 vjeç.( ne foto viktima Alfred Talka qe u gjet vdekur buze Lanes, dy dite me pare)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv