Arkiva

  •  Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot ekskluzivisht listën e anëtarëve të Asamblesë Socialiste. Kryetari socialist i ka dhënë fund në këtë mënyrë dhe riorganizimit të partisë nga maja e piramidës e deri në bazë dhe duke e përgatitur PS për sfidën elektorale të radhës, që është maksimumi në verë të vitit 2013. Pavarësisht përplasjeve dhe kundërshtive, tashmë është bërë e qartë se një ndarje e tillë dhe riformatim i delegimit të anëtarëve të forumeve të PS është një realitet.
  • Minxhozi padit Kuvendin
    në gjykatë: Dua 4 mln lekë

    Deputeti i Partisë Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë shumën financiare që sipas tij rrjedh nga mosdhënia e tre rrogave mujore nga ky institucion. Padia mban nr.7708 dhe që është rregjistruar në 25 janar në sekretarinë e gjykatës.( ne foto Qemal Minxhozi)

  • 21 janari, Armando Kasaj në
    “arrest shtëpiak” pa policë

    Gazeta "shqiptarja.com" sjell sot foto të banesës së tij, ku duket qartë se asnjë polic nuk duket gjëkundi, ndërkohë që mos ruajtja nga efektiva policie, mund të ndikojë një një largim të Kasajt nga banesa, me qëllim shmangien përballjes me drejtësinë. Kasaj akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit nga serveri i kryeministrisë.

  • Monumenti 'Katër i Radës'
    përurohet sot në Otranto

    Gjithçka gati tashmë për përurimin në Otranto të monumentit “Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues”. Komuna e Otrantos dhe Instituti i Kulturave Mesdhetare të Provincës së Lecces paraqesin në orën 12: 00 të ditës së monumentin që artisti Varotsos ka realizuar me pjesën e sipërme të Katër i Radës. Qëllimi i provomuesve të kësaj iniciative është kthimi i reliktit të Katër i Radës në një monument kushtuar të gjithë atyre që lanë jetën në det në kërkim të ‘tokës së premtuar’.

  • Sarandë, arrestohet 50 vjecari
    kërkohej për vjedhje

    Policia e Sarandës bëri të mundur ndalimin e një personi, i cili ishte shpallur në kërkim prej tre muajsh. Xheladin Tana, 50-vjeç, banor i qytetit të Tepelenës, ishte shpallur në kërkim që prej 22 nëntorit të vitit të kaluar, me akuzën për vjedhje.

  • Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh
    profesor Muzafer Xhaxhiu

    Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, profesor Muzafer Xhaxhiu. I diplomuar në Beograd dhe në Moskë për letërsinë klasike greke dhe latine, i kushtoi jetën klasikëve të mëdhenj të njerëzimit.

  • Beteja për jetën, Cynthia Nixon
    nga Sex & the City në Brodway

    Kritika dhe publiku janë çmendur me rikthimin e aktores në skenën e Brodway. Spekltakli “Wit”, i marrë nga drama me të njëjtin emër të viti 1995 e çmimit Pulitzer Margaret Edson, debutoi në teatrin Samual J. Friedman Theatre, me regji të Lynne Meadow, në datë 26 janar.

  • Varrezave të Kukësit
    i vihet kyci nga pronari i tokës

    Të afërmit nuk mund të vizitojnë varrezat e qytetit dhe ata që ndahen nga kjo jetë nuk kanë ku të varrosen, pasi një banor, i cili pretendon pronësinë e tokës së shfrytëzuar për varreza u ka vënë kyçin atyre.

  • 5 zbulime shkencore
    që tallen me ligjet e fizikës

    Ka shumë pyetje të thjeshta që shkenca nuk mund ti japë përgjigje. Ka disa raste të veçanta kur universi bënë disa lojra të çuditshme, të cilat duken të projektuar nga një entitet i plotfuqishëm vetëm për “lujatur mendsh” shkencëtarët.

  • Vonesa në nisjen e tragetit
    probleme në portin e Vlorës

    Vonesa e krijuar për nisjen e tragetit Vlorë-Brindisi për më shumë se 3 orë ka bërë që pasagjerët që presin të udhëtojnë në këtë linjë të irritohen me personelin e portit të Vlorës.

  • Rama në Preshevë:
    Pritje e paharrueshme |

    Kryeosocialisti prezanton në luginën e Preshevës librin e tij. "Drejt Presheves. Rrafshine e mbuluar me debore nen qiellin e bardhe dhe asnje ndertim buze rruges as mes fushave vec fshatrave te grupuar", shkruan ai në Twitter.

  • Poligamët, jeta e gjashtë
    familjeve në Shqipëri |

    Gjashtë familje që jetojnë në poligami zbulojnë anën e errët të një fenomeni që po hedh rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare. Ahmet Bajrami jeton me dy gratë e tij në Zall Bastar. Rrëfimi i nënës së tij Dude, e cila ka jetuar edhe ajo në poligami . Hoxha i akuzuar për xhihad Artan Kristo nga Rrashbul l i I Durrësit që jeton me dy gratë e tij dhe nëntë fëmijë... Historitë e rralla botohen sot në Shqiptarja.com. (Në foto: Bajrami dhe dy gratë e tij)

  • Aksion i rrugores në Fier
    Bllokohen 30 automjete

    Prej së enjtes, policët e qarkullimit rrugor në Fier kanë vendosur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit të Fierit, si dhe brenda në qytet. Kontrollet kanë pasur si objekt drejtuesit e mjeteve me targa të huaja që qarkullojnë në vendin tonë me dokumentacion të parregullt, si dhe mjetet që nuk kanë kryer në kohë procedurat e regjistrimit dhe pagimin e taksave.

  • Protestat e të burgosurve
    Totozani drejt burgut të Peqinit

    Protesta disaditore e të burgosurve të Peqinit në lidhje me kufizimin e lejeve ka zgjuar reagimin e Avokatit të Popullit, i cili së bashku me stafin e tij është nisur sot drejt Peqinit.

  • Spahiu: Nuk më sfidon dot
    lidershipi i krokodilit

    Gjatë fjalës në takimin me të rinjtë Kuz e Zi, Spahiu tha se votimi në Kuvend për hetimin e veprimtarisë së tij në KLD, provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën.

  • Rama: Ora e ndryshimit troket fort

    Ai e cilësoi sërish çordotës kryeministrin Berisha dhe qëndrimet e tij. “Fjala e kryeministrit sot para të rinjve një bllof i madh. Çorodi e gënjeshtra si përherë - turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, shkruan Rama në Twitter.

  • Demi Moore, flirt me një 15 vjeça

    Së fundi kanë dalë të reja të tjera për aktoren, e cila duket se paska një pasion të veçantë për meshkujt më të rinj se vetja.

  • Berisha: I ofrova gjithçka PS
    dhe Ramës, veç rinumërimit

    Duke komunikuar në gjuhën angleze në forumin Rinor Ballkanik Demokrat , kreu i qeverisë tha se kur ai u bë President standardet ishin minimale. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan por edhe ndërkombëtarët konstatuan se nuk kishte prova për manipulime. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan.

  • Haxhinasto: Do të ofrojmë tekste
    për shqiptarët e Preshevës

    Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës u takuan sot me kryediplomatin Haxhinasto. Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërmjet palëve në fusha të ndryshme, ndër të cilat ajo e arsimit dhe festimet e përbashkëta në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.

  • Prodhuesit e bukës: Bashkia
    kontroll abuzimeve me peshën

    Ata kërkojnë nga bashkia e kryeqytetit dhe institucionet përkatëse bëjnë standardizimin për këtë produkt të rëndësishëm. Sipas tyre, standardizimi do sjellë shmangien e abuzimeve me peshën e bukës, kurse çmimi do jetë i liberalizuat dhe i përcaktuar nga tregu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv