Arkiva

  • Reporterët pa Kufij: Politika e ka bërë censusrën të ligjshme në Shqipëri. Oliver Basille, nga kjo organizatë, thotë për DW, se për BE-në një shtyp i lirë është shumë i rëndësishëm. Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011 Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.  (Ne foto: Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij)
  • Arrestohet 40 vjecari, vidhte
    pikat e basteve për të luajtur kuma

    Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë një 40-vjeçar, i cili nën kërcënimin e armës detyronte punonjësit e një pike bastesh t’i jepnin para për të luajtur pa paguar.

  • Durrës, plagos
    kushëririn duke luajtu

    Një lojë ndërmjet dy kushërinjve në qytetin e Durrësit ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në një studio montazhi në Durrës, në një lokal në lagjen nr 17 të qytetit.

  • Raporti i Mjaft denoncon
    shkelje të rënda në Kuvend

    Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin ‘Unë Votoj’, i cili përmban monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë të periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2011. Raporti ‘Unë Votoj’, i cili vjen në formën e një publikimi periodik, synon informimin sistematik të qytetarëve mbi veprimtarinë e hallkës më të rëndësishme të demokracisë në një republikë parlamentare, si kjo e jona, Kuvendit të Shqipërisë. (Në foto: Deputeti Agim Leka voton për veten dhe deputetin Fidel Yllin)

  • Cështja 'Konomi', Prokuroria
    kërkon zilen e telefonatës

    Një kërkesë i është drejtuar nga Pro-kuroria e Krimeve të Rënda dikasterit të AKEP, me qëllim detyrimin e kompanive celulare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, për dhënien e tabulateve të zileve për periudhën kohore 09:00 deri në 09:05 të datës 9 shtator, ditë kjo kur u vra në qëndë të Vlorës gjyqtari Konomi. (Ne foto: Skerdilajd Konomi)

  • Familja Hajdari
    me Hipotekën në gjyq

    Fatmira Hajdari, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, kërkon pronësinë e një sipërfaqe toke prej 390 metra katror, e cila dikur ka qënë shtrati i një vije rjedhëse uji, por nga largimi i ujit, sipërfaqes së mbetur të tokës tashmë duket se i ka dalë si pronare gjyqtarja Fatmira Hajdari. Kjo e fudit këtë sipërfaqe toke ka tentuar ta rregjistrojë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, por ky institucion nuk ka pranuar ta rregjistrojë.(Ne foto: Fatmira Hajdari)

  • Rama: Provat gozhduese, sharjet
    provojnë pse duhet ndryshimi

    Sipas Ramës provat e hetimit janë gozhduese ndërsa sharjet provojnë se pse duhet ndryshimi. "KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqiperine! Provat e hetimit janë gozhduese,kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim".(Në foto Rama me një emigrant në Athinë)

  • “Errësira” shqiptare e
    shekullit të 21-të në SHBA

    Një banor i fshatit Shtuf në komunën Ana e Malit të Shkodrës ka përfunduar në faqet e gazetës së njohur amerikane "Los Angelos Times". Paradoksi qëndron në jetën e përditshme të këtyre banorëve, të izoluar mes maleve dhe që vazhdojnë të ndriçohen ende me dritën e qirinjve.

  • Mehmedi nuk ndihet inferior ndaj Shevchenkos

    Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk kishte besuar se një ditë do të ishte partner në sulm me idhullin e tij, yllin ukrainas, Andriy Shevchenko. Por, ëndrra e reprezentuesit të Zvicrës u realizua më 13 janar, kur ai kompletoi transferimin nga Zuerichu te skuadra ukrainase, Dynamo Kiev. Në skuadrën ku nisi karrierën, Dynamo, Shevchenko 35-vjeçar u kthye në gusht të vitit 2009, pas sukseseve të mëdha të arritura me Milanin e Chelsean.

  • Rashkaj me një këmbë te Sandnesi

    Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, është pranë kalimit te skuadra norvegjeze, Sandnes që garon në elitën e futbollit të Norvegjisë. Ekipi norvegjez i ka ofruar kontratë një vjeçare mesfushorit.

  • Kastrati siguron fitoren e Helsinkit

    Sulmuesi kosovar, Kastriot Kastrati, ka shënuar dy gola për t'ia siguruar fitoren skuadrës së tij Helsinki ndaj Lahtit. Ndeshja u zhvillua të shtunën në kuadër të "League Cup" të Finlandës dhe përfundoi me rezultatin

  • Itali, shuhet ish presidenti
    Oscar Luigi Scalfaro

    Ai vdiq mbrëmë në Romë në moshën 93- vjeçare. Scalfaro vizitoi Shqipërinë në dhjetor të 1992, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet italo-shqiptare. Më pas vizita e tij e dytë si president u zhvillua në Tiranë në prill 1996.

  • Shkodër, eksploziv lokalit të
    lojrave të fatit, s'ka të lëndua

    Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse në një lokal lojrash fati në qytetin e Laç- Vaudejës, të qarkut Shkodër. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.

  • PD: Shoqja e bulevardit, Rama
    spekuloi ekspertizën e FBI
    Kreu i PS: Sharje turpëruese

    Partia Demokratike sulmoi sërish sot kryeprokuroren Ina Rama se ka spekuluar me ekspertizën e FBI-së dhe se ka bashkëpunuar me kreun e PS-së Edi Rama për të formuluar akuzat.(Ne foto, Ina Rama ne konference per shtyp me 23 janar 2012, duke njoftuar per urdhërarrestet për 21 janarin, të cilat u formuluan pas konkluzioneve të ekspertizës së FBI)
    Arrestimet, garda blindon banesën e Ina Ramës
    FBI, ekspertizë 3D në bulevard për 21 janarin

  • Te Sportet, "luftë" për t'u bërë
    rektor, pezullohet fushata

    Në universitetin e Sporteve në Tiranë fushata zgjedhore nuk ka nisur ende. Kjo për shkak se senati i këtij universiteti ka përplasje me rektorin për shkak të rregullores. Në këtë përplasje është përfshirë edhe ministria e Arsimit, e cila ka kërcënuar se nëse s'ndryshon rregullorja e zgjedhjeve do t'i pezullojë ata.

  • Topi: Xhaxhiu brymosi brezat
    me dashurinë për artin

    Presidenti i Republikës, nëpërmjet një mesazhi, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 91-vjeçare të filologut, poetit, studiuesit dhe pedagogut të letërsisë së lashtë latine e greke, Muzafer Xhaxhiu.

  • Pesë gardistët: Kasaj doli në
    mesnatë nga kryeministria

    Këto deklarime i shtohen listës së provave të reja të organit të akuzës, e cila ngre dyshime të forta që sipas saj bazohen në fakte se administratori i serverit Armand Kasaj është njeriu që ka fshirë pamjet filmike dhe më pas riformatuar 7 herë memorjen e kompjuterit.

  • Policia: Po përdoren rrugë të
    reja për trafikun e mariuanës
    Kapen 6 kg drogë në autobus
    Foto1 - Droga mes të brendshmeve
    Foto2 - Sekuestrohen edhe 50 kg

    Policia e Gjirokastrës nënvizon se trafikantët e lëndës narkotike po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar drogën. Po përdoren akse rurale që nuk janë përdorur më parë. Rreth 50 kg mariuanë u sekuestruan mbrëmë pas një ndjekjeje policore në aksin rural Picar –Kolonjë. Trafikantët rrezikuan jetën e policëve. Më pas kishin braktisur drogën dhe ishin larguar në këmbë, drejt pyllit të Kolonjës.

  • Tiranë, makina përplas
    kalimtarin e largohet, 1 i vdeku

    Viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kur është përplasur nga makina. Policia nis punën për të bërë identifikimin viktimës, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe shkaqet.

  • Kapen 6 kg drogë, ishin
    fshehur në valixhe me sytjena
    FOTO- Ja droga e kapur ne Kakavijë

    Një sasi prej 6 kg drogë,  është gjetur mbrëmë në autobusin e linjës Shkodër- Athinë. Mariuana do të trafikohej në drejtim të shtetit grek dhe ishte fshehur në një valixhe me të brendshme grash. Policia e pikës kufitare të Kakavijës arrestoi drejtuesin e mjetit Selami Kalaja, pasi valixhja, ku u gjet droga, i përkiste atij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv