Arkiva

  • REPORTAZH/ Tre grupe, me shërbim 24 orë si dhe katër truproja të Gardës së Republikës, ruajnë familjen dhe kryeprokuroren e vendit, Ina Rama. Masat janë marë nga garda, në një kohë kur kryeprokurorja ka akuzuar drejtpërdrejt për vrasje me dashje komandantin e gardës Ndrea Prendi, si të implikuar në vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj. Materiali është botuar në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com (Në foto: Apartamenti ju jeton kryeprokurorja Ina Rama)
  • Margarita Xhepa: Jam rritur jetime
    më emocionoi poezia e Naimit

    Aktorja e mirënjohur flet për Shqiptarja.com pas shfaqjes në teatrin “Metropol” në prag të fillimit të mbrëmjes poetike.Mbrëmja poetike u zhvillua në kuadër të vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku nëepiqendër ishin veprat e rilindasit Naim Frashëri të interpretuara mjeshtërisht nga aktorët.

  • Gjirokastër, të rinjtë dehen
    e më pas rrahin policin

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit Kërcullë, kur polici 25 vjeçar, L.A është sinjalizuar për një sherr mes disa të rinjve. Ai ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, kur është goditur me sende të forta nga njëri prej djemve. Policia raporton se efektivi është jashtë rrezikut për jetën.(Në foto: Lokali ku i godit polici)

  • Asnjë masë për shoferin
    e Beçajt, vonon ekspertiza
    Aksidenti në Tiranë |

    E shkatërruar nga një aksident që ndodhi mesditën e së enjtes në Tiranë, makina tip benz nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Këtë fakt e pohojnë burime të sigurta nga Gjykata e Lartë, ndërsa shtojnë se nuk janë në gjendje të thonë se sa ka kushtuar kjo makinë kur është blerë.

  • Kapet shqiptari i bandës
    që vepronte në 4 shtete

    Dorin Hodo ishte hallka e fundit e një organizate kriminale të përbërë nga shqiptarë e italianë, e cila merrej me trafik ndërkombëtar droge, e veçanërisht të kokainës. Mësohet se gjithçka ka nisur në vitin 2009 me prangosjen e një pjese të ekipit, ku fillimisht u prangosën dy bashkëshortë italianë të cilët u kapën me afro 1 kilogramë kokainë.

  • Rektori i ri, kandidojnë
    "armiqtë" e Dhori Kules

    Ndizet lufta për rector në universitetin e Tiranës. Dekani i Mjekësisë, Alfred Priftanji, synon që të marrë postin e rektorit, që aktualisht mbahet nga Dhori Kule, person i cili ka kërkuar gati një vit më parë publikisht shkarkimin e tij. Ndërkohë që Kules do i duhet të përballet edhe me dekanin e fakultetit të Ekonomisë, Omer Stringa, me të cilin në jo pak raste kanë pasur përplasje.

  • Ushtaraku pa ngrohje
    të sëmurët nën batanije

    Pacientët që janë shtruar në spitalin ushtarak e sigurojnë ngrohjen me batanije. Kaldajat rrinë vetëm 2 orë ndezur, ndërkohë që drejtoria e spitalit ka dhënë urdhër që nëpër dhomat e shtrimit të mos qëndrojnë ndezur asnjë mjet ngrohës që pacientët i kanë sjellë nga shtëpia, pasi bie linja e furnizimit me energji elektrike.

  • Tiranë, Lulzim Basha shtyn
    12 muaj hipotekimet

    Gjatë takimit të zhvilluar dje në Tiranë me BusinessAlbania, kryebashkiaku Luzlim Basha deklaroi se deri në fund të këtij viti do të kenë përfunduar hipotekimet e çdo ndërtese. Gjatë fushatës zgjedhore për pushtetin vendor ai premtoi se do ta zgjidhte problemin brenda 2011-ës.

  • FBI, ekspertizë 3D në
    bulevard për 21 janarin

    Shpresa për të hedhur më shumë dritë mbi këto dy vrasje të 21 janarit, e ka shtyrë grupin e hetimit që të bëjë me ndihmën e asistencës së prokurorit Amerikan Majk Kein ekspertizën 3D në vendin e ngjarjes ku u vranë në 21 janar shtetasit Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Një ekspertizë të tillë nuk u zhvillua nga ekspertët e laboratorit kriminalistik të Ministrisë së Brendshme pasi nuk kishin teknologjinë e duhur .(Në foto: Protestat 21 janar 2011)

  • Armë në makinë, ndalohet
    e më pas lihet i lirë Ledio Ruçi

    Sipas burimeve zyrtare 28 vjeçari po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës, bashkë me dy shokët e tij, me makinën e të atit, Gramoz Ruçi. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe sekuestrua një armë sportive, e cila i përkiste një prej miqve të djalit të deputetit. Ruçi është lënë i lirë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe makinën Tuareg.

  • Topi dekoron protagonistët

    Presidenti Topi nderoi Njazi dhe Mefail Biçakun (pas vdekjes), për humanizmin dhe trimërinë e rrallë të treguar prej tyre në mbrojtje të jetës së 26 hebrenjve në Shqipëri, duke i shpëtuar nga përndjekja dhe terrori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi edhe aktivistin e shquar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri, Besim Ndregjoni. ( Në foto: Presidenti gjatë ceremonisë së dekorimit)

  • Holokausti, Berisha: Shqipëria
    u bë strehë për hebrenjtë

    Ditën kur e gjithë bota përkujton Holokaustrin, kryeministri Berisha tha se Shqipëria dhe shqiptarët u bënë një vend i sigurtë për të përndjekurit e sistemit nazist.

  • Dhuna ndaj pedagogut, protestë
    në universitetet e Tiranës

    Pa përmendur emra konkrete, drejtuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja deklarojnë se sulmi është nxitur nga persona të tjerë brenda Universitetit. Profesorët dhe studentët protestues i kanë bërë thirrje drejtësisë të zbardhë ngjarjen e ndodhur në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

  • Rama: Ina Rama profesioniste
    Saliu, turp për Shqipërinë

    Kryesocialisti komentoi sot në mbrëmje intervistat e dhëna gjatë dy ditëve nga kryeprokurorja dhe kryeministri. Në Twitter ai tha se Ina Rama tregoi qetësi, ndërsa Berisha konfirmoi se është turpi i vendit.(Në foto: Takim i kryeministrit me prokuroren e përgjithshme në dhjetor të vitit 2010)
    BLOG - Ina Rama, nevojë për njerëz të ndrojtur e seriozë - Nga ALBA MALLTEZI

  • Thaçi pret Olldashin: 100 vjetori
    i Pavarësisë edhe në Kosovë”

    Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit por edhe në të gjitha fushat tjera. ( Në foto: Takimi në Prishtinë, Thaçi - Olldashi)

  • Drejtësia rivret prokurorin
    Qeveria s’jep lekët për Hanën

    EKSKLUZIVE / 15 milionë lekë të vjetra i ka kërkuar qeverisë Prokuroria e Përgjithshme, me qëllim mbulimin e të gjitha shpenzimeve të transportimit në Itali, mjekimit dhe varrimit të prokurorit Xhevat Hana. Megjithëse kërkesa është bërë prej dy javësh deri në këto momente ende nuk është ndezur drita jeshile për çeljen e fondit. (Në foto: Ceremonia e varrimit të ish prokurorit, Xhevat Hana)

  • Di Caprio : Dua një grua të ndershme…!

    Duket se aktori Leonardo Di Caprio e vlerëson më shumë ndërshmërinë, sesa bukurinë tek një femër, ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjeve të tij nga disa lidhje që ka pasur më parë.

  • Korçë, mbërrin në atdhe trupi
    i 16 vjeçares së masakrua

    Policia greke, vetëm 24 orë pas gjetjes së kufomave, pohoi se ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë, si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë krim makabër. Trupi i Kristiana Miçanit do të varroset në Drenovë.

  • Madonna viziton në spital Demi Moore

    Lajmi i bujshëm se aktorja Demi Moore u shtruar në spital, pas divorcit me Ashton Kutcher, bëri që mikesha e saj Madonna të kujdeset enkas për të duke e vizituar në klinikë ku aktorja po trajtohet intensivisht.

  • Rikthehet në formë Carla Bruni

    Plot tre muaj pas lindjes, zonja e parë e Francës është shfaqur zyrtarisht krah bashkëshortit të saj në formën më të mirë fizike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv