Arkiva

  • Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore miratoi sot me unanimitet paketën e amendamenteve për kapacitetet e financimit të fushatës elektorale.  Amendamentet u propozuan nga ekspertët në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
  • Bulevardi i ri i Tiranës
    Basha: Projekti gati në mars

    Kryebashkiaku gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit tha se 7 nga 20 arkitektë me njohur në botë do të paraqesin më 9 mars projektet per bulevardin e ri të Tiranës para një jurie ndërkombëtare. Bëhet fjalë për segmentin nga Stacioni i Trenit tek Lumi i Lanës. ( Në foto: Projekti i ri për bulevardin)

  • Minatorët, PS letër Berishës
    “Ministri Naço po shkel ligjin”

    Në letrën e tyre shtatë deputetët socialistë i konstatojnë kryeministrit Berisha mospërputhje kushtetuese në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.

  • Rama mbledh Këshillin e të Urtëve

    Burimet pranë Partinë Socialiste thanë se Këshilli Politik i të Urtëve konsiderohet si nje strukturë, e cila nuk do të ketë një pozicion thjesht honorifik, por do të jetë një bërthame e rëndësishme brenda selisë rozë dhe opozitës ne tërësi.

  • PS, rebelohet Braçe
    “Nuk e tradhëtoj Beratin”

    Nga Berati ku është votuar për 5 legjislatura, Braçe u shpreh se nuk do ta tradhtojëe asnjëherë zonën e tij elektorale. Ai kundërshton kështu vendimin e kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare për rindarjen në qarqe të disa anëtarëve të kryesisë.

  • Imami: S’kërkoj falje për
    deklaratat në 21 jana

    I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, ministri i mbrojtjes i përmbahet variantit se ngjarja e 21 janarit ishte grusht shteti. Ai kërkon nga prokuroria zbardhjen e hetimeve të pavarura dhe të plota e sidomos për organizatorët.

  • Skandali i Jugut, BB: Qeveria
    po fiton gjyqet e Jalës

    EKSKLUZIVE/ Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objekte të banorëve, duke i lënë ata të pastrehë. Nga nëntë gjyqe, vetëm njëri është fituar nga qytetari paditës, thuhet në këtë raport.(Në foto: Ndërtime të prishura në Jalë)

  • 21 janari, Danimarka i jep
    mbështetje kryeprokurores
    Ina Rama: S'i trembem Berishës

    Prokororja e Përgjithshme Ina Rama ka marrë sot mbështetjen edhe të ambasadorit të Danimarkës në Tiranës , Z. Karsten Jensen, për punën e saj, por dhe për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Takimi mes kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit Jensen, vendi i të cilit ka kreun e rradhës së Presidencës së BE, është zhvilluar sot paradite.

  • Krujë, vret hajdutin e
    kabllit elektrik, arrestohet

    Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshmë në qytetin e Krujës. Kujtim Lama, ka qëlluar në drejtim të 38-vjecarit Shpetim Shehu, i cili sipas policisë, po vidhte kabllin elektrik të banesës së 41 vjeçarit.

  • Gjika me helikopter në Tiranë
    për ndërhyrje kirurgjikale

    Burime të sigurta nga shqiptarja.com bëjnë me dije se Gjika kishte planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale, prandaj një javë më parë kishte kryer të gjitha analizat dhe kontrollin shëndetësor. Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar të zhvillohet në një nga spitalet private në Tiranë.

  • Eurovizioni, Rona Nishliu
    do të këndojë në natën e parë

    Eurovizion, këtë vit do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku Rona do të performojë e katërta në rradhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Fituesja nga Kosova do të garojë natën e parë sëbashku me shtetet si Rumani, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria.

  • Apollon Baçe: Pse duam t'i
    privatizojmë monumentet

    Në intervistën për "Shqiptarja.com", drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës tregon se projektet janë përfunduar dhe pas rreth 10 ditësh konsultime me Ministrin e Kulturës dhe stafin e tij, do të kemi një pasqyrë të përgjithshme të zonave dhe monumenteve që do të vihen në dispozicion të biznesmenëve

  • Shqipëria në BE, Sanino
    së shpejti kthehet në Tiranë

    Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të Komisonit Europian Stefano Sanino do të vizitojë së shpejti Tiranën. Vizita e tij është paralajmëruar sot nga ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi në tryezën për rishikimin e planit të veprimit për integrimin e Shqipërisë në BE. Sequi: Plani i veprimit me rëndësi. Duhet të sigurohemi që për prioritetet të ndërmerren hapa konkretë. Bregu: Opozita pengoi integrimin.

  • KQZ miraton buxhetin për partitë
    PD merr 79 mln, PS 75.2 mln

    Partia Demokratike do të marrë nga buxheti i shtetit gati 79 milionë lekë të reja për vitin buxhetor 2012. Partia Socialiste do të marrë 75.2 milionë. Lëvizjes Socialiste për Integrim do i jepen 11 milionë lekë, PDIU 8.2 milionë lekë, PBDNJ së Vangjel Dules 7.4 milionë lekë ndërsa Partisë Republikane 7.6 milionë lekë ndërsa Partisë Socialdemokrate 332 mijë lekë.

  • Censusi për ndërmarrjet
    ekonomike: 50% në Tiranë e Durrës

    Instituti i Statistikave prezantoi sot rezultatet finale të censusit për ndërmarrjet ekonomike. Sipas drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja “ndërmarrjet janë përqëndruar kryesisht në Tiranë e Durrës. 50% e ndërmarrjeve janë krijuar në periudhën 2005-2009, dhe 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat”

  • Këshilli i mandateve: Të nisin
    hetimet për 3 deputetët PS

    Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit jep mbështetjen për ndjeken penale ndaj tre deputetëve socialistë lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit 2011. ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Të gjithë anëtarët e këshillit të mandateve ishin dakord në mënyrë unanime. Ruçi: Balla, Doshi e Baraj i thanë po heqjes së imunitetit.
    Ja çfarë thotë prokuroria për 3 deputetët

  • Vlorë, tritol makinës së
    ish- efektivit të policisë

    Qyteti bregdetar është tronditur sot në mëngjes nga një tjetër shpërthim tritoli. Këtë herë lënda eksplozive është vendosur në makinën e ish- efektivit të policisë, Andi Begaj. Ngjarja është shënuar rreth orës 04. 30 minuta në lagjen “Pavarësia”. Policia ngre grup hetimor për të zbardhur ngjarjen. ( ne foto makina e shperthyer e gjyqtarit Skerdilajd Konomi)

  • Moti, bora e ngrica
    izolon komunat e thella  

    Temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbizotërojnë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Reshjet e borës kanë ndaluar ndërsa shfaqen probleme me ngricat e akullin në disa akse rrugore. Probleme më të madh shfaqen në komunat e thella malore të cilat vazhdojnë prej disa ditësh të jenë të izoluara nga bora.

  • Zgjedhjet, Politekniku kundër:
    Shtyrja e sezonit, shkelje ligji

    Vendimi i senatit të Universitetit të Tiranës, për shtyrjen e sezonit të provimeve për shkak të zgjedhjeve për drejtuesit e rinj, është kundërshtuar nga universitetet e tjera. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, është shprehur se një vendim i tillë është shkelje e ligjit.

  • Urbanët: Jo rritje për
    shkurtin, duam subvencion

    Bileta e transportit urban për Tiranën nuk do të rritet gjatë muajit shkurt. Shoqata e transportit qytetas, megjithëse ka deklaruar se ende nuk ka dorëzuar ndonjë kërkesë zyrtare për këtë në bashki, ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të huaj për të ndërmjetësuar për rritjen e çmimit të një bilete.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv