Arkiva

  • Dy të rinjtë adoleshentë kërkoheshin prej një muaji nga policia e Selanikut. Kufoma e vajzës nga Drenova, Kristiana Meçani u gjet pranë trupit të pa jetë të 16 vjeçarit grek nga fshati Xanthi, i njohur si mik i ngushte i vajzes shqiptare.
  • Rikthehet ngrica, izolohen
    komunat, bllokohen rrugët

    Që në orët e para të mëngjesit të sotem në zonën verilindore dhe juglindore të vendit kanë rinisur reshjet e dëborës. Kjo ka sjellë izolimin e shumë komunave, ndërsa disa akse paraqesin vështirësi në qarkullim. Reshjet e dëborës kanë sjellë edhe probleme në furnizimin me energji elektrike.

  • Gjykata i komunikon sot masën
    e arrestit për Prendin, Kasaj e Kumen

    Sot gjykata e Tiranës në orën 14.30 do t’u komunikojë tre zyrtarëve të shtetit masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi akuzohen për “vrasje” “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim provash” për ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar. ( foto nga gjykata e Tiranes)

  • Vlorë, aksident rrugor vdes
    çifti i bashkëshortëve

    Aksidenti rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm në Fushë Dukat. Nga të dhënat e para mësohet se makina me targa VL 6408C, në të cilën udhëtonin tre personat, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen Sulo dhe Nino Liko ndërsa është plagosur drejtuesi i automjetit. (foto ilustruese)

  • Kryeministri Berisha në
    Mal të Zi për vizitë zyrtare

    Kryeministri nis sot vizitën zyrtare në Mal të Zi, të cilën u detyrua ta anulonte më 13 dhjetor 2011 për shkak të gjëndjes së tij jo të mirë shëndetësore. Do të nënshkruhet dhe marrëveshja për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit të kufirit Grabon - Zatrijebacka cijevna.

  • Universiteti i Tiranës, shtyn
    në mars sezonin e provimeve

    Vendimi është marrë pasi, në muajin shkurt, të gjithë do të jenë angazhuar me procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe, pra deri më 20 shkurt, do të pezullohen edhe të gjitha vendimmarrjet, pasi "de jure" mandati i drejtuesve aktualë ka skaduar më 18 janar.

  • Durrës, bllokohen 621 kg
    drogë, e fshehur në kamion

    Lënda narkotike është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të kamionit me targa SH 0205 A. Arrestohet në flagrancë 33 vjeçari. Vetëm brenda janarit, në terminalin e portit të Durrësit janë sekuestruar gjithsej 823 kg në kanabis dhe 10 kg heroinë.

  • Reforma zgjedhore, ekspertët
    e ODIHR takojnë sot Topallin

    Ekspertët e ardhur nga zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të nisin sot punën për dhënien e asistencës teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, gjatë vitit 2012. Gjatë ditës së sotme është parashikuar që grupi i ekspertëve të zhvillojë takim me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, si dhe më pas me anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

  • BERZH: Rritja ekonomike
    për 2012-ën, 1.2 përqind

    Në një raport të publikuar sot, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje vetëm prej 1 presje 2 përqind për Shqipërinë në vitin 2012 si pasojë të krizës në vendet e Eurozonës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ekonomisti i lartë i BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, thotë se Shqipëria do të mund t’i shpëtojë recesionit por nuk do të ketë mundësi t’u rikthehet niveleve të rritjes që arriti përpara viteve të krizës.

  • Shefi i ushtrisë serbe i dyshuar
    për krime lufte në Kosovë

    Gjeneral koloneli Lubisha Dikoviç, u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2011 nga presidenti i Serbisë Boirs Tadiç. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, “krime të rënda dhe masive” janë kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Lubisha Dikoviçi vepronte si komandant i një brigade të motorizuar të ish ushtrisë jugosllave.

  • Djegia e makinës, Gjika: Kur vret
    shefi i Gardës, çfarë pritet

    Makina personale e kryetarit të bashkisë së Vlorës, përfaqësues i PS, uë përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Kreu i qytetit bregdetar është pyetur dje nga gazetarët e mbledhur në Vlorë në ditën e përvjetorit të plakut të Vlorës Ismail Qemali.

  • 21 janari,"Lezhja dha urdhrin
    për fshirjen e filmimeve"

    Gazeta "shqiptarja.com" shkruan sot se sipas Prokurorisë së Përgjithshme i dyshuari kryesor për dhënien e urdhrit për ndërhyrje në server është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Sipas akuzës ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Lezhja ka urdhëruar një grup personash mes tyre dhe Armand Kasaj për zhdukjen në mënyrë urgjente të filmimeve. ( ne foto pamje nga demonstrata e 21 janarit 2011)
    Partosh: 21 janari, komplot në nivele të larta qeveritare

  • 21 janari, provat e prokurorisë
    për 3 deputetët e PS-së

    Gazeta "shqiptarja.com" publikon kërkesën e prokurorisë drejtuar Kuvendit për deputetët Taulant Balla, Besnik Baraj dhe Tom Doshin. Në kërkesën e firmosur nga prokurorja e përgjithshme, Ina Rama evidentohen disa të dhëna të marra nga telafonat celularë të deputetëve e protestuesve. ( ne foto deputeti PS, Tom Doshi me 21 janar 2011)

  • Shefi i Armatimit të Gardës:
    Pistoletën e mori Prendi

    Mark Ndoj ka deklaruar para prokurorisë se arma me të cilën është vrarë Faik Myrtaj është tërhequr nga depoja e armatimit nga komandanti i Gardes. Ndërsa sot ish-komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko, në një intervistë për "Shqiptarja.com" thotë se Prendi shkeli ligjin e Gardës duke qëlluar mbi popull dhe se manipuloi pistoletën. ( ne foto hyrja e banesës së Ndrea Prendit në Tiranë, dje ruhej nga policia)
    BLOG - Një dëshmi e lënë jashtë dosjes së 21 janarit - nga ALBA MALLTEZI
    Lezhja i dyshuari kryesor se dha urdhrin për fshirjen e filmimeve

  • Doda-Tahirit: Varesh te palma
    nëse i afrohesh kryeministrisë

    Ka kaluar jashtë vëmendjes së medias pjesa e fundit e debatit “Opinion” në Klan të Blendi Fevziut, sherri në studio mes Sajmir Tahirit, deputet i PS dhe Mesila Dodës, deputete e PD. Përfaqësuesja e maxhorancës i deklaron në sallë deputetit opozitar se nëse do të guxojë edhe njëherë të afrohet te kryeministria, për të dhunuar institucionet, ai “do të varet te palmat atje”. (Ne foto: Mesila Doda)

  • Rriten komisionet
    e pagesave në banka

    Banka Kombëtare Tregtare në fund të vitit 2011 vendosi të rrisë komisionet për pagesat e faturave të energjisë elektrike. Nga 50 lekë, komisioni për këtë shërbim u rrit në 150 lekë. Për klientët e bankës, pagesa e faturës së energjisë nga llogaria u rrit nga 0 në 50 lekë.

  • Rihanna natë pasionante me Chris

    Menjëherë pasi është kthyer nga pushimet e qeta dhe plot zjarr në Hawaii, Rihanna ka ndalur frymën në lokalet e natës, ku duket se ka takuar fare rastësisht… ish të dashurin e saj Chris Brown.

  • Aksident në Fier
    plagosen 2 persona

    Një aksident automobilistik shkaktoi sot plagosjen e dy personave në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Komunën Zharrëz.

  • Zonja Beckham zhvishet në Japoni

    Ish-Spice Girls do të shfaqet e zhveshur me të brendshme në numrin mars të revistës Numero në Japoni, duke lënë pa gojë të gjithë sesi ka arritur të fitojë format e saj perfekte një vit pas lindjes së vajzës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv