Arkiva

  • Në ceremoninë e dekorimit të emrave të njohur të mjekësisë presidenti Topi tha se shpesh në mënyrë të pamerituar vëmendja tërhiqet nga “scoopet” politike duke lënë mënjanë njerëzit që kontribuojnë në jetën tonë të përditshme. (Në foto: Presidenti gjatë ceremonisë së dekorimit)
  • Tiranë, anketimi me studentë:
    "Pedagogët, lekë për provime

    Pedagogët nuk vijnë rregullisht në mësim, i detyrojnë studentët të blejnë librat e tyre, madje në jo pak raste marrin e dhe para në këmbim të një note më të mirë. Të paktën ky është rezultati i një anketimi me 2400 studentë të zhvilluar nga Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës.

  • Berisha në Tuz: Ruani
    identitetin kombëta

    Gjatë takimit më përfaqësues të Kuvendit të Komunës Tuz u shprehu atyre mbështetje nga ana e Shqipërisë, në çdo përpjekje për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, kulturor, si dhe në çdo përpjekje për një shkollim më të mirë për ta. (Në foto: Kryeministri gjatë takimeve në Tuz)

  • Ngrica, bllokohen komuna
    në veri të Shqiperisë

    Komunat Zapot, Topojan, Shishtavec, Grykëçaje, Arren, Kalis, Bushtricë janë të izoluara.Të bllokuara jane pothuajse te gjitha rruget rurale dhe rruget qe lidhin qendrat e komunave me fshatrat përkatese. Shtabi i Emergjences vazhdon të jetë në gatishmëri për të përballuar situatën

  • Përplasje me armë në kufi
    kapen 150 kg hashash

    Operacioni i policisë me emrin “Akulli” është zhvilluar në pyllin e fshatit Katundës, në kufi me Greqinë. Policia bën të ditur se ka pasur shkëmbime zjarri mes policisë dhe personave kryenin trafikun e drogës. ( Në foto: Droga e kapur në kufi me Greqinë)

  • PD sulmon kryeprokuroren:
    Ke punuar 1 vit me Edi Ramën

    Deputetët e Partisë Demokratike sulmuan sërish sot kryeprokuroren Ina Rama duke e akuzuar se ka bashkëpunuar 1 vit me kreun e PS-së për zhvillimin e hetimeve dhe nuk po heton organizatorët e demonstratës por ata që më 21 janar kanë mbrojtur institucionet, e rendin kushtetues. ( ne foto, fotosekuenca te 4 vrasjeve para kryeministrise)
    Berisha: Për Prendin, Ina Rama kishte të drejtë
    Kreu i PS Ina Ramës: Më heto mua, po dhe Berishën
    {4:11247}

  • Spahiu letër Kuvendit: Dua të
    flas, Topalli: S'të lë rregullorja

    Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka dërguar sot një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ku i kërkon të mbajë fjalën e tij para deputetëve të cilët diskutojnë sot për ngritjen e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e tij në KLD.
    PDF- Letra e Spahiut | Letra e Topallit

  • Parlamenti rinor: Jo shtyrjes së provimeve

    Të rinjtë e parlamentit rinor kundërshtojnë vendimin për shtyerjen e sezonit të provimeve të universitetit të Tiranës. Sipas tyre, është absurde që për shkak të zgjedhjeve, ata të jenë të detyruar të braktisin mësimet dhe auditoret, duke akuzuar se dekanët po luajnë me provimet si politikanët me premtimet elektorale.

  • Kuvendi ngre komisionin për
    hetimin e Spahiut, PS kundër
    Spahiu: Dua të flas, Topalli: Jo
    Korrespondenca Spahiu -

    Mazhoranca kuvendore votoi pro  për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e zv.kryetarit të KLD. 57 deputetë të PS votë kundër: Nuk bëhemi pjesë e luftës brenda PD. Komisioni do të verifikojë të dhënat për sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e postit të lartë kushtetues të Zëvendëskryetarit të KLD-së. ( Në foto: zv.kryetari i KLD, Spahiu)

  • Punëtorët e pastrimit: Do
    e mbysim Tiranën me plehra

    Rrugët dytësore të Tiranës rrezikojnë të mbeten pa pastruar. Kjo pasi rreth 60 punonjës të ndërmarrjes nr.1 të Punëtorëve të qytetit, që kujdesen për pastrimin e rrugëve brenda pallateve kanë protestuar kundër vendimit të bashkisë për largimin e tyre nga detyra, ndërsa kolegët e tyre kanë kërcënuar se do të bojktojnë punën.

  • Trafiku i organeve, Haxhinasto
    takon Williamson:Hetim i plotë

    Shqipëria i konfirmon EULEX se është e hapur për të bashkëpunuar dhe qëllim hetimin e plotë dhe gjithpërfshirës të akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty. Sot në Tiranë ndodhet sot Kryeprokurori i EULEX-it, Ambasadorin John Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty.

  • Vrasja shqiptares në Selanik
    për xhelozi, 1 i arrestua

    Zbardhet krimi makabër në Langardë të Selanikut, ku njëri prej viktimave ishte Kristiana Miçani nga Drenova e Korçës. Policia arreston vëllain e një 18 vjeçari rumun dhe vihet në kërkim të 4 bashkëpunëtorëve. Vrasja tronditi mbarë zonën pasi fëmijët ishin zhdukur prej një muaji dhe trupat e tyre u gjetën të masakruar. (ne foto pamje nga momenti i transportimit te kufomes)

  • AK: Berisha në Mal të zi
    heshti për flamurin shqipta

    Aleanca Kuq e Zi  thotë se kryeministri ka detyrim të mbrojë simbolin e kombit shqiptar. "Bashkimi kombëtar do të vijë nga shqiptarët jo nga kryeministrat. ” nënvizon në reagimin e saj Aleanca.

  • Ulja e vlerës së lekut
    Shkëlqim Cani: Masë e vonua

    Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani mendon se BSH është shumë e vonuar me uljen e normës bazë të interesit."BSH është shumë e vonuar në kohë. Do të thoja se në nëntor të vitit të kaluar, kur u bë një ulje, mund të ulej norma me 0.5 për qind, nga 0.25% që u ul dhe po kështu sot duhej të ulej sërish me 0.5 pikë përqindjeje, e jo me 0.25 për qind."
    BSH ul normën e interesit, Fullani: Investimet kanë rënë

  • Berisha: Për Ndrea Prendin
    Ina Rama kishte të drejtë
    Kreu i PS letër Ina Rames
    Llupo i dyshuar edhe për 2 vrasje

    Kryeministri deklaron për emisionin "Fakt" se kryeprokurorja kishte të drejtë për komandantin e Gardës, por mënyra e hetimit s'ishtë ligjore. Berisha: Prokurorja mund të kishte të drejtë për komandantin e Gardës dhe mund të kishte të drejtë për çdo gjë, por gjithçka duhet ta bazonte evident, mbi provat, në të cilat duhej të bazohej urdhër arresti.  Ai nuk heq dorë nga deklarimi për grusht shteti dhe shton: Topi kërkoi zgjedhje të parakohëshme.

  • 21 janari, Prokuroria: Llupo
    i dyshuar edhe për dy vrasje

    Prokuroria hedh dyshime të forta se Agim Llupo, është gardisti që ka ekzekutuar në 21 janar dy demostruesit Aleks Nikaj dhe Hekuran Dedën. Nga provat e administruara në dosje, krijohen dyshime se nga arma e Llupos janë qëlluar dy predhat që i morën jetën dy demostruesve të përmendur. ( ne foto, fotosekuenca nga 4 vrasjet e 21 janarit 2011)

  • Rihanna nderon Tupac

    E paparashikueshme! Rihanna vendosur të bëjë një tatuazh për nder të këngëtarit të madh të repit, Tupac Shakur. Sipas “Daily mail”, krijuesja e hitit “We Found Love” ka bërë një tatuazh ku shkruan “Thug Life” (Jetë rebeli), jo në gjoks si Shakur , por në gishta.

  • Fajon: Shqipëria ka ulur
    ndjeshëm numrin e azilkërkuesve

    Bashkimi Europian duket do mënjanojë tezën për pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave mbi bazë të përqindjes së azilkërkuesve në shtetet anëtare të BE-së. "Shqipëria ka ulur ndjeshëm numrin e azilkërkuesve dhe aktualisht nuk përbën problem” shprehet Fajon.

  • Middleton pushime në Maldive, pa Princin!

    Dukesha e Cambridge, Kate Middleton u shfaq këto ditë teksa pushonte në ishujt Maldive në shoqërinë e dy truprojave, prindërve, vëllezërve dhe motrave.

  • Ka ende “Sex and the City”

    Pas suksesit të mëparshëm duket se “Sex and the City” do të nisë xhirimin e serive të reja. Seriali i sezonit të ardhshëm do të tentojë një auidiencë kryesisht të re, duke marrë parasysh se aktorja kryesore Carrie Bredshaw do të luajë rolin e një adoleshente.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv