Arkiva

  • E a besoni këtë? Tekat e VIP-ve arrijnë kulmin, edhe kur faksimilet e letrave të gjyqit, mund të duken të pabaza.
  • Demi Moore urgjent në spital

    Duket se kjo agoni zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar. Pa Ashton Kutcher, aktorja 49-vjeçare padyshim nuk mund t’ja dalë dot.

  • Vetëvendosja: Berisha
    mban anën e Thacit

    Kurti ka kritikuar qeverinë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës me arsyetimin se po ia mban krahun qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, ndërsa ka thënë se drejtësia për ngjarjet e 21 janarit në Tiranë, sipas tij, duhet të vihet në vend.

  • Ndalohen 4 klandestin
    udhëtonin drejt Malit të Zi

    Përfundojnë në pranga katër klandestinëve, të cilët do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur ndaloj në zonën e Doganës në Tiranë tre algjerianë dhe një shtetas turk.

  • Kreu i PS Ina Ramës: Më
    heto mua, po dhe Berishën

    Kreu i PS, Edi Rama, në një letër falënderimi/inkurajimi drejtuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, është shprehur optimist dhe mirënjohës për hapin e madh që u hodh dje në rrugën e drejtësisë për 21 janarin. Letra vjen pas hapave të para të hedhura nga Prokuroria për ndëshkimin e vrasësve të protestuesve të 21 janarit. "Por s'mund të mos e themi, megjithë mbështetjen pas asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë. Si mund të mos hetohen dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës të gardës vrastare të 21 janarit ?! E pajustifikueshme! Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu deri në fund dhe të ndryshojë, jo në funksion të interesit të palëve, por vetëm në funksion të interesit të një hetimi të thellë, të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur", shkruan Rama
    Shefi i Armatimit të Gardës: Pistoletën e mori Prendi
    Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi
    BLOG - Një dëshmi e lënë jashtë dosjes së 21 janarit - Nga ALBA MALLTEZI

  • Vritet një 21 vjecar me thikë
    në qytetin e Bulqizës

    Një vrasje me thikë trondit qytetin e Bulqizës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, një 21 vjecar i identifikuar si Elton Koci ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur edhe një tjetër, shtetasi Andi Sulka.

  • Aksident automobilistik në Vlorë
    Humbin jetën bashkëshortët

    Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Për pasojë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh dhe është plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Dukat, ndërsa ishin duke udhëtuar me automjetin tip 'Opel Corsa', me targë VL 6408 C. (Në foto: automjeti i drejtuar nga Aziz Gjoni)

  • 21 janari, kamerat e Qeverisë
    Si dhe kur u fshinë filmimet

    Sipas Prokurorisë së Përgjithshme i dyshuari kryesor për dhënien e urdhërit për ndërhyrje në server është Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Sipas akuzës ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Lezhja ka urdhëruar një grup personash mes tyre dhe Armand Kasaj për zhdukjen në mënyrë urgjente të filmimeve. Pavarësisht se ai u ka premtuar prokurorisë, se do linte të paprekura filmimet, një gjë e tillë realisht s'ka ndodhur.
    Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi
    BLOG - Një dëshmi e lënë jashtë dosjes së 21 janarit - Nga ALBA MALLTEZI

  • Emigranti Shqiptar në Fast Food
    "Do pres organin gjenital" |

    Një emigranti shqiptar ka mbajtur peng dy persona për plot tetë orë e 10 minuta gjatë mesnatës të ditës së diel, në një Fast Food në Volos të Greqisë. Shqiptari nuk ka lënduar pengjet, por ka arritur ti mbaj ata nën tension duke kërcënuar se do vrasë veten dhe se  “Do të pres organin tim gjenital. Dhe do të vras veten. Këtë thikë që mbaj në dorë, do ta përdor tani” kercenonte 31 vjecari.

  • Berisha në Mal të Zi
    takon presidentin Vujanoviç

    Sipas njoftimit zyrtar, në takim u ripohua vullneti i palëve për të vijuar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në shumë fusha, si infrastrukturën rrugore, nismën për autostradën Adriatiko-Joniane, projektin për lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës, si dhe projekte të përbashkëta turistike, veçanërisht për turizmin malor, për t’i paraqitur alpet si një destinacion jashtëzakonisht tërheqës për turizëm e investime në të dy vendet.( Në foto: Kryeministri Berisha dhe presidenti i Malit të Zi, Vujanoviç)

  • Stinë tërmetesh në Shqipëri
    Eksperti: 4 lëkundje në 48 orë

    I kontakuar nga Shqiptarja.com, sizmiologu Rrapo Ormeni pohon se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 4 të tilla. E fundit është ndier pak pas mesnatës të së martës. Megjithatë Ormeni pohon se famirësisht bëhet fjalë për lëkundje të lehta, të cilat nuk i kalojnë magnitudën 4 të shkallës Rihter. Ai tha se gjithçka është vepër e natyrës dhe se për situatën ruhet komunikimi me Qendrën Ndërkombëtare Sizmioligjike.

  • Çipa: 21 janari konfirmoi lirinë e cënua

    Në një intervistë për Shqiptarja.com, kryetari i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa shprehet se raporti i organiztës “Reporterë pa kufij” është tregues negative për nivelin e demokracisë në Shqipëri. Ai nënvizon se ngjarja që ndikoi më shumë është dhuna e 21 janarit së cilës nuk shpëtuan as gazetarët.

  • 21 janari, 3 të akuzuarit
    zyrtarisht në arrest shtëpie

    Gjykata e Tiranës i komunikoi sot Ndrea Prendit, Armando Kasajt dhe Margarit Kumes vendimin e marrë dy ditë më parë për arrest shtëpie pas akuzave të prokurorisë. Organi qëndror i akuzës ka deklaruar se vendimi do të apelohet. (Në foto: banesa e Ndrea Prendit ku ish-komandanti i gardes mbahet ne arrest shtepie)
    BLOG - Një dëshmi e lënë jashtë dosjes së 21 janarit - Nga ALBA MALLTEZI

  • Greqi, vdes regjisori Agjelopulos
    realizoi filma dhe për shqiptarët

    Është shuar mbrëmë regjisori i madh grek Theodhoros Agjelopulos. Ai humbi jetën pasi u përplas nga një motor teksa po kalonte rrugën në Drapetsona, ku kishte vajtur për të bërë xhirimet filmit “Deti tjetër”.

  • BSH ul normën e interesit
    Fullani: Investimet kanë rënë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha sot se norma e interesit ulet sërish me 0.25%. Ai pohoi se vërehet ulje serioze e konsumit të brendshëm, ç’ ka çuar në frenim të investimeve shqiptare por edhe të huaja. Sipas guvernatorit çmimet e mallrave të importeve janë rritur ndërsa janë ngadalësuar eksportet.

  • Goditja e pedagogut Nonda Varfi
    Kamerat filmuan dhunën

    Dekania e Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, shpjegon se dhunimi i kolegut të saj Nonda Varfi është filmuar nga kamerat e sigurisë të fakultetit. Ndërkohë që edhe ministria e Arsimit dhe rektorati i UT-së, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë të ndodhur brenda tempullit të dijes.

  • Kuvend, nesër votohet për
    shkarkimin e Spahiut

    Sipas axhendës së miratuar pa konsensusin e opozitës, deputetët dop të shqyrtojnë nesër kërkesën e demokratëve për shkarkimin nga detyra të zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Në seancën e së enjtes edhe kërkesa e prokurorisë për imunitetin e 3 deputetëve socialistë.

  • Studentët protestë para
    MASH: Universiteti në rrezik

    Me moton “Universiteti në rrezik" ata kundërshtojnë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës angleze para se të merret diploma. Gjithashtu kundërshtojnë mënyrën e financimit që sipas tyre synohet financimi i universiteteve private.

  • Sequi: Luftoni keqpërdorimin
    e parave publike, merrni reforma

    Për ambasadorin Ettore Sequi “kjo detyrë nuk ështe e lehtë por e mundshme”. Ai ishte i pranishëm sot në prezantimin e një projekti të financura nga Bashkimi Europian për prokurimet publike, ku nënvizoi se reformat duhet të bëhen nga vetë autoritetet shqiptare.

  • Topalli me ekspertët e ODIHR
    “Rekomandimet, reforma jonë”

    “53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore”, tha kryeparlamentarja Topalli pas takimit me ekspertët Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin. Ata janë në Shqipëri për t’i dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv