Arkiva

  • Në intervistën dhënë gazetarit Sokol Balla në Top Story, ambasadori amerikan u shpreh: “Nga perspektiva amerikane janë kurioz për vlefshmërinë e provave nga ekspertiza e huaj. Do doja të dija pse nuk pranua kjo ekspertizë nga gjykata. Jam kurioz për shkak të implikimeve edhe të 21 janarit. Besoj se nuk do të jetë një precedent i gjërë që të mos pranohen provat e huaja”.Avrizu deklaroi se një prej pikave kryesore të hetimit duhet të jetë njeriu që dha urdhër që të qëllohej mbi turmën.
  • Rama: Ok reformave për integrim

    Duke vënë në dukje problematikat me të cilat përballet vendi, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veprimtarinë e institucioneve të pavarura, luftën kundër korrupsionit, etj, zoti Rama artikuloi qëndrimin e Partisë Socialiste në mbështetje të reformimit të Kodit Elektoral dhe të gjithë reformave të tjera në dobi të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

  • Zv.ministrja e integrimit:
    Italia mbështet Shqipërinë

    Numri i i ministrisë italiane të integrimit është pritur nga kryeministri Berisha, ministrja Majlinda Bregu dhe kreu i opozitës Rama. Janë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe por edhe mbështetje për integrimin e vendit.

  • Gjirokastër, nënstacioni përfshihet
    nga flakët, shkak mbi ngarkesa

    Në Gjirokastër, nënstacioni i vjetër elektrik është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Energjia është rikthyer në disa zona, por mungon në tre lagje të qytetit.

  • Freedom House: Shqipëria
    mes 21 janarit e korrupsionit

    Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës, zëvendës presidenti për strategjinë dhe analizën në "Freedom House", Christopher Walker, thotë se disa nga arësyet për rënien ishin dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa personave dhe vështirësitë në luftën kundër korrupsionit.

  • “Meta”, mediat gjermane:
    “Mungon kultura e dënimit”

    Në numrin e sotëm të gazetës "Süddeutsche Zeitung" botohet një artikull i Enver Robellit, "Për kulturën e mungesës së dënimeve" në Shqipëri. “Procesi kundër Metës është pika kulminante e një serie skandalesh dhe aferash, të cilat nuk sqarohen nga drejtësia. Në vitin 2008 shpërtheu në afërsi të Tiranës një depo me municione: thuhet në artikull.

  • Milto Kutali në Metropol
    “Kënaqësia e tradhëtisë”

    Vepra e autorit rus, Valentin Krasnogorov, e përkthyer nga Mehmet Xhelili, do të vijë në skenë nën konceptin regjisorial të Najada Elmazit, e cila ka përzgjedhur tre histori teatrore që përfaqësojnë skena të ndryshme nga jeta e një çifti të dashuruarish. Personazhet në këtë vepër interpretohet nga aktorët e njohur Eftiola Laçka dhe Helidon Fino.

  • Çmimi i biletave,Basha: "Jo"
    lojës së kungulleshkave

    Gjatë një takimi me studentë në Tiranë, kryebashkiaku pohoi se nuk mund të ketë rritje çmimi për biletat e autobuzëve pa bërë më parë një studim. Ai bëri të ditur gjithashtu se pastrimi i mbeturinave në Tiranë do të kalojë shërbim me koncension.

  • Jennifer Aniston 6 muajshe shtatzëne

    Pas thashethemeve për shtatzëninë e re të Angelina Jolie, edhe Jennifer Aniston ka befasuar me të njëjtin lajm. Të jetë e vërtetë apo thjesht rivaliteti mes dy vajzave të njohura të ekranit po shfaqet në një tjetër formë?

  • Cameron Diaz nën diktatin e P.Diddy

    Historia e dashurisë mes Cameron Diaz dhe këngëtarit Sean P. Diddy, rrezikon të shembet. Sipas raportimeve të US Weekly, mësohet se aktorja nuk ndihet aspak e lirshme nga i dashuri i saj i cili e kontrollon atë në çdo veprim.

  • 21 janar, Berisha braktis
    Tiranën për Lushnjen

    Kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë në Tiranë në datën 21 janar, por do të jetë në qytetin e Lushnjes, për të marrë pjesë në ceremonitë e festimeve që organizon bashkia e këtij qyteti, në kuadër të 92 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.  Lajmi konfirmohet për “shqiptarja.com” nga vetë kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Që prej një jave në qytetin e Lushnjes kanë nisur shumë organizime, sidomos me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qytet, por edhe aktivitete të tjera kulturore.

  • Berisha: Do iki nga politika,
    nëse humb në zgjedhjet

    Deklarata është bërë në intervistën e kryeministrit në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza. Intervista është zhvilluar në një prej sallave më luksoze në kryeministri, e cila është mobiluar nga ish kryeministri Nano.(Në foto: Kryeministri Berisha gjatë intervistës me gazetarin Alfred Peza)

  • Ndahen Johnny Deep dhe Vanessa Paradis

    Johnny Depp dhe Vanessa Paradis i kanë dhënë fund zyrtarisht lidhjes së tyre.Ata të dy kanë dy fëmijë por nuk janë celebruar ndonjëherë në martesë.

  • KLSH, Berisha – Leskajt:
    Ke mbështetjen e qeverisë

    Gjatë takimit me kreun e KLSh të propozuar nga presidenti Topi, kryeministri u shpreh se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion , pranë Këshillit të Ministrave, dhe te gjitha institucionet e tjera të kontrollit janë të gatshme të bashkëpunojë me KLSH-në.

  • Angelina Jolie sërish shtatzënë?

    Angelina Jolie mund të jetë sërish shtatzënë. Këto janë zërat që janë përhapur kohët e fundit në revista dhe media të ndryshme. Para disa kohësh vetëe aktrorja ka pohuar që nuk do të ishte kundra një shtatzanie tjetër.

  • 21 janari, Nishani
    i jep të drejtë policisë

    Për ngjarjet e 21 janarit Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, del në mbrojtje të policisë. Sipas Ministrit të Brendshëm policia mbrojti shtetin dhe realizoi detyrën e saj.

  • Deputetë të PS në shtëpinë
    e Hekuran Dedës

    Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë qenë sot në shtëpinë e familjarëve të Hekuran Dedës,njërit prej viktimave të 21 janarit.  (ne foto pamje nga ceremonia homazh pas demonstrates se 21 janarit)

  • Komisioni i Ligjeve shtyn
    diskutimet për Kodin Civil

    Ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin Civil, sipas relacionit, synojnë tu japin me shume mbrojtje personave për thënie qe paraqesin interes publik apo prekin funksionare shtetërore.

  • Qeveria, gati të shkelë
    ligjin për borxhin publik

    Qeveria shqiptare ka planifikuar rritjen e nivelit të borxhit publik në masën 63 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto, duke shkelur në këtë mënyrë kërkesën e ligjit nr. 9936, që ndalon kalimin e kufirit të 60 përqindëshit. Këtë e zbulon, pas një interviste me kryeministrin Sali Berisha, revista e specializuar ekonomike "BNE", që fokusohet në ekonomitë e vendeve ish-komuniste. (Në foto: Intervista eksluzive e Berishës për "bne")

  • I ftohti, Korca mbyll shkollat
    studentët fierak në protestë

    I ftohti i vazhdueshëm ka sjellë pezullimin e zhvillimit të mësimit në disa prej shkollave dhe kopshteve të qarkut të Korçës. 130 shkollat do të mbyllin dyert pa afat duke lënë pa mësim 21 mije nxënës. Në Fier prej dy ditësh nxënësit e shkollave kanë zhvilluar mësim në temperatura shume të ulëta dhe pa ngrohje. Shkak është bere mungesa e energjisë me të cilën shkollat sigurojnë ngrohjen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv