Arkiva
-
Në seancën e sotme gjyqësore deputeti socialist refuzon pajtimin me Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha të cilët e kanë paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial. Tahiri: Qeveria ka kapur gjyqësorin dhe po e përdor si kamzhik politik. ( ne foto Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, femijet e kryeministrit) 20 Janar 2012, 14:27
-
Morën peng maqedonasin
20 Janar 2012, 13:42
arrestohen 2 të rinjTë rinjtë janë arrestuar në momentin kur do të bëhej dhe dhënia e 50 mijë eurove, në këmbim të lirimit të shtetasit maqedonas. Arrestimi mbrëmjen e djeshme.
-
Thaçi: Bllokadat nuk
20 Janar 2012, 13:39
janë integrimDeputetë të Kuvendit të Kosovës në seancën e parë plenare për 2012, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet e fundit në vend, duke theksuar se aty ku rrihen deputetët e një vendi, vdes demokracia.
-
14 janari, Kurti: Policët
20 Janar 2012, 13:39
më tërhoqën zvarrëNë një intervistë të publikuar të premten në “Kosova Sot”, Kurti tha se organet policore nuk kishin si qëllim arrestimit, por vetëm nxitjen e incidenteve dhe ushtrimin e forcës, për t’i treguar protestuesve se “përderisa lideri i tyre po dhunohej, nuk do të ishte kurrfarë problemi që kjo të ndodhte edhe me ta”.
-
Rama reagon ndaj LSI: Vratë
20 Janar 2012, 13:25
më 21 janar pasi vodhët me figurëMenjëherë pas deklaratës së sekretarit për çështjet ligjore të LSI-së, Ylli Manjani, i cili akuzon Ramën si regjisorin politik të ngjarjeve të 21 janarit, ka mbërritur dhe reagimi i kreut socialist nëpërmjet rrjetit social Twitter. “Hajdutët që po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët, janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e me figurë!”
-
Turizmi dhe kultura
20 Janar 2012, 13:21
mes Romës dhe TiranësKryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera” gjatë vizitës së tij në Romës ka shpalosur disa prej projekteve kryesore të bashkisë së kryeqytetit. “I propozova Alemanos, t’i vërë emrin “Nënë Tereza”, një sheshi në Romë dhe mu duk se ishte dakord”, thotë ai mes të tjerash.
-
Ekspertiza e FBI për 21 janarin
20 Janar 2012, 13:21
gati të priten fletëarrestetGazeta “shqiptarja.com” shkruan sot se në ekspertizën e FBI janë dhënë detaje të sakta për përgjegjësinë e drejtuesve të lartë të Gardës së Republikës por edhe zyrtarëve të lartë të kryeministrisë. Prokuroria është gati të presë fletëarrestet ndërkohë që trupi diplomatik po ushtron presion shumë të madh.
21 janari, Berisha braktis Tiranën për Lushnjen
Opozita homazhe të shtunën para kryeministrisë
21 janari, Arvizu: Të hetohet kush dha urdhër që të qëllohej
Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
-
LSI: Rama të kërkojë ndjesë
20 Janar 2012, 13:11
për viktimate 21 janaritSekretari ligjor i LSI, tha se pjesë e skenarit të 21 janarit kanë qenë edhe Dritan Prifti e Leonard Beqiraj. ““Kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top”, tha Manjani.
-
Ndërtimi, 85% e firmave
20 Janar 2012, 12:11
pa punë, mungojnë investimet85.4 për qind e bizneseve që operojnë në fushën e ndërtimit në vendin tonë deklarojnë se nuk kanë në plan asnjë lloj investimi, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit. Kjo shifër ka qenë 82 për qind para gjashtë muajsh.
-
Braho publikon përgjimin
20 Janar 2012, 12:00
për Dritan PriftinNjë videopërgjim është futur në transmetim direkt televiziv nga avokati i Ilir Metës, z.Spartak Braho dhe komprometon ish-ministrin e Ekonomisë dhe deputet i Parlamentit, Dritan Prifti.Në të shfaqet edhe ish zv.ministri i METE, Leonard Beqiraj, i cili mohon se bëhet fjalë për korrupsion.
-
Aleanca Kuq e Zi: Sistemi
20 Janar 2012, 11:28
zgjedhor duhet ndryshojëNë tryezën e thirruar për reformën zgjedhore më ekspertë shqiptarë e të huaj është këmbëngulur për ndryshime në Kod.
-
PS homazh 4 viktimave,nesër
20 Janar 2012, 11:17
“blindohet” kryeministriaDo të mobilizohen 800 efektivë të policisë, gardës dhe forcave Renea. Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se është hartuar plani i masave të sigurisë për protestën – homazh që opozita do të organizojë nesër, në njëvjetorin e 21 janarit 2011. PS publikon axhendën: fjalime pas vendosjes së luleve. (Nr foto pamje nga 21 janari i një viti më parë)
21 janar, Berisha braktis Tiranën për Lushnjen
Opozita homazh për 21 janar: Prokuroria të zbardhë vrasjet
21 janari, Arvizu: Të hetohet kush dha urdhër që të qëllohej
Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
-
Topi viziton Mehdi Zhegën,
20 Janar 2012, 11:07
gjendja e tij e rëndëIsh trajneri dhe futbollisti gjendet i shtruar prej kohësh në QSUT “ Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.
-
KLSH, Leskaj: Jo më auditime
20 Janar 2012, 10:57
formale, ndihmë nga prokuroriaNë analizën vjetore, kryetari i KLSH tha se nuk do të tolerojë më më auditime formale apo evidentim shkelësish pa ndëshkimin që meritojnë. Kërkoi mbështetjen e prokurorisë për procesin.
-
Mbikqyrja elektronike, firmoset
20 Janar 2012, 10:43
marrëveshja mes OSBE e qeverisëTeknikisht mbikqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike, e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhërave të gjykatës nga personat e dënuar.
-
Provimi i shtetit, rrëzohen
20 Janar 2012, 10:12
33 stomatologëProvimi i shtetit zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Atij i nënshtrohen të gjithë ata që janë diplomuar në vitin 2010 në degët e
mjekësisë, veterinarisë, inxhinierisë, arkitekturës, drejtësisë dhe mësuesisë. Vetëm nëse marrin këtë provim studentët marrin licencë për të ushtruar profesionin. -
Arben Imami sot në Shkup
20 Janar 2012, 09:41
takon homologun maqedonasMinistri Imami do të zhvillojë takime me homologun e tij Fatmir Besimi si dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi. Në agjendën e vizitës është paraparë edhe takimi me deputetët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri.
-
Plagoset me pistoletë në
20 Janar 2012, 09:27
mesnatë, kapet i dyshuariPlagoset 2 herë me armë zjarri 26 vjeçari Bojken Spahiu. Autori që ishte këmbësor është larguar menjëherë, ndërsa policia ka ndaluar një person të dyshuar. Atentati ndodhi gjatë kohës që i dëmtuari çoi në shtëpi të fejuarën e tij.
-
"Hakmarrja për drejtësi"
20 Janar 2012, 07:51
Arrestohet Dritan HateEmri i njohur për policinë shqiptare, ka rënë dje në pranga së bashku me dy persona të tjerë që ishte i shoqëruar, konkretisht Gentian Kaçe dhe një polic. Hate është një nga personat e dyshuar të bandës "Hakmarrja për Drejtësi" dhe ishte shpallur në kërkim që nga viti 1994, ndërsa dy të tjerët janë kapur me pistoleta dhe me maska.(ne foto Dritan Hate)
-
Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
19 Janar 2012, 23:17Kryeministri Sali Berisha deklaron se katër personat që mbetën të vrarë në demonstratën e opozitës 21 janarin e kaluar, nuk janë qëlluar me armë zjarri nga Policia e Shtetit por ndoshta mbetën viktima të plumbave rikoshet nga Garda Kombëtare.