Arkiva

  • Me tubimin e që do mbahet nesh me rastin e përvjetorit të vrasjeve të 21 janarit, ambasada amerikane ka publikuar një lajmërim ku u kërkon qytetarëve të saj të bëjnë kujdes dhe të evitojnë rrugët ku do të zhvillohet tubimi.
  • Shkrumbohet autobusi
    i linjës Prishtinë-Tiranë

    Një autobus i linjës Prishtinë-Tiranë është përfshirë nga flakët në autostradën Kukës-Kalimash në afërsi të tunelit. Autobusi është djegur tërësisht bashkë me një pjesë e bagazheve, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë të dëmtuar ndërmjet pasagjerëve.

  • Video Prifti-Beqiri, nisin hetimet
    për rrjedhjen e informacionit

    Video Prifti-Beqiri e publikuar nga nga ish-deputeti i PS, Spartak Braho, në emisionin Opinion ka shkaktuar një stuhi mediatike, por edhe probleme të mëdha për sa i përket hetimeve, për të cilat kjo video ishte provë materiale, në duar të prokurorisë prej një viti.

  • Ndjekje penale për organizatoren
    e “varrimit të drejtësisë”

    Organizatorja e “varrimit të drejtësisë”, Braziljana Memushaj, të zhvilluar dy ditë më parë nga aktivistët e Fressh për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë që shpalli të “pafajshëm” ish zëvendëskryeministrin e vendit, Ilir Meta, ka dalë me një deklaratë për shtyp, në të cilën akuzon policinë e shtetit se po e përndjek penalisht në mënyrë të padrejtë. (Ne foto: Braziljana Memushaj)

  • Spahiu: PD po përdor
    drejtësinë për qëllime vetjake

    Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës tha se aktiviteti i Aleancës Kuq e Zi nuk është politik. “Jam i përfshirë në aktivitetet e Aleancës Kuq e Zi, por kjo lëvizje nuk ka funksion politik. Kauza e Aleancës Kuq e Zi është me rëndësi për shqiptarët”, tha Spahiu

  • Kufizimet e dritave në Tiranë
    konfrontime me policinë
    VIDEO -

    Protestat për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike në Kombinat, në Tiranë, kanë përfunduar me përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti i PS, Sajmir Tahiri. Kufizimet kanë shkaktuar indinjimin e banorëve, të cilët kanë zhvilluar edhe protestën e ditës së sotme. (Ne foto protesta sonte në Kombinat, Tiranë)

  • Padia e Pezës ndaj Berishës
    Gjykata e Lartë pushon çështjen

    Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e depozituar nga deputeti socialist Dashamir Peza dhe bashkëshortja e tij Entela Peza ndaj kryeministrit Berisha, të cilin e akuzuan për shpifje. Kolegji penal u shpreh se fjalimi i kryeministrit Berisha në seancën e Kuvendit, në nëntor të vitit 2009, nuk përbën vepër penale.

  • Vanesa Paradis e vetme në Paris

    Pas lajmit të ndarjes nga Johnnny Depp, bukuroshja Vanessa Paradis është parë duke ecur e vetmuar në rrugët e Parisit.

  • Lavigne në “Twitter” : Nuk jam ndarë

    Në moshën e “Twitter”, ka shumë pak nevojë për deklarata zyrtare kur personazhet e famshme kanë diçka për të thënë.

  • Lady Gaga në shkurt në Harward

    Artistja Lady Gaga i mban premtimet. Ashtu siç edhe kishte premtuar ajo do të hapë fondacionin e saj ‘Born This Way’ në një ceremoni zyrtare e cila do të mbahet në universitetin e Harward-it në shkurt.

  • Chris Brown : Nuk kam lidhje me Rihanën

    Revista prestigjioze US Weekly raportoi pak ditë më parë se Rihanna dhe ish i dashuri i saj, Chris Browen takohen rregullisht së bashku, duke theksuar se vetëm pak pas vitit të ri ata kanë qëndruar bashkë për një natë.

  • Jessica Alba dyqan ekologjik në internet

    Edhe Jessica Alba tenton të provojë biznesin. Ajo ka hapur një dyqan virtual në internet, ku tregëton produkte ekologjike të dedikuara sidomos për fëmijët e vegjël.

  • 40 kg kokainë mes bulmetit
    arrestohen 2 shqiptarë në Itali

    E bardhë si bora, por edhe si kosi, pikërishtë midis kosit dhe djathit ka qenë e fshehur kokaina, e transportuar nga dy shtetas shqiptarë. Operacioni i zhvilluar nga policia e Firences dhe ajo e Piacencës, solli sekuestrimin e pothuajse 40 kg kokainë, me një vlerë prej 5 milion euro.

  • Itali, arrestohen 3 shqiptarë
    me 400 gr kokainë të pastë

    Në një operacion të skuadrës së antidrogës të Ternit, në Itali është bërë i mundur sekuestrimi i 400 gramë kokainë e pastër dhe 32 steka cigaresh të huaja, pa vulën e Monopolit të Shtetit.

  • Video Prifti-Beqiraj,
    ja pjesët që hoqi Braho

    Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video- skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan kompjuterin si prove për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit dhe video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës.

  • Qeveria bojkoton presidentin
    në takimin me diplomatët e huaj

    Në takimin me trupin diplomatik të akreditar në Tiranë, kreu i shtetit tha se sfida në 100 vjetorin e Pavarësisë është marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Në pritja nga qeveria ka marrë pjesë vetëm ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërkohë që tradicionalisht në të marrin pjesë drejtues të qeverisë dhe të Kuvendi. ( Në foto: Presidenti Topi me ambasadorin amerikan Withers gjatë pritjes në Durrës)

  • Troski: Pse u futa në oborrin e qeverisë

    Agron Troski, shtetasi që është akuzuar nga Prokuroria dhe Policia e Tiranës se ka shkatërruar me automjetin e tij derën e Kryeministrisë në 21 janar në 2011, në dëshminë e tij pranoi akuzën duke thënë se ishte i detyruar të kalonte në atë pjesë që të mos përplasë demonstruesit. Po ashtu pohoi se atë ditë doli për të kërkuar fëmijët e tij, pasi mendonte se ishin në protestë.

  • Thyhen ndriçuesit, parku i
    liqenit zhytet në errësirë

    Të vendosur pak më shumë se një vit më parë, përgjatë gjithë rrugicave të këtij parku të madh të Tiranës, ata që janë të pathyera numërohen me gishtat e dorës. Madje nuk kanë munguar as rastet, kur të ardhurit nga periferitë e Tiranës, kanë vjedhur edhe kabujt e ndriçimit. (Në foto: Ndriçues të dëmtuar te liqeni)

  • Zyhdi Dajti: Si vdiq Ziveri
    në duart e mia më 21 jana

    Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ish shefi i policisë bashkiake më 21 janar 2011 thyen heshtjen, dhe flet për tragjedinë që i mori jetën 4 personave. “Kur pashë se u rrëzua një person (ishte Ziver Veizi), unë kujtova se u rrëzua ndoshta ngaqë kishte thyer këmbën apo ishte penguar. Mendova të shkoj ta ndihmoj në vend. Por ai dha shpirt për 1 minutë e 30 sekonda”, rrëfen Dajti. (Në foto: Zyhdi Dajti)

  • Itali, ndërpriten kërkimet
    për viktimat e anijes së mbytu

    Sipas mediave italiane, anija lëviz çdo gjysëm orë me 1 centimetër, cka shton rrezikun. Kërkimet po vijojnë nga një robot, ndërsa moti vështirëson situatën. Rezultojnë ende të zhdukur 24 persona.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv