Arkiva

  • Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha ka pohuar se po mbyllet faza e përgatitjes së një hapësire fizike, por edhe mekanizmat bashkërendues, për të ndihmuar qarkullimin e lirë të librit mes universiteteve të Tiranës.
    Ngritja e bibliotekave bashkiake universitare ka qenë pjesë e programit që Basha paraqiti gjatë garës për bashkinë e Tiranës.
  • Braçe: Berisha insiston në
    shitjen e Shqipërisë së Jugut

    Në profilin e tij në facebook, Brace shkruan: “Sali Berisha insiston ne shitjen e Shqiperise se Jugut ne Greqi! Paska takuar në Marsejë kryetarin e të djathtes Samaras dhe kanë folur për marrëveshjen e re për kufirin jugor. Ardhja ne pushtet e SAMARAS eshte percaktuar si kohe per arritjen e marreveshjes!
    Duhet te mbrojmë vendin! Vetëm në një mënyrë: Të heqim Berishën!”

  • Avokati i Popullit, PS seancë
    dëgjimore me 12 kandidatë

    Dëgjesa publike nisi rreth orës 10.00. Midis emrave që do të shpalosin vizionin e tyre janë njerëz të cilët kanë pasur përvojë në institucionin e Avokatit të Popullit, figura të njohura që kanë lidhje me Partinë Socialiste dhe nuk mungojnë as juristët me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut.

  • Sequi dëgjues për Av. Popullit
    Rama: Janë emrat më të mirë

    Kryesocialisti Rama dhe ambasadori i KE, Sekui kanë ndjekur në sallë disa prej dëgjesave publike që komisioni i posaçëm po mban me secilin prej 12 kandidatëve për propozimin e socialistëve për kreun e institucionit kushtetues. Të gjitha kandidaturat janë serioze e profesionale. Por, edhe pse kandidatura të ndryshme, të gjitha janë në lartësinë e sfidës”, deklaroi sot kryetari i socialistëve.

  • Raporti, 21 % e gjimnazistëve:
    AIDS mund t'ua ngjisë edhe miza

    Gjimnazistët nuk kanë njohuri për mënyrën e transmetimit të sëmu-ndjeve seksuale. Një studim i disa mjekëve infeksionistë të Institutit të Shëndetit Publik dhe QSUT, ka nxjerrë në dritë fakte tronditëse rreth njohurive të të rinjve. Kështu 21% e tyre mendojnë se AIDS transmetohet nga mizat dhe 56 për qind mendojnë se një i prekur nga HIV, dallohet që në fytyrë.

  • Vlorë, kapen 25 kg drogë
    në port, do tregtohej në Itali

    Një sasi prej 25 kg lëndë narkotike me destinacion Italinë është sekuestruar në portin e Vlorës. Droga e llojit kanabis sativa është gjetur në automjetin e 30-vjeçari Julian Taraj 30 vjeç nga qyteti i Vlorës.

  • Plani për integrimin në BE
    PS e PD “ok” rekomandimeve

    Komisioni kuvendor i integrimit ka miratuar axhendën për 12 rekomandimeve që kërkojnë europianët. Arritja e paktit mes mazhorancës dhe opozitës për ndërmarrjen e reformave të përbashkëta ka intensifikuar punën e Ministrisë së Integrimit, duke qenë se shanset për plotësimin e 12 prioriteteve tashmë janë më të mëdha.

  • Bilisht, rrëmbejnë 11 vjeçaren
    donin ta martonin me nipin

    Një çift bashkëshortësh kanë rrëmbyer rreth mesditës së të dielës një vajzë 11-vjeçare, me qëllim që ta martonin me nipin e tyre 15-vjeçar. Ngjarja e rrallë është shënuar në qytezën e Bilishtit. Familjarët e vajzës kishin bërë denoncim e zhdukjes në polici. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë” dhe do ndiqen penalisht në gjëndje të lirë.
     

  • Mediat greke: Berisha i
    premtoi Samaras paktin deta

    Mediat greke bëjnë të ditur se kryeministri Berisha i ka premtuar kreut të së djathtës greke, Neo Demokracia, zhbllokimin e marrëveshjes detare mes dy shteteve, kur kjo e fundit të vijë në pushtet.  Mediat greke raportojnë për një takim që kryeministri Berisha ka zhvilluar me kreun e partisë së djathtë greke gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Popullore Evropian.
    Ja shkrimi në faqen online greke www.antinews.gr
    DOKUMENTI - VERSIONI NE SHQIP I PERKTHYER 

  • Arvizu: Eshtë rritur dhuna
    në familje, jepini fund

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon ti jepet fund dhunës në familje. Aleksandër Arvizu ishte i pranishëm në seminarin “mbi ndihmën e dëshmitarëve në sistemin e drejtësisë penale” të zhvilluar sot pradite në Akademinë e Policisë në Tiranë. Të pranishëm në takim ishte dhe ministri Brendshëm Bujar Nishani.

  • Anxhela Martini shfaqet në shown e Kim Kardashian

    Modelja Anxhela Martini e shpallur Miss Univers vitin e kaluar në Shqipëri ka qenë e ftuar në serialin “Kourtney and Kim take New York “ ku protagoniste janë Kim Kardashian dhe motra e saj

  • Abetarja e Përbashkët
    fluks kërkesash nga Kosova

    Gjashtë shtëpi botuese kanë tërhequr deri më tani paketën informative mmbi abetaren e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, por fluksi i atyre që kanë shfaqur interes është shumë më i lartë, sidomos i shtëpive botuese nga Kosova. "Ka pasur një interesim jashtëzakonisht të madh nga shtëpitë botuese.

  • Kontrata e re, CEZ
    do të na paguajë kamatë

    Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët shqiptarë do të kenë një kontratë të re me kompaninë e furnizimit të energjisë elektrike, e cila hyn në fuqi automatikisht.
    Sipas kontratës së re me CEZ Shpërndarje, që është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, kompania do të detyrohet të ruajë një tension konstant të energjisë së furnizuar drejt klientëve, ndërkohë që detyrohet të bëjë të lexueshme brenda vitit të ardhshëm të gjithë matësat.

  • Videopërgjimi Meta- Prifti
    sot seanca gjyqësore

    Vazhdon sot në Gjykatën e Lartë séance gjyqësore në ngarkim të ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta, I cili akuzohet për korrupsion. Në seancën e sotme priten të dëgjohen 6 dëshmitarë.

  • PD feston sot 21 vjetorin
    në Pallatin e Kongreseve

    Për të marrë pjesë në festën e demokratëve, i janë dërguar ftesa edhe ish themeluesve të PD-së, si ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, ish kreu i PD-së Eduart Selami, aleatëve si dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

  • Fatos Nano: Do kandidoj
    për president konsensual

    Ish-kryetari socialist konfirmon dëshirën e tij për t’u zgjedhur President i Shqipërisë. Në një intervistë për Top Channel nga Londra, ish-kryeministri Fatos Nano deklaron: "Unë dhe oferta që ju e shprehet jemi aty. Jam shumë i vëmendshëm, për të gjetur partnerët, në të dy kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit, për të konkuruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit."
    Sondazh: Jeni dakort për rikthimin e Fatos Nano si President i Republikës?

  • Kim Kardashian zhvishet sërish nudo

    Nuk është hera e parë, por duket se këtë herë Kim Kardashian ka qëlluar sërish në shenjë duke u zhveshur, e më pas ka publikuar fotot e saj gjusmë nudo në internet. Kjo është mënyra e vetme për të tërhequr vëmendjen e publikut me hiret e saj.

  • Rihanna flirt me boksierin O’Shonesi

    Këngëtarja Rihanna dyshohet se ka një lidhje intime me boksierin britanik Dadli O’Shonesi. Por duket se deri tani kjo lidhje mundtë jetë sekrete, pasi ata nuk janë kapur në asnjë çast nga fotografët.

  • Hayek : Ju luta Zotit për gjoksin

    Ndodh që edhe pas shumë vitesh aktorët të nxjerrin në dritë sekrete të jetës së tyre që mund t’ju habisin. Kështu ka ndodhur me aktoren Salma Hayek e cila ka pranuar gjatë një interviste tregon se kur ka qenë adoleshente kishte shumë frikë se nuk do t’i rritej gjoksi në madhësinë e duhur, prandaj ju lut Zotit për këtë gjë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv