Arkiva

  • Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Fernando Gjentilini, është shprehur se konkluzionet e miratuara nga shefat e shteteve anëtare të BE-së paraqesin një hap të rëndësishëm përpara dhe se tashmë është e qartë se dialogu për viza do të fillojë dhe se Kosova do të përfitojë nga liberalizimi i vizave pasi të plotësohen të gjitha kushtet.
  • Aleanca Kuq e Zi
    denoncon policinë maqedonase

    Aleanca Kuqezi reagoi të shtunën kundër policisë maqedonase, e cila në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ndaloi një aktiviste të kësaj organizate.

  • Rama: Berisha lufton
    opozitën në sy të botës

    Kryetari socialist nuk ka munguar t'i përgjigjet akuzave të Berishës, se opozita po bllokon integrimin. Gjatë vizitës në Tepelenë, Rama pasi cilëson taksimin aktual më të gabuarin, deklaron se kryeministri lufton opozitën në sytë e botës.

  • Pasuritë e pushtetarëve, Llalla:
    Drejtësia mbulon zyrtarët 

    Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive vazhdon ta shikojë me shqetësim bashkëpunimin me organet e drejtësisë për të gjithë ata zyrtarë, që ky institucion denoncon për konflikt interesash apo fshehje pasurie. Gjate nje interviste per Top Channel drejtuesi i ILDKP-së, Adriatik Llalla deklaron se mosndeshkimi nga drejtesia ka krijuar nje mantel paprekshmerie per zyrtaret e korruptuar.

  • Kate Moss pozon për Fred

    Që nga hera e fundit që pozoi për Calvin Klein, ajo pothuajse kishte hequr dorë nga zhveshjet natyrale. Por këtë herë gjithçka është krejt ndryshe: supermodelja pozon për vete.

  • Tiranë, ja lista e 82 vajzave
    që bëhen police në kryeqytet

    Gjatë testimit me shkrim për police në Tiranë morën pjesë 475 kandidate femra, të cilat kanë aplikuar gjatë fushatës së posaçme të hapur për rekrutimin vetëm
    të kandidateve femra, me synim rritjen e numrit të punonjëseve femra në rradhët e Policisë së Shtetit. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fituese 82 prej tyre, të cilat grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit

  • Deputetët e PS të grevës
    së urisë-Xhafajt: Na harruat

    Deputetët pjesmarrës në grevën e urisë janë mbledhur në Divjakë për të kujtuar sakrificën e tyre në majit të vitit 2010, ku janë ngujuar në çadrat e ngritura përballë kryeministrisë. Ata kanë bërë thirrje që të mos harrohen.

  • Censusi, Dule: Qeveria përdori
    2 standarde për minoritetin

    Në ditën ndërkombëtare Të të Drejtave te Njeriut, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzon qeverinë se ka mbajtur dy standarde sa i takon rregjistrimit të minoriteteve, çka e bën këtë proces të dështuar. Prandaj dhe çoi ne vendimin e tyre për bojkot të procesit.

  • "Mjaft" zbulon gënjeshtrat
    e Qeverisë dhe të ministrive

    "Mjaft" prezanton dy studime voluminoze mbi punën e Qeverisë shqiptare me buxhetin nga viti 2006 deri në 2010 si dhe punën dhe transparencën e ministrive ashtu siç ua kërkon ligji. Sa i takon buxhetit, del qartë se Qeveria shqiptare ka punuar vetëm në një linjë: të bëjë premtime të parealizueshme nga cilado qeveri të ishte. 

  • Djali i Remzi Hoxhës: Anglia
    la Ilir Kumbaron të largohej

    Djali i biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, akuzon autoritetet britanike se kanë lënë të largohet Ilir Kumbaron, njërin prej të akuzuarve për zhdukjen e babait të tij në 1995. Ish shefi i shërbimeve sekrete që prej 1 dhjetorit ndodhet në kërkim, pasi nuk u paraqit në seancën e rradhës në Gjykatën “Uestminster” që zhvillohet për esktradimin e tij në Shqipëri.

  • Abuzimet, bashkia e Tiranës
    Listë për çmimet e shportës

    Kryebashkiaku Basha është takuar me përfaqësues të biznesit dhe tregtarëve që operojnë në qytetin e Tiranës. Vendoset publikimi i çmimeve me shumicë dhe pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve. Në këtë mënyrë synohet parandalimi i abuzimeve me çmimet gjtë festave në tregjet shqiptare.

  • Topalli – Martinez: Shqiptarët,
    europianë si qytetarët e BE-së

    Në deklaratën zyrtare të Kuvendit, thuhet se Martinez ka vlerësuar rolin e Kryetares së Kuvendit gjatë procesit të përmbushjes së kritereve për integrimin, duke theksuar se hapat fundit që janë ndërmarrë, janë sinjale pozitive, që i shërbejnë kësaj rruge.

  • Paqe në sytë e BE-së, Topalli
    e Rama shtrëngojnë duart

    Duket se konsensusi i arritur në sallën e Kuvendit për miratimin e ligjeve që kërkohen nga Bashkimi Europian si pjesë e kushteve për paketën integruse, ka vijuar edhe në ambjentet jo aq politike sa legjislativi. Dy kundërshtarët politikë janë fotografuar duke i shtrënguar dorën njëri – tjetrit gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “European citizen”, fotografit shqiptar, Fatmir Velaj.
    Topalli – Martinez: Shqiptarët,europianë si qytetarët e BE-së

  • Athina: Kujdes minoritetin
    analizë vendimit për censusin

    Greqia deklaron se do të shqyrtojë me vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizon termin “kombësi”.  Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekuras deklaron: "Është shumë e rëndësishme që qeveria shqiptare të jetë në gjëndje të fitojë besimin e minoritetit. Besimi u shkatërrua në censusin e fundit. Mesazhi i Athinës do i përcillej ministrit Haxhinasto në Bruksel.

  • George Clooney, nuk kam ndërmend të bëhem baba

    Aktori George Clooney u shpreh për mediat amerikane se nuk e ka ndërmend të bëhet baba. 50-vjeçari i pashëm aktualisht është duke frekuentuar mundësen Stacey Keibler. Nuk e dimë se çfarë ajo mendon për vendimin e tij.

  • Aleanca e qytetërimeve
    Topi niset drejt Katarit

    Me ftesë të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, dhe në kuadër të pjesëmarrjes në Forum, Kryetari i Shtetit Shqiptar të zhvillojë takime me homologë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në forumin Aleanca e Civilizimeve të Kombeve të Bashkuara.

  • Shërohet Kristina, vuante nga
    sëmundje e rëndë, u kurua në Itali

    Kristina jeton me dy gjyshërit e saj, pasi nëna e ka lënë vetëm gjashtëmuajshe. Vogëlushes i është dashur të përballet me një diagnozë të vështirë, që i rrezikonte jetën. Gjithçka ka dalë me suskes dhe gjithçka është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

  • Shifrat e INSTAT, bien me
    10% punimet në infrastrukturë

    Tremujori i dytë ende nuk ka asnjë shifër zyrtare lidhur me ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por një pasqyrë e hollësishme lidhur me ecurinë e ekonomisë në këtë periudhë të 2011-ës e japin statistikat afatshkurtëra sektoriale

  • Kakavijë, kapen 8 kg drogë
    ishin fshehur në valixhe

    Droga me destinacion Greqinë u sekuestrua mbrëmë në pikën kufitare të Kakavijës. Droga ishte fshehur poshtë astarit të valixhes që i përkiste Albano Merkajt, 24 vjec nga Vlora, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës “Vlora Super Ekspres SH.P.K”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv