Arkiva

  • Vetëm pak ditë më parë sopronoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka arritur të grumbullojë me zërin e saj në një koncert bamirësie plot 450 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme, e cila tregon edhe anën humane të këngëtares lirike, e cila po shkëlqen në skenat botërore.
  • Fier, pirati rrugës
    merr jetën e një kalimtari

    Gjatë një aksidenti rrugor në pasditen e sotme në Fier, një person ka humbur jetën.

  • Njëshi i grupit “Produkt 28”

    Pas një pauze të gjatë grupi i tre djemve të “Produkt 28” janë kthyer me një suprizë për fansat e tyre në këtë fundvit. Ata sapo kanë realizuar edhe videoklipin e këngës së tyre të re e cila pritet të shfaqet në televizionet muzikore shumë shpejt.

  • Për ku nxiton Ermal Mamaqi dhe Eni Koçi?

    Përveçse është një bashkëshort shembullor, Ermal Mamaqi është gjithashtu edhe një djalë tej mase i sjellshëm. Këngëtari i njohur dhe Eni Koçi e cila duket se po shkëlqen dita-ditës me performancat e saj në skenë, janë kapur nga paparaci ynë teksa vrapojnë për të hyrë në Pallatin e Kongreseve.

  • Basha përuron kioskat
    e kunatit në Tiranë

    Ceremonia e hapjes së 40 kioskave të drurit në rrugën pedonale “Murat Toptani” është mbajtur sot nga bashkia e Tiranës dhe jo dje, ashtu si ishte paralajmëruar. Projekti i realizuar nga “Iceberg Communication” do të qëndrojë i hapur për qytetarët gjatë gjithë muajit dhjetor. Këto kioska janë pjesë projekti privat të kunatit të kryetarit të Bashkisë, të cilat do t’i ofrohen biznesit për një muaj me një qera 3 mijë euro.

  • Bruksel, Lunacek takon Thacin:
    Optimiste mbi liberalizimin e vizave

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.

  • Berisha në kongresin e PPE:
    Rama pengoi integrimin

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur në Kongresin e 20 të Partive Popullore Evropiane (PPE), ka fajësuar opozitën për refuzimin e statusit të kandidatit për Shqipërinë nga KE."Dështimi i marrjes së statusit të kandidatit erdhi si pasojë e qëndrimeve të opozitës. Opozita nuk votoi në Kuvend ligjet që kërkonin 3/5 e votave” u shpreh Berisha.

  • Statuja e Skënderbeut
    Së shpejti edhe në Budapest

    Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban. Topalli ka takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, i cili ka konfirmuar lajmin e vendosjes së statujës së Gjergj Kastriot Skënderbeut në një nga sheshet kryesore të Budapestit.

  • Bulqizë, reshjet e borës
    rrezikojnë bllokimin e rrugëve

    Temperaturat të ulëta dhe moti i keq kanë pushtuar prej dy ditësh rrethin e Bulqizës, në të cilin gjatë natës së mbrëmshme ranë reshje dëbore, kryesisht në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

  • Dritan Dajti: Policia zhduku
    tabulatet e telefonit tim

    Pak muaj më parë, një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliqi, një prej njerëzve më të fuqishëm të policisë shqiptare, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. (Nga MENTOR KIKIA)

  • Tiranë, rrëmbehet një person
    për borxhe, policia në alarm

    Rreth orës 17:15 policia e kryeqytetit është vënë në alarm për rrëmbimin e një personi. Dikush ka denoncuar rrëmbimin e një personi në komisariatin nr. 4 të Tiranës. Menjëherë policia është aktivizuar për të zbardhur ngjarjen. Dy orë pas rrëmbimit policia ka bërë të ditur se pengu, Ervin Llozhi, është liruar. Rrëmbimi ka ndodhur pas një sherri ndërmjet Llozhit dhe dy rrëmbyesve, për shkak të një borxhi.

  • Miratohen ndryshimet
    në ligjin për noterinë

    Ndryshimet në ligjin për noterinë u prezantuan në Komisionin e Ligjeve nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, sipas të cilit zbatimi i këtij ligji shmang radhët e gjata dhe korrupsionit.

  • Invalidët: 10 mijë persona vjedhin
    kompensimin e energjisë elektrike

    Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve kanë paditur në Prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria për energjinë elektrike. Sipas akuzave, në listën e personave që qeveria u rimburson 80% të faturës së energjisë elektrike ka mbi 10 mijë emra, që përfitojnë në mënyrë abuzive.

  • Spitali Ushtarak, kirurgët në
    operacion me doreza të grisura

    Dorezat e operacioneve që përdorin mjekët e spitalit Ushtarak nuk janë cilësore. Madje shumë herë ata grisen gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale,
    ndaj edhe mjekët herë pas here vendosin dy palë mdoreza për të mbrojtur veten dhe pacientin nga një infeksion i mundshëm.

  • Aksidentohen 3 automjete
    3 persona në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona.

  • Itali, riciklimi i mbetjeve
    Shqiptarët pjesë e trafikut

    Një hetim disa vjeçar në Umbria, Siçili, Lombardi dhe zona të tjera ka çuar në pranga 18 italianë dhe 57 të huaj, mes të cilëve një numër i madh punonjësish me kombësi shqiptare. Sasia totale e mbeturinave të ricikluara ishte 114.300,07 kuintalë, ose 150 mijë kuintalë në ditë.

  • Bie nga skela 10 metra,
    vdes emigranti shqipta

    Muhamet Gjoka, 45 vjeç, prej vitesh emrigrant në Itali, banonte në Assago ku edhe punonte në një kompani ndërtimi. Kolegët e tij kanë lajmëruar menjëherë shërmbimin mjekësor, i cili me gjithë ndihmën e shpejtë nuk ka mundur dot t’i shpëtojë jetën njeriut të cilit nga tronditja i pushoi zemra.

  • Goditet banda e drogës,
    pranga 7 shqiptarëve

    Policia italiane nuk bën të ditur identitetet e të arrestuarve, por konfirmon se prej më shumë se një viti ata ishin vënë nën hetim për shpërndarje heroine dhe kokaine në disa qytete të Italisë.

  • Gjeneralët e Gërdecit
    ende në detyrë

    Edhe pse janë protagonistë të procesit më të bujshëm në historinë 99 vjeçare të shtetit shqiptar, të hetuar dhe të kopsitur nga prokuroria shqiptare, si abuzues dhe bashkëpunëtor në krijim e "fabrikës së vdekjes", Gërdec, vazhdojnë të mbajnë gradat dhe pozicione të larta në ushtrinë shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv