Arkiva

  • Nga 54 parti që u regjistruan në 8 Maj, vetëm Partia Bashkimit Popullor i Pensionistëve e ka respektuar përfaqësiminin në listat e grave në masën 30 përqind.
  • Ilir Kumbaro s' është larguar
    nga Anglia, fshihet në Londë

    Ish-kreu i shërbimit sekret në Shqipëri akuzohet për torturë, rrëmbim dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxhës, nuk mund të jetë larguar nga Britania e Madhe por vazhdon të fshihet në Londër. I shpallur në kërkim nëpërmjet një urdhër-arrestit të lëshuar më 1 dhjetor nga policia e kryeqytetit, Ilir Kumbaro nuk është bërë më i gjallë që ditën kur nuk u paraqit në seancën e rradhës në Gjykatën “Uestminster”.

  • 21 Janari, FBI: Zhduken
    filmimet te Kryeministria |

    Burime pranë grupit hetimor në prokurorinë e përgjithshme konfirmuan për “Shqiptarja.com” se FBI konstatoi se janë fshirë filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë së kryeministrisë ditën e protestave të opozitës dhe vrasjes së 4 protestuesve. Merren në pyetje Gjergji Lezhja dhe 4 nëpunës të sigurisë.
    SONDAZH- Keni besim se drejtësia do të ndëshkojë vrasësit e 4 protestuesve më 21 janar?

  • Prokuroria merr në pyetje Gjergj Lezhjën

    Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Gjergj Lezhja, bashkë 2 inxhinierë dhe tre gardistë janë marrë në pyetje nga prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e personave në dijeni të videove që nuk gjenden.

  • Arvizu ndjek provat
    e Festivalit në RTSH |

    Ambasadori i SHBA-së ndjek nga afër provat e Festivalit të këngës së Radio-Televizionin Shqiptar. Këtë vit, producentët premtojnë se edicioni i 50-të do të jetë jo vetëm garë me garën mes konkurentëve, por edhe një spektakël i vërtetë.

  • ERE shtyn vendimin
    për rritjen e energjisë

    Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nis mbledhjen ku pritet të vendosen çmimet e reja të energjisë për vitet 2012-2014 për tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST dhe për pasojë, për gjithë konsumatorët që furnizohen nga linjat e ndryshme të energjisë. Rregullatori i energjisë ka shtyrë mbledhjen ku pritet të merret vendimi për çmimin e energjisë elektrike për paqartësi lidhur me investimet.

  • Përmbytja në Shkodër, pas
    2 vitesh, do të paguhen dëmet

    Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është vendosur të paguhen dëmet e shkaktuara në Bashkinë Shkodër, komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Gur i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera. Këto dëme janë shkaktuar nga përmbytjet në fillim të vitit 2010 dhe pagesa aktuale do të jetë në masën 1.1 miliardë lekë të reja, ose afro 11 milionë dollarë

  • VIP-at në garë
    për Avokatin e Popullit

    Në listën e 33 kandidatëve bien në sy emra të njohur të politikës apo diplomacisë.Dëshira Subashi, Emir Dobjani apo ish ambasadori në kohën e qeverisjes së Nanos, Qirjako Qirko. Rama në Twitter: “33 kandidatura për Avokat Populli jashtë cdo parashikimi. Të hënën dëgjesa publike. Kështu do ngremë shtetin e publikut jo të partive”.
    PS, si do përzgjidhet dhe kriteret për Avokatin e Popullit

  • Bulqizë, 700 minatorët ende
    pa punë, replika ACR- METE

    Të 700 minatorët e Bulqizës u paraqitën sot në mëngjes në minierë për të nisur punën por ACR nuk kishte plotësuar detyrat e caktuara nga METE. Puna do niste pas ndërprerjes që me 18 tetor kur nga shpërthimi në një prej galerive të Bulqizës, mbeti i vdekur minatori Naim Shyti, ndërsa 8 të tjerë morën plagë të lehta në trup.

  • PS, 33 aplikime
    për Avokatin e Popullit

    Mbyllet faza e aplikimit. Grupi i punës do të nisë seancat dëgjimore dhe deri më 15 dhjetor. PS publikoi sot listen e plotë me 33 emrat e kandidatëve, mes të cilëve do të zgjidhen më potencialët.

  • OSBE, Shqipëria
    synon kryesimin

    Ministri i jashtëm, Haxhinasto mori pjesë në punimet e Mbledhjes sё 18-tё Ministeriale tё OSBE-sё, ku pati një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në Shqipëri e rajon.

  • Korrupsioni, OSBE: Dënime
    të ashpra, hiqni imunitetin

    I pranishëm në një takim me studentë të fakultetit të Juridikut, së bashku me drejtorin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ambasadori i OSBE-së nënvizoi se “Duhet politikë e ashpër dënimesh për korrupsionin. Në Shqipëri pengesë mbetet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarët. “ Duhet reforma zgjedhore, dhe zgjidhni Avokatin e Popullit. Adriatik Llalla: Lufta e korrupsionit është e vështirë por jo e pamundur.

  • Rrëfimi i Majkos: LSI
    “e fejuar” me një tjetër|

    Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” tha edhe se, negocitata mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore u arritën pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

  • Fshati turistik, Basha cakton
    sot ceremoninë e inaugurimit

    Dyzet bizneset që kanë pranuar të paguajnë një qira prej 3000 euro deri më datë 6 janar, kanë nisur pasditen e djeshme të hapin sportelet. Ceremonia e inaugurimit ishte parashikuar të zhvillohej më 6 dhjetor, por është njoftuar se do të zhvillohet sot.
    Viti i Ri, kunati i Bashësvendos kioska 3000 euroshe

  • Blerta nën gjurmët
    e Aurelës, provon këngën

    Blerta Gace, nën gjurmët e motrës më të madhe, provon në fushën e këngës.Në youtube ka hedhur këngën e saj “Je ti” e cila aktualisht është vetëm audio, por Blerta shkruan në facebook se shumë shpejt kënga do të ketë dhe videoklipin e saj.

  • Tiranë, mbytet 12 vjeçarja
    RENEA vazhdon kërkimet

    Vogëlushja 12-vjeçare Emiljana Mekaj, kishte dalë së bashku me motrën e saj, për të lozur me shoqet dhe shokët e saj mbi urën e improvizuar me dërrasa rreth 5 metra e lartë, kur është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë. Kërkimet u ndërprenë mbrëmë për shkak të errësirës.

  • Studentët e shkëlqyer nderohen
    sot nga Universiteti i Tiranës

    Në një ceremoni që do të zhvillohet gjatë pasdites së sotme, te ish Kinoklubi i Qytetit Studenti, në kuadër të "Ditës së Ekselencës" do të shpërndahen certifikata për studentët më të mirë të Universitetit të Tiranës.

  • Topi: Pas presidencës
    partia e re, opsion i hapu

    Presidenti i Republikës Bamir Topi lë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re. Presidenti vlerësoi rifillimin e bashkëpunimit të partive politike në parlament për reformën zgjedhore dhe tema të tjera. I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, në televizionin NEWS24, foli dhe për marrëdhënien me Berishën e Topallin.

  • Festat e fundvitit ANTA
    hap tenderin 17 milionë lekë

    Festat e fundvitit i kanë mjaftuar Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror që të parashikojë një shpenzim jo të vogël. ANTA ka bërë një kërkesë për propozime si formë të prokurimit publik me objekt prokurimi "Shërbimi për darkën e Vitit të Ri 2012 për punonjësit e ANTA sh.a"

  • Berisha në Francë, sot
    në kongresin e PPE

    Kongresi XX i PPE-së do të diskutojë mbi situatën ekonomike në Evropë dhe çështjen e një forcimi politik dhe integrimi të mëtejshëm ekonomik, fiskal e social, si një përgjigje ndaj krizës ekonomike në eurozonë. Berisha do t’i drejtohet me një fjalë Kongresit në ditën e parë të punimeve të tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv