Arkiva

  • Nuk është hera e parë për Madonën, gjithsesi Nicki Minaj e ka konsideruar si një dhuratë puthjen që mikesha e saj i dha gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre më të ri.
  • Playboy zhvesh Lindsay Lohan për 1 milion USD

    Lindsay Lohan vazhdon të lërë me gojë habur gjithë botën. Teksa karriera e saj ka shkuar përfundi, e vetmja mënyrë që të rikthehet në qendër të vëmendjes është të pozojë nudo.

  • Kosova zbaton
    mocionin e Vetëvendosjes

    Në një deklaratë për mediat qeveria e Kosovës u shpreh se ekzekutivi mbetet i përkushtuar ndaj rekomandimeve.

  • Gjyqtarët bojkotojnë kampionatin
    Protestë kundra dhunës në fushë

    Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Shoqata e Arbitrave bën të ditur se kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin shqiptar. Bojkoti i ndeshjeve bëhet për të sensibilizuar opinionin publik ndaj dhunës së ushtruar në Laç ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini.

  • Daul sulmoi Ramën
    Shqiptarët e sulmojnë në facebook

    Gjatë punimeve të samitit të PPE në Francë ku ndodhet edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kreu i i grupit të partive popullore në Parlamentin Europian, Jozef Daul, është shprehur gjatë fjalës së tij se Edi Rama është “pak i sëmurë”. Ndërkohë gjatë pasdites të sotme në hapësirën personale në rrjetin social Facebook të eurodeputetit kanë kaluar komente pa fund të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës.

  • Protestë për “Kunatin e
    shokut Xhelul”, dhunohet Tahiri |  |

    Të rinjtë socialistë kanë protestuar sot në Tiranë kundër favorizimeve flagrante që njerëzit e pushtetit u bëjnë familjarëve të tyre për afera fitimprurëse. Policia dhe oficerë civilë në zonë, u kanë hequr pankartat protestuesve dhe janë përballur me deputetin socialist Sajmir Tahiri, duke i bllokuar protestën.Tahiri reagim në mbrëmje në Facebook

  • Alia: Kështu do
    ta mbajmë pushtetin

    Kabllogrami i Mihail Gorbaçov në vitin 1986 për qeveritë komuniste. Në Shqipëri dhe në vendet e tjera ish-komuniste, në dy dekadat e fundit gjithçka është bërë sipas orientimeve të bëra nga ishudhëheqësi sovjetik, Mihail Gorbaçov në Katovicë të Polonisë në 1986, sipas të cilit komunistët e konvertuar demokratë do të kenë sërish pushtetin.

  • Rama: Për atë që ishte partia
    jonë, Saliu thotë partia ime

    Me rastin e 8 dhjetorit, “Ditës Kombëtare të Rinisë”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Akademinë e Arteve, në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama kujtoi fillimet e lëvizjes së studentëve dhe mbledhjet që ata organizonin në fillim të viteve '90 për të shkëmbyer idetë, ose “Refleksione” si i quanin ata që sollën në protestat për rrëzimin e sistemit komunist.
    Berisha:Te rinjtë japin fitoren e 2013
    Për brezin që jetoi “me zë të lartë" - nga Afrim KRASNIQI
    {4:11115}
    {7:413}

  • Vlorë, gjendet një kufomë
    Policia: Vdiq nga korrenti

    Një trup i pajetë është gjetur prag mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të qytetit të Vlorës. Viktima është identifikuar si 45 vjeçari Gazmir Lelaj. Nga kontrolli i ushtruar në trupin e viktimës ka rezultuar se ka vdekur nga kontakti me rrymën elektrike.

  • Bashkohen Ritfolk për
    Ditën Kombëtare të Rinisë

    Bashkohen përsëri “Ritflok”, këtë radhë për të festuar 8 dhjetorin, “Ditën Kombëtare të Rinisë”. Grupi ka performuar gjatë eventit të organizuar nga “ish-dhjetoristat”.

  • PS: Kandidatura e Ndregjonit
    u fut në listë me mirëbesim

    Pas deklaratës së Besim Ndregjonit se ishte përfshirë në listën e PS për kandidaturën e Avokatit të Popullit, pa bërë asnjë aplikim online ka ardhur edhe reagimi i selisë rozë. Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni reagoi në lidhje me deklaratën e kryetarit të shoqatës së të përndjekurve politikë, për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Gjermeni tha se emri i Ndregjonit u përfshi në listë në mirëbesim, pasi ai i kishte shprehur dëshirën për të kandiduar për këtë post.

  • Samiti i PPE, Frattini: Rama,
    një kundërshtar i tmerrshëm

    Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, gjatë takimit me kryeministrin, Sali Berisha, gjatë samitit të PPE, ka përdorur fjalë të forta kundra kreut të opozitës së Shqipërisë, Edi Rama. “Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Edi Rama që gjithmonë punon jo vetëm kundër kryeministrit, por fatkeqësisht edhe kundër Shqipërisë” shprehet Frattini.

  • Kosovë, arrestohen 4
    zyrtarë të korruptua

    Policia e Kosovës ka arritur të vërë nën arrest katër zyrtare, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit, falsifikim dokumentesh dhe dhënie ryshfeti.

  • Rama takon Kukan: Garant
    për realizimin e 12 kritereve të BE

    Kreu i delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe një takim me kryesocialistin Rama. Kreu i PS, Edi Rama, është shprehur se “Opozita është e vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE”. Rama ka deklaruar se garanton personalisht për realizimin e 12 kritereve të BE.

  • Tritol banesës së kryepolicit
    Autori kapet nga kamerat
    | | 

    Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 02: 40 minuta të mëngjesit të sotëm, në katin e 5-të pallatit, ku banon nëndrejtori i policisë së Tiranës Dorian Muça (në foto me rreth të kuq). Në momentin e shpërthimit Muça ishte në shtëpi me familjen.
    Deklarata e policise per eksplozivin

  • Hyn në Ministrinë e Jashtme
    me një pistoletë në cantë

    Një episod jo i zakonshëm ka vënë në alarm sigurinë e Ministrisë së punëve të Jashtme ditën e djeshme. Një femër e armatosur është arrestuar teksa përpiqej te hynte në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

  • Lajme të mira për KESH
    Rritet niveli i Fierzës me 2 metra

    Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, kanë bërë që niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës të rritet me 2 metra. Ekspertët e KESH-it shpjegojnë se nëse reshjet e shiut vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, atëherë ka shanse të mira që situata hidrike në kaskadën e lumit Drin të përmirësohen.

  • Barrikadë e re në pikën
    kufitare të Jarinjës

    Serbët e veriut në Kosovë kanë bllokuar përsëri rrugën Rashkë-Leposaviq para pikës kufitare të Jarinjës. Sot rreth orës 13:30 disa qytetarë kanë ngritur barrikada të reja në rrugën kryesore që nga Rashka të çon në vendkalimin e Jarinjes, duke i bllokuar dy korsi të rrugës me dru.

  • Samiti i PPE, Volonte: Bashkëpunimi
    rrit shanset për integrimin në BE

    Gjatë punës të samitit të Partive Popullore Europiane (PPE), eurodeputeti italian, Luca Volonte, deklaron se Shqipëria ka punuar shumë mirë vitet e fundit.

  • Delegacioni BE: Bashkëpunimi
    politik të japë rezultate

    Një ditë para takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri (SAPC), delegacioni i eurodeputetëve i drejtuar nga Eduard Kukan zhvilluan  takime të veçanta me presidentin Topi,  kryetaren e Parlamentit Topalli dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Topi: Perspektiva europiane bashkoi partitë. Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është kthyer në një program pune për institucionet shqiptare. Topalli: Pas dy vitesh ngërc opozita iu rikthye punës. Do mbështesim draftin e OSBE/ODIHR.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv