Arkiva

  • Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë vendosur të propozojnë modifikime në traktatet e Bashkimit Europian për të përmirësuar qeverisjen në eurozonë.
  • Kryqi i Kuq: Të përshpejtohet
    procesi për gjetjen e të zhdukurve

    Në një njoftim të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, u shpreh e shqetësimi për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

  • Rama takon Fyle në Bruksel
    Bashkëpunim pozitë-opozitë

    Kryetari I Partisë Socialiste Edi Rama u takua sot pasdite në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle.
    Në qendër të bisedimeve mes tyre ishte situata politike në Shqipëri, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

  • Transparency International:
    Parti, deklaroni shpenzimet

    Një raport publikuar sot nga Transparency International, i bën thirrje Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë e Serbisë të garantojnë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike.

  • Bllokohen 241 kg
    hashash në kufi

    Gjatë një aksioni të policisë greke në kufirin shqiptaro-grek, është arritur të ndalohet një sasi droge prej 241 kg. Lënda narkotike e transportuar nga dy fugona besohet se kishte si destinacion Irlandën.

  • Tiranë, Bashkia: Kallëzim
    shkollës "Wilson", preu pemë

    Pas dëmtimit që ka pësuar zona përreth Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka premtuar gjatë ditës së sotme se do ta kthenin këtë zonë në një Park Natyror dhe se, sipas nenkryetarit Edmond Panariti  do të kallëzojnë penalisht autorët.Në shënjestër është vënë shkolla private Willson, që akuzohet të ketë prerë pemë në këtë zonë.

  • Ambasada belge
    falenderon Nishanin

    Ambasada e Belgjikës në Shqipëri me anë të një letre drejtuar ministrit të brendshëm, Bujar Nishanit, ka falenderuar shtetin shqiptar për punën e bërë për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit.

  • Banka e Shqipërisë: Presim
    pasiguri në rritjen ekonomike

    Banka e Shqipërisë publikon Raportin e dytë dhe të fundit për këtë vit mbi Stabilitetin Finaciar në vend. Në këtë raport bëhet bilanci i mbarëvajtjes së ekonimisë shqiptare si dhe shënohen disa shqetësime të Bankës së Shqipërisë lidhur me ecurinë e zhvillimit ekonomik në vend në muajt që vijnë, zhvillim që nuk është optimist. Shënohet një pasiguri në rritjen ekonomike, çmimet në rritje, dërgesat e emigrantëve gjithnjë në ulje, ngadalësim të investimeve.
    C’është raporti i stabilitetit financiar

  • Digjet flamuri maqedonas,
    përgjigja ndaj fyerjeve ksenofobe

    Tifozët e klubit të futbollit ‘Lepenci’ nga Kaçaniku "Fikshat" kanë reaguar ndaj fyerjeve ksenofobe të tifozëve maqedoans ndaj Shqiptarëve pak dit më par gjatë ndeshjes në Prilep ndërmjet dy kombëtareve, duke djegur flamurin maqedonas gjatë ndeshjes së djeshme kundër Dritës së Gjilanit.
    Maqedoni-Shqipëri, Fyerje ksenofobe ndaj Shqiptarëve
    Thirrjet ksenofobe AK e PDIU: Provokim

  • Banka e Shqipërisë: Presim
    pasiguri në rritjen ekonomike

    Banka e Shqipërisë publikon Raportin e dytë dhe të fundit për këtë vit mbi Stabilitetin Finaciar në vend. Në këtë raport bëhet bilanci i mbarëvajtjes së ekonimisë shqiptare si dhe shënohen disa shqetësime të Bankës së Shqipërisë lidhur me ecurinë e zhvillimit ekonomik në vend në muajt që vijnë, zhvillim që nuk është optimist. Shënohet një pasiguri në rritjen ekonomike, çmimet në rritje, dërgesat e emigrantëve gjithnjë në ulje, ngadalësim të investimeve

  • Svoboda: Shqipëria,
    kandidat në 2012-ën

    Deputeti i Parlamentit Evropian dhe anëtari i Delegacionit për Ballkanin, Hanes Svoboda, është shprehur se mundësia e ardhshme e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për anëtarësimin në BE do të jetë në pranverën e vitit 2012.

  • Plagosen rëndë dy policë
    gjatë një aksidenti në Elbasan

    Në mëngjesin e sotëm gjatë një aksidenti në segmentin Elbasan-Peqin kanë mbetur të plagosur rëndë dy policë të patrullës së përgjithshme të qytetit të Elbasanit.

  • Bypass Fier-Vlorë, Bode merr
    125 milione Euro kredi nga BERZH

    Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe drejtori menaxherial në zyrën e zv. presidentit të bankingut të BERZH, Jean-Marc Peterschmitt nënshkruan sot marrëveshjen prej 125 milionë eurosh për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.

  • KESH: Jemi në krizë,
    CEZ të paguaj borxhin

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka pranuar se ndodhet në një situatë të rëndë financiare, gjë që rrezikon një krizë energjie në vend. Prandaj KESH i ka kërkuar kompanisë çeke, CEZ, që të paguajë borxhin prej 58 milionë euro që i detyrohet.
    CEZ: Kemi filluar negociatat mbi borxhin ndaj KESH

  • Kapet në Kamëz, aksidentoi
    me vdekje tri vajza në Itali

    Forcat e policisë arrestuan sot Ardian Nurcellarin, i cili kërkohej për aksidentin me pasojë vdekje të tre qytetareve italiane. Në dokumentat italiane mbante mbiemrin Ostrovica. Ai akuzohet për vrasjen me dashje të Sonia Cei 39 vjece, Sabrina Franchi 31 vjec dhe infermieres Susy Betti 37 vjece në një aksident rrugor të ndodhur në vitin 11 vite më parë në Viareggio, veri të Italisë.

  • Shumica e opozita konsensus
    për Kodin Ajror në Kuvend

    Mazhoranca dhe opozita miratuan në seancën e sotme plenare me shumicë votash ndryshimet ne Kodin Ajror. Deputeti i PS Saimir Tahiri denoncoi në Kuvend se është lënë vetëm një kompani ajrore që operon në treg duke nxjerrë jashtë tregut kompani të tjera. “Kjo kompani quhet Bell Air. dhe sot ka të paktën 48% të tregut dhe me një tërnover vjetor 73 milionë euro".
    Kuvend, 2 ministra në interpelancë
    Bllokimi i Albanian Airlines tani biletat 62 % më shtrenjtë
    Aviacioni Civil i heq licensën për fluturim Albanian Airlines

  • Aksidentet, 7 police rrugor
    të plagosur në 3 ditë 

    Probleme të rënda në infrastrukturën e policisë me mirëmbajtjen dhe furnizimin me naftë të automjeteve. Brenda 3 ditësh 7 punonjës policie janë plagosur në dy aksidente rrugore me makinën me të cilin kryenin shërbimin e patrullimit. Ndërsa në Rrëshen kamerat fiksuan automjetin pa naftë të policisë teksa tërhiqet nga një makinë tjetër, ndërsa pak minuta më pas shënohet një vjedhje spektakolare në mes të qytetit.

  • Kuvendi miraton Kodin Ajror
    2 ministra në interpelancë

    Kuvendi pritet të miratojë sot Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë. Pr/ligji kërkon 84 vota, por pritet të kalojë pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe mazhorancës pak ditë më parë. Gjatë seancës së sotme deputetët socialistë kanë thirrur në interpelancë dhe ministrin i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Ekonomisë Nasip Naço.

  • Barrikadat në Mitrovicë, 21
    ushtarë NATO plagosen

    Forcat e NATO-s janë përplasur me qindra serbë të veriut të Kosovës të cilët po përpiqeshin të mbronin barrikadat në rrugë. Forcat e NATO-s kanë përdorur dhe gaz lotsjellës gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët. Përplasjet gjatë orëve të natës kanë mbetur të plagosur 21 ushtarë NATO, dy prej të cilëve rëndë. Raportohet edhe për të shëna me armë zjarri, si dhe janë dëmtuar disa makina.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv