Arkiva

  • Megjithëse mjekët që po asistojnë situatën shëndetësore të Godos nuk e pranojnë zytarisht, burime konfidenciale pranë stafit të Sanatoriumit të cituara nga shqiptarja.com kanë thënë se gjatë mesdites së djeshme, 82- vjeçarit i është hequr një masë tumorale në mushkëri.
  • Të përndjekurit padi: Po
    na hiqni dëmshpërblimin!

    Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e dy shoqatave që përfaqësojnë ish-të burgosurit politikë dhe trashëgimtarët e tyre. Ata kundërshtojnë ndryshimet në ligjin. Nr.9831, sipas të cilave, pretendojnë se shumë prej tyre përjashtohen pa të drejtë nga përfitimi i dëmshpërblimit.

  • Legalizimet, qeveria jep
    pronësinë për 1888 ndërtime

    Qeveria vendosi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në 12 qarqet e vendit, duke e afruar këtë proces drejt fundit. Drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, do të nisin menjëherë punën për plotësimin e dokumentacionit tekniko – ligjor, të nevojshëm për pajisje me leje legalizimi. Në dokumentet bashkëngjitur, të gjithë përfituesit qytet për qytet.
    PDF - Njoftimi i ALUIZNIT
    PDF - JA LISTAT E LEGALIZIMEVE: Tirane Berat Elbasan Durres Fier Korce Lezhe Shkoder Kukes Gjirokaster Vlore

  • Rama në Shkodër:
    “Kurban-i”, e vërteta ime

    Gjatë pasdites së sotme lideri i partisë socialiste, Edi Rama, ka marrë pjesë në promovimin e librit të tij të fundit, “Kurban”, në qytetin e Shkodrës.

  • Prishtinë, gjykata jep
    18 vite burg për Gashin

    Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka marrë vendimin mbi vrasjen e Salih Gashit, nga Fahredin Gashi, në datë 15 qershor të vitit 1999, në Varigovc të Lipjanit.

  • Thaci pret Bebic
    Ndihmë për integrimin

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç. Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, ku Kryeministri Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri.

  • Kurbin, një i mitur
    vret një 34 vjeca

    Pak orë më parë një sherr për motive banale ka sjellë vdekjen e një 34 vjecari, në fshatin Skuraj, në Kurbin. Viktima, Kastriot Brozi, është qëlluar për vdekje me një armë zjarri nga një 17 vjecar, identiteti i të cilët ende nuk bëhet i ditur.

  • Bebic në Kosovë:
    Historia nuk duhet harrua

    Gjatë vizitës së tij në Kosovë kryeparlamentari kroat, Luka Bebic, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Republikën e Kosovës. Bebic ka thënë se historia nuk duhet harruar, por nuk duhet jetuar më të, duhet ecur përpara.
    Thaci pret Bebic: Ndihmë për integrimin

  • Tiranë, Bashkia blic në tregje
    për produktet e rrezikshme

    “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, së bashku me strukturat e tjera të pushtetit qendror, siç është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve të Tiranës kanë ndërmarrë sot aksionin e radhës, për verifikimin e të gjithë problematikave, për parandalimin e të gjithë produkteve të rrezikshme që tregtohen në qytetin tonë.

  • Dosja e Xhuvanit, ministri
    urdhëron inspektim urgjent

    Ministri i drejtësisë, Eduard Halimi, ka urdhëruar një rishikim urgjent të dosjes mbi Kostnadin Xhuvanin, djalin e deputetes së Partisë Socialsite dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani si dhe regjisorit Gjergji Xhuvani. Inspektimi është duke u bërë nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dhe Prokuroria.
    Gjykata e Tiranës dënon 2 vjet burg djalin e Xhuvanëve

  • CEZ: Kemi filluar negociatat
    mbi borxhin ndaj KESH

    Kompania CEZ Shpërndarje ka reaguar mbi borxhin që i detyrohet Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare. Drejtoresha për komunikim në CEZ, Fabiola Haxhillari, gjatë një deklarate për shtyp bëri të ditur se negociatat për shlyerjen e borxhit, prej 55 milion euro, kanë nisur.

  • Femrat në polici, Burgaj:
    Luftë mentalitetit të vjetë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, siguroi femrat se do kenë mbështetje të rolit të saj në të gjitha strukturat e policisë.

  • Dimër marrëdhëniesh mes CEZ
    e Qeverisë, i hiqet monopoli

    "Shqiptarja.com" zbardh ndryshimet që pritet të ndodhin në ligjin që do kalojë në parlament. Drafti paraqet një ndryshim thelbësor, duke i hequr kompanisë CEZ shpërndarja monopolin, apo mundësinë për të qenë e vetme në treg sidomos për konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike.
    CEZ: Kemi filluar negociatat mbi borxhin ndaj KESH

  • Bulqizë, babai: Djalin ma mbani
    në burg, ose do ta vras 

    Eshtë vetëm një copëz jete e qytetit të vogël të minatorëve i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për problemet sociale, grevën dhe për jetët e humbura në minierë. Luftim Asllani, 55 vjeë me profesion prej 25 vitesh minator në Bulqizë i kërkon ndihmë shtetit për të riedukuar djalin e tij i cili prej kohësh përfshihet në vjedhje apo në vepra të tjera kriminale.

  • Gazsjellësi TAP, nisin
    negociatat

    Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) u diskutua sot në ministrinë e Ekonomisë mes anëtarëve të grupit negociator, i kryesuar nga ministri i ETE-s, Nasip Naço.

  • Hedhin letra drejt ambasadës
    serbe, shoqërohen në polici

    Dy të rinj janë shoqëruar në komisariatin e policisë pasi akuzohen se kanë hedhur letra në drejtim të ambasadës serbe. Nga të dhënat e para mësohet se të shoqëruarit së bashku me një grup të rinjshë të cilët kanë protestuar paraditen e sotme para ambasadës serbe për situatën në veri të Kosovës.

  • Aksidenti, lirohet Ledio Ruçi
    arrest me burg Edi Canit

    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë detyrim me paraqitje për djalin e Gramoz Ruçit. Tre ditë më parë, Ledio Ruçi me një makinë BMW X6 aksidentoi për vdekje 27 vjeçaren e cila ishte në makinë Mini Cooper me shoqen e vet dhe me një shokun e Ledios, Eduart Canin. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe dënimin e merituar për dy të rinjt, që drejtonin makinat. (Në foto: Ledina Pinderi me të motrën Brunilda, viktimë e aksidentit)

  • Sequi: Eshte rritur numri
    i azilkërkuesve shqiptarë

    Ambasadori i BE-së në Tiranë kërkon respektimin e detyrimeve që përcaktohen në marrëveshjen e liberalizimit të vizave. Duke folur në prezantimin e portalit të ri të BE-së për vendet e treta, Sekui kërkoi forcimin e politikave frenuese, në mënyrë që të zbatohen detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave

  • Itali, kërkohet rishikimi i ligjit për
    kombësinë e fëmijë emigrantë

    Ministri i ri italian i ngarkuar me Integrimin kërkoi sot që legjislacioni mbi imigracionin të rishikohet, duke i dhënë mbështetjen e tij propozimit të presidentit të Republikës për t'i dhënë kombësinë italiane fëmijëve të emigrantëve të lindur në vend.

  • Greqi, Merkel: S'kemi
    kushtet për lëvrimin e këstit

    Kancelarja gjermane i bëri thirrje sot partisë konservatore greke të angazhohet për zbatimin e reformave në mënyrë që të garantojë lëvrimin e një huaje jetike për Athinën, duke e gjykuar kundërshtimin e kësaj partie për të ardhur keq pasi vjen nga e njëjta familja politike si e saj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv