Arkiva

  • Lëvizja Socialiste për Integrim mund të mos njohë rezultatin në Vorë dhe Pogradec, dy bashki në të cilat kjo forcë politike garonte me kandidatët e saj në emër të koalicionit të majtë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama foli për pazare në bashkinë e Pogradecit ku u shpall fitues Eduard Kapri përballë Diana Miles të ASHE. "Ja kalon dhe pazarit te Roskovecit", tha Rama.  Rama: Rezultati ne Vore ende i pashpallur nga KQZ, do ndjekim cdo vote.  VIDEO
    Konferenca për shtyp e Luan Rames

     
  • Historik / Zgjedhjet për Tiranën,
    Erion Veliaj kryebashkiaku i 42-të 

    Erion Veliaj ka siguruar fitoren në garën për Bashkinë e Tiranës përballë rivalit të djathtë, Halim Kosova duke u bërë kryebashkiku i 42-të në historinë e kryeqytetit dhe i gjashti pas rënies së komunizmit. Deri tani Veliaj kryeson me 53.6% të votave, ndërsa Kosova ka 39%.

  • Ekskluzive - Këshillat në kohë
    reale. Krahasimi 2011/2015

    Projeksioni i A1 Report- Po vazhdon ne te gjitha KZAZ numerimi per keshillat bashkiake, vende te cilat percaktohen ne saj te votave qe merr secila nga partite politike. Ndiqni ne kohen reale rezultatet te cilat vijne te krahasuar qark per qark dhe parti per parti, me ato te zgjedhjeve vendore te vitit 2011.
    Nis 'lufta' për Këshillat, PS-LSI sfidojnë njëra-tjetrën, ja ku rriten

  • Zgjedhjet vendore, Shqipëria votoi!

     Vota e 21 qershorit rikonfirmon të majtën, ndërsa në Tiranë udhëheq Veliaj. Rezultatet e deritanishme nxjerrin fitues me një diferencë të thellë koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, pas zgjedhjeve të së dielës ku mbi 3.3 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në 61 bashki.

  • Skrapar, LSI del forcë e parë politike, fiton 10 këshilltarë bashkiakë

    TIRANË, 22 Qershor /ATSH/ – Ndërkohë që procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie është drejt fundit, në bashkinë e Skraparit ka përfunduar edhe numërimi për këshilltarët bashkiakë. Sipas rezultateve të KZAZ në Skrapar, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë forca e parë politike me 4486 vota duke fituar 10 këshilltarë, Partia […]

  • Pakistan, 450 të vdekur nga vala e të nxehtit

    KARAKI, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Vala e të nxehtit që ka prekur pjesën jugore të Pakistanit ka shkaktuar më shumë se 450 të vdekur këto tre ditët e fundit, njoftuan sot autoritetet lokale, një raport i dyfishuar krahasuar me një ditë më parë. Pjesa më e madhe e të vdekurve janë regjistruar në Karaki, qyteti […]

  • PD, e treta për këshillat 
    bashkiake, Bogdani: Fituam

    Demokratët kanë pësuar një rënie drastike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, teksa ka filluar dhe numërimi i kutive të para për këshillat bashkiake. 

  • Nis 'lufta' për Këshillat, PS-LSI 
    sfidojnë njëra-tjetrën, ja ku rriten

    Gara për kryetar të bashkive është pjesa më e vogël e luftës politike. Tashmë mes së majtës ka nisur gara për të marrë votat që do të përcaktojnë dhe ndarjen e këshillave bashkiak, që këtë herë do të vendosen në bazë të ndarjes së re territoriale. 

  • Bashkia Elbasan, Sejdini 
    i PS fiton mandatin e tretë

    Kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka fituar mandatin e tretë në këtë post përballe Ardjan Turkut, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili la mandatin 50 ditë para datës së votimeve. 

  • Surpriza e zgjedhjeve në Pogradec 
    fiton kandidati PD-së Eduart Kapri

    Procesi i numërimit të votimeve në Bashkinë e Pogradecit ka përfunduar me fitoren e kandidatit të së djathtës, Eduart Kaprit, i Partisë Demokratike. 

  • Vlora e Fieri ruajnë traditën

    Asnjë surprizë në Vlorë. Ashtu siç pritej koalicioni i majtë ka triumfuar me lehtësi në këtë bastion të tij. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli do të jetë kryetari i ri Bashkisë së Vlorës, pasi ka fituar me 61.7% (30000 vota). 

  • Surpriza në Përmet pas
    25 vitesh PD fiton bashkinë

    Qytetarët e Përmetit kanë surprizuar ditën e dielë, pasi në kutitë e votimit kanë votuar kandidatin e Partisë Demokratike Niko Shupulin, votë kjo historike për këtë forcë politike, pasi asnjë nga kandidantët e PD nuk kanë fituar në zgjedhjet e shkuara në Përmet. 

  • Tërmet Peçi fiton bindshëm, në
    Memaliaj PD merr vetëm 711 vota

    Në Tepelenë nuk ka pasur surpriza. Tërmet Peçi, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka zyrtarizuar fitoren e tij në Tepelenë, duke mos lëshuar për të dytën herë postin e kryebashkiakut.

  • Zgjedhjet vendore, Florjan Koka 
    e ASHE zgjidhet kryebashkiake

    Saranda vijon të qëndrojë e majtë dhe për 4 vitet e ardhshme, teksa ka përfunduar numërimi i votave ditën e djeshme duke u shpallur mes përplasjeve të forta, ulje ngritjeve përkatëse kandidatja e Aleancës Për Shqipërinë Evropiane të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

  • PBDNJ humbet në të gjitha 
    bashkitë, Goro fiton në Himarë

    Partia e Bashkimit për të Drejta e Njeriut ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje vendore. Partia që përfaqëson minoritetin grek në vendin tonë nuk ka mundur që të marrë asnjë prej bashkive ku ka kandiduar, madje as ato ku minoriteti përbën shumicën. 

  • PD tani lufton me të pavarurit
    Ja ku i ka rezultatet më të dobëta

    Zgjedhjet lokale të 21 qershorit kanë sjellë disa rezultate suprizë. Përveç shembjes së disa bastioneve, në disa zona koalicioni opozitar ka marrë rezultat dërrmues.
    Nuk bëhet fjalë vetëm për Kurbinin ku kandidati ishte i tërhequr por edhe në disa zona të tjera ku kandidatët kanë zhvilluar fushatë.

  • Thyhet bastioni i PD, Dibra voton
    Shukri Xhelilin, rrëzohet Krosi

    Zgjedhjet për pushtetin vendor kanë sjellë jo pak surpriza këtë vit. Veç diferencës së bashkive të fituara nga PS dhe PD, surprizë janë dhe thyerjet e bastioneve të së majtës dhe së djathtës.

  • ASHE “thyen” një tjetër bastion 
    të PD, Xhelili në krye të Dibrës

    Dibra është një tjetër bastion i djathtë i cili “thyhet” në këto zgjedhje dhe fitohet nga të majtët. Pas 3 mandateve nën drejtimin e Ilir Krosit, Dibra do të ketë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelilin. 

  • Zgjedhje surprizë, PD dhe
    PS "shkëmbejnë" bastionet

    Në rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve vendore mund të quhen edhe zgjedhjet që kanë rezervuar surpriza. Partitë më të rëndësishmë politike si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se kanë “ndërruar” bastionet mes tyre. Partia Demokratike ka arritur të fitojë në bashkitë e Përmetit, Pogradecit, Mallakastrës, Cërrikut dhe Selenicës të cilat prej kohësh janë quajtur si bastione të majta.  VIDEO

  • Gara për Fierin, Alibeaj pranon
    humbjen, uron Subashin e ASHE

    Kandidati i APPD për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj ka pranuar humbjen e tij në zgjedhje si dhe i ka shprehur urimet kundërshtarit të tij, kandidatit të ASHE dhe kryebashkiakut të ri të Fierit Armando Subashi. Përmes një statusi në facebook ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Fierit për shprehjen e qytetarisë me anë të votës.
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv