-
Bollino: Basha bojkoton mendimin pluralist, jo vetëm median
Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se "ka blerë" mediat, por nëse do të ishte kështu do të ishin mediat "e blera" që nuk do t'i jepnin hapsirë PD-së: ndërsa në të vërtetë, paradoksi që zbulon gënjeshtrën është fakti se ndodh e kundërta pse është PD që refuzon intervista dhe debatet dhe vendos të bojkotojë televizionet, tamam si bëri me parlamentin më parë dhe pastaj me zgjedhjet. Në të vërtetë nuk është pluralizmi dhe liria e medias modeli që Lulzim Basha ëndërron.
3 Shtator 2019 -
Bollino: Edhe njëherë mediat italiane shtrembërojnë imazhin e Shqipërisë
Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin.
9 Gusht 2019 -
Bollino: 13 tetori, varka prej letre mbi të cilën po (ri)fundoset Basha
Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, siç parashikon dekreti i Ilir Metës, por në të cilat vetë PD-ja ka vendosur të mos marrë pjesë. Pra, Basha del humbës edhe në skenarin e kësaj bote paralele, që ai vetë po e shkruan. Duket si një predispozitë natyrale për disfatë, kundër së cilës Luli nuk gjen asnjë ilaç, veç shmangies së çdo gare.
7 Gusht 2019 -
Bollino: Bota paralele e Lulit, Monës dhe Ilirit
Kanë bërë një llogari (virtuale) se 85 për qind e vendit është nga ana e tyre. Është ky 85-përqindësh (virtual) shqiptarësh, që jetojnë në botën paralele të opozitës
17 Korrik 2019 -
Bollino: Iku 30 qershori, tani fillojnë problemet për Bashën
Pasi ka humbur betejën kryesore, tani për Bashën nis pas-30 qershori, dhe për të parashikohen probleme edhe më të rënda. PD-ja (ashtu si dhe LSI-ja) janë vetëpërjashtuar përfundimisht nga të gjitha institucionet shtetërore, duke dënuar me këtë izolim edhe mbështetësit e tyre.
28 Qershor 2019 -
Carlo Bollino: Të gjithë ne po luajmë me zjarrin
Të gjithë aktorët e kësaj beteje politike, të marrë dhe pa logjikë, po luajnë me zjarrin, edhe një herë mbi kurriz të Shqipërisë. Të gjithë besojnë se kanë të drejtë, të gjithë pretendojnë se veprojnë mbi bazën e parimeve më të larta, por nuk po kuptojnë se flamujt e tyre të shenjtë valaviten mbi një fuçi mbushur me tritol.
18 Qershor 2019 -
Bollino: Shitblerja e votave/Ja si reagon politika në vendet demokratike
Prokuroria e Barit ka hapur ditët e fundit 16 dosje për shitblerjen e pretenduar të votave në zgjedhjet vendore të 27 majit. Shqipëria është viktimë e idesë së përjetshme se është unike në çdo gjë, ashtu edhe në shitblerjen e votave. Por mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në Google, që të zbulosh se vetëm për Italinë janë 220.000 lajme që trajtojnë këtë problem, nga veriu deri ne jug. Në rast se parimet demokratike të zbatuara nga politikanët dhe nga mediat evropiane do të zbatoheshin edhe në Shqipëri, situata duhte te ishte krejt ndryshe sot.
17 Qershor 2019 -
Bollino: Kërkon një datë të re të zgjedhjeve, presidenti e kuptoi gafën që bëri
Në motivimet e dekretit të tij, që nga shumë ekspertë u gjykua si antikushtetues, Meta kishte shpjeguar se data e re do të caktohej vetem pas një marrëveshjeje mes partive për të dalë nga kriza. Po çfarë kuptimi ka, atëhere, të flasësh për një datë të re sot, kur nuk ekziston ende asnjë marrëveshje për krizën?
12 Qershor 2019 -
Bollino: Meta merr një vendim, por kërkon dy ditë për ta argumentuar. Cili është plani i vërtetë?
Ajo që ndodhi është një nëpërkëmbje kushtetuese pa precedent, një lloj “puçi i bardhë presidencial”, që në të vërtetë rrezikon ta hedhë vendin në një krizë shumë të rëndë dhe të thellë kushtetuese dhe institucionale.
9 Qershor 2019 -
Bollino: Një natë dhune e gënjeshtrash që shkatërron kauzën e opozitës
Protesta e opozitës u transmetua live në shtatë televizione, mbi të paktën 30 faqe ëeb dhe qindra faqe facebook. Nuk ka asnjë skenë të asaj çfarë ndodhi të dielën në mbrëmje mes bulevardit dhe parlamentit që qytetarët shqiptarë të mos e kenë parë me sytë e tyre në kohë reale. Dhe megithate Basha dhe Berisha vazhdojnë të genjeinë edhe përpara fakteve.
3 Qershor 2019 -
Bollino: Çfarë rrezikon Rama (po dhe Basha) nga zgjedhjet pa garë
Ja pse edhe duke e ditur qe PD dhe LSI s'do marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Partia Socialiste, gjithsesi, duhet të luftojë t’i fitojë ato. Por në rast se Rama rrezikon të mos fitojë edhe pa patur përballë asnjë kundërshtar, edhe opozita do të mund të humbiste prapë edhe pa hyrë në garë.
1 Qershor 2019 -
Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës
Raporti evropian sqaron pa ekuivoke se në Shqipëri nuk ka asnjë emergjencë demokratike dhe asnjë tirani, nga e cila duhet ikur, sikurse këmbëngul, në të kundërt, retorika e opozitës. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” përsëritet në çdo protestë në sheshe. Në ato 114 faqe të publikuara sot në Bruksel, pohohet saktësisht se Shqipëria me ngadalë po bëhet si pjesa tjetër e Evropës. Kështu që, nga sot e tutje, opozita, ose të ndryshojë slogan, ose të ndryshojë strategji
29 Maj 2019 -
Bollino: Iluzionet e Bashës pas protestës së parë paqësore
Mes molotovëve dhe balonave fluturuese, i takon atij të vendosë se cili lloj zjarri është më i mirë.
26 Maj 2019 -
Bollino: Ja pse ndërkombëtarët për herë të parë nuk po e ndërmjetësojnë këtë krizë
Tek kriza që ka shpërthyer mes mazhorancës dhe një pjese të rëndësishme të opozitës, ajo çka të habit nuk është radikalizmi i protestës nga PD dhe LSI, por indiferenca që po vazhdon të tregojë komuniteti ndërkombëtar.
8 Maj 2019 -
Bollino: Pyetjes që PD dhe LSI ende nuk i kanë dhënë përgjigje
Çfarë do të bënte më shumë sot një qeveri e re tranzitore, që nuk e bëri ajo, e krijuar jo më larg se dy vjet më parë? Në realitet, synimi i vërtetë i “kushtit të panegociueshëm” të imponuar nga opozita është një tjetër.
26 Prill 2019 -
Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e urës në Rrogozhinë»
Qoftë në rastin e dosjes së famshme 339, qoftë në debatin e fundit për qëndrimin e deputetes holandeze për vizat, Karo Bolino citonte dosjen e prokurorisë në rastin e parë dhe deklaratën e një ish zyrtari europian në rastin e dytë, duke argumentuar se përmbajtja e këtyre teksteve është krejtësisht e ndryshme nga shumica e opinioneve apo perceptimeve që janë krijuar.
23 Prill 2019 -
Bollino: Nga Rudina Hajdari tek grabitja në Rinas, zyrtarët që nuk flasin bëhen bashkëfajtorë të fake news-eve
Tregu shqiptar i news-eve është përmbytur nga lajme të rreme. Por jo të gjitha fajet për këtë i kanë gazetarët. Edhe aftësia e dobët e institucioneve për të informuar dhe mungesa e transparencës, me të cilën shumë zyrtarë komunikojnë me publikun, kontribuojnë duke ushqyer fake news-et.
22 Prill 2019 -
Protesta e opozitës, kriza politike dhe negociatat/ Sonte në 'Repolitix' ambasadori italian
Cili është apeli i diplomatit të lartë Italian për mazhorancën dhe opozitën në situatën aktuale politike? Cfarë duhet të bëjë mazhoranca për reformën zgjedhore të 30 qershorit pa pritur përfshirjen e opozitës?
12 Prill 2019 -
Carlo Bollino: Egërsia e rregullores së Kuvendit kundër opozitës gandiane
Për të parën herë pas shumë vitesh dhune verbale beri-bashiane, më në fund dëgjojmë në Parlament zërin qytetar të një opozite moderne dhe evropiane, e cila kritikon pa ofenduar, analizon pa shpifur dhe kërkon pa shantazhuar.
11 Prill 2019 -
Bollino: Komedia e Lulzim Bashës me lirinë e medias
Tani pyetja është e thjeshtë: ç’lidhje kanë “black list”-at që harton PD-ja ndaj mediave të cilat nuk i kontrollon, me konceptin e “shtypit të lirë”, për të cilin flet Basha dhe për të cilin organizon madje edhe konferenca?
30 Mars 2019