Ekonomi
-
Pagesa e energjisë elektrike tashmë pritet të bëhet online, madje që nga telefoni celular. Kjo është nisma më e re e qeverisë shqiptare, e cila do të realizohet këtë javë. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se qeveria është gati për të mundësuar pagesën e energjisë elektrike në mënyrë online, si dhe nga celulari. 8 Shkurt 2015, 11:13
-
Gjiknuri siguron: S'ka përmbytje
8 Shkurt 2015, 10:36
në Shkodër, Fierza në kontrollShkodra nuk do të përmbytet. Kështu ka deklaruar nga nga Fierza, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i cili ka theksuar se situata në kaskadën e Drinit është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për përmbytje të zonës së Shkodrës, si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit. VIDEO
-
Ulet niveli i prurjeve në Fierzë, rritet
7 Shkurt 2015, 17:19
në HEC-in e Komanit e Vaut të DejësNiveli i prurjeve në Hidrocentralin e Fierzës janë ulur ndjeshëm duke rënë nga 900 m3/sek që ishin dje në 600 m3/sek sot, niveli i ujit është 292.75 m. Aktualisht kapaciteti prodhues i HEC-it të Fierzës vazhdon të jetë 470 megavat, duke punuar me 4 turbina me një nivel shkarkimi prej 300m3/s.
-
Mbifaturimet, Paloka: U anulluan
7 Shkurt 2015, 13:03
nga presioni i PD, Rama: Vajmedet!Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka janë përplasur në distancë sa i përket anullimit të mbifaturimeve të faturave të energjisë. Paloka e cilësoi këtë vendim të qeverisë si një fitore të PD-së, pasi kjo e fundit sipas tij ishte në ball të protestave të qytetarëve për energjinë. Por në një status në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama shkruan se PD ishte në pushtet në vitin 2010 dhe nuk i anulloi këto fatura. OSHEE: Po, vendimi është marrë që në 2010, por nuk është zbatuar
Rama: OSHEE fal 41,1 mln usd mbifaturim ndaj 53.900 qytetarëve -
Posta, Lazimi: Nuk tolerojmë asnjë
7 Shkurt 2015, 11:27
rast abuziv, rrisim me 10% rrogatDrejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh të shtunën se, “Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm financiar për Postën Shqiptare, ndërsa sfidat e së ardhmes mbetet rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit për të gjithë klientet.” VIDEO
-
“Expo Sud Italia”, 16 firma italiane
6 Shkurt 2015, 21:54
promo në Shqipëri në 1 sfilatë mode16 kompani italiane nga qytetet e Puglias, Campanias dhe Sicilisë kanë prezantuar produktet e tyre në Shqipëri përmes një sfilate mode. Firmat italiane, ku disa prej tyre vijnë për herë të parë ne vendin tonë do të jenë të pranishme në TEG dhe Coin deri më 21 shkurt. Produktet variojnë nga veshjet tekstile dhe ato të bëra me dorë deri tek bizhuteritë dhe objektet shtëpiake. FOTO VIDEO
-
Qama: Zonat e përmbytura të
6 Shkurt 2015, 19:52
pasiguruara, i përballon buxhetiInterviste me Alma Qama, konsulente për përmbytjet dhe sigurimet. Ndërsa në Shqipëri numërohen vetëm 35 mijë objekte të siguruara, zonat e përmbytura janë tërësisht jashtë mbulimit të shoqërive të sigurimit. Mbulimi i dëmeve do të bëhet tërësisht me fonde të buxhetit, të cilat do ndikojnë rëndë në financat e qeverisë. VIDEO
-
Shiu, Fierza drejt kuotës maksimale
6 Shkurt 2015, 19:45
portat e shkarkimit ende të mbylluraNdërsa rreshjet kanë rifilluar janë shtuar dhe prurjet në liqenin e Fierzes, i cili po shkon drejt kuotës makimale. Portat e shkarkimit janë të mbyllura por rreshjet do të vazhdojnë hapja e tyre do të jetë e detyrueshme, duke sjellë kështu dhe një përmbytje në zonën e nën Shkodrës.
-
Harito për A1 Report: 20 mln $ nga
6 Shkurt 2015, 19:44
buxheti për të shkarkuarit nga 2005Ministrja e Inovacionit Milena Harito në një intervistë për A1 Report, flet për situatën në administratën publike dhe në lidhje me konkurset.
-
Vodafone Albania i vjen në ndihmë
6 Shkurt 2015, 18:03
familjeve të prekura nga përmbytjetNë kushtet e një emergjence humanitare të shkaktuar nga përmbytjet e diteve të fundit në jug të Shqipërisë, kompania Vodafone Albania nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania përgjigjet menjëherë me paketën e parë të ndihmës për familjet e prekura.
-
Rama: OSHEE fal 41,1 mln usd
6 Shkurt 2015, 15:14
mbifaturim ndaj 53.900 qytetarëve53.900 konsumatorë të energjisë elektrike që janë faturuar aforfe apo ndaj të cilëve janë vendosur gjoba arbitrare do të çlirohen nga detyrimet e tyre. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se OSHEE do të marrë sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë këtyre konsumatorëve, duke njohur kështu zyrtarisht detyrimin prej 41.1 mln dollarë.
-
MEI marrëveshje me AREA, brenda
6 Shkurt 2015, 12:45
5 muajve shlyhen detyrimetMë në fund mes Ministrisë së Energjisë dhe Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme është nënshkruar dje një marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. MEI dhe KESH premtojnë të angazhohen në përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda 5 mujorit të parë të 2015
-
Prezantohet Guvernatori i ri, Sejko:
6 Shkurt 2015, 10:19
BSH do të funksionojë sipas ligjit!Gent Sejko, Guvernatori i r ii Bankës së Shqipërisë është prezantuar ditën e sotme, duke marrë kështu zyrtarisht postin e ri në kreun e BSH, pas rreth 6 muajsh nga shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani pas skamndalit të vjedhjes në institucionin qendror financiar në vend. VIDEO
-
Ndryshimi i çmimit të energjisë
6 Shkurt 2015, 07:27
HEC-et padi ndaj ERE dhe KESHVendimi i dhjetorit 2014 i Entit Rregullator të Energjisë për të ndryshuar formulën e blerjes së energjisë së rinovueshme që prodhohet nga hidroçentralet e vegjël, ka bërë që drejtuesit e “Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme” t'i drejtohen gjykatës administrative për të rrëzuar këtë vendim.
-
Genti Sejko Guvernatori i ri i BSH
5 Shkurt 2015, 21:17
miratohet në Kuvend me 105 vota
Skeda/ Kush është Genti Sejko?Gent Sejko do të jetë drejtuesi i ri i Bankës së Shqipërisë. I propozuar më herët nga Presidenti Nishani për drejtuar autoritetin më të lartë bankar në Shqipëri. 105 deputetë kanë votuar pro, 3 kundër dhe 4 të tjerë abstenuam për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. VIDEO - Votimi në kuvend
Rama: Votojmë Sejkon si Guvernator
Nishani dekreton Gent Sejkon në postin e Guvernatorit të BSH
Grupi i PS, Ruçi: Të enjten në Kuvend votojmë Sejkon Guvernator
Shkarkohet Fullani! Këshilli Mbikëqyrës i BSH "i jep duart" -
Projektet e infrastrukturës, hapi i
5 Shkurt 2015, 16:47
parë i bashkëpunimit Shqipëri-SerbiSerbia dhe Shqiperia nenshkruajne marreveshjen e pare per zhvillime infrastrukturore. Ministri i Ekonomise Ahmetaj dhe ministrja serbe Milajlovic theksuan se ky është hapi i parë që dy vendet bëjnë në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe është hap pozitiv që kjo nis me projektet e infrastrukturës. VIDEO
-
Banka Evropiane ndërpret
5 Shkurt 2015, 10:16
furnizimin me euro për GreqinëBanka Qendrore Evropiane ka ndërprerë furnizimin me euro për bankat greke. Duket se ka filluar kështu “loja e forcës” midis institucionit financiar evropian dhe Athinës. Masa e re është marrë të mërkurën, pas prezantimit të planeve të Tsipras.
-
Qeveria jep 153 ha truall për TAP-in
5 Shkurt 2015, 09:11Përmes një vendimi të djeshëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar tjetërsimin nga tokë bujqësore në truall të një sipërfaqeje totale prej 153 hektarësh në funksion të Gazsjellësit Transadriatik. Parcelat në fjalë shtrihen në Korçë, Berat dhe Fier, ndërkohë që Qeveria u kërkon drejtorive përkatëse të ...
-
Lista/ Gati legalizimi për 300
5 Shkurt 2015, 08:00
ndërtime në Durrës dhe TiranëKëshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e kalimit të pronësisë për 300 ndërtime pa leje të ndërtuara në toka me pronar apo në toka shtetërorë. Objektet të cilave u është miratuar e drejta e kalimit të pronësisë shtrihen në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.
-
Reforma Territoriale, donatorët
4 Shkurt 2015, 22:36
firmosin kontributin prej 1.1 mln $Përfaqësues të qeverisë suedeze, zvicerane dhe USAID-it nënshkruan sot kontributin e dytë financiar për projektin “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR). Kontributi total i tyre kap vlerën mbi 1.1 milion dollarë dhe do të shkojë për fazën e zbatimit të reformës që ka si qëllim konsolidimin administrativ dhe financiar të 61 bashkive të reja.