Kosova & Rajoni

  • Nga sot, të akuzuarit për krime lufte, të njohur si “Grupi i Drenicës”, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri. Kërkesa e mbrojtjes për zëvendësimin e paraburgimit me dorëzani dhe shqiptimin e masës ndaluese është aprovuar nga gjyqtarët e EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, bënë të ditur njëri nga avokatët e “Grupit të Drenicës”, Tomë Gashi, përmes postimit të tij në rrjetin social facebook.
  • Qeveria vendos: Jo më kosovare
    në luftëra të huaja si xhihadistë

    Sfida kundër terrorizmit është një ndër çështjet kryesore që Qeveria e Kosovës po ndërmerr masa ta ndalojë. Në mbledhjen e sotme, ajo ka miratuar një projektligj që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe 

  • Jacobson i uron punë të mbarë
    deputetëve të rinj, mungon VV

    Ambasadorja Jacobson ka pritur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës duke u uruar punë të mbarë. Të pranishëm kanë qenë deputetët e pothuaj të gjitha grupeve parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje. FOTO

  • Kryeministri Mustafa: Dialogu me
    Serbinë të garantojë qëndrueshmëri

    Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kaloj edhe këtë sfidë, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Në këtë intervistë, Mustafa flet edhe në lidhje me takimin e tij të parë me kryeministrin serb, Vuçiç, problemin e vazhdueshëm me migrimet ilegale të qytetarëve të Kosovës dhe sfidat me Listën Serbe në procesin e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

  • Prokurori Michalczuk akuzoi Ivanoviç
    dhe katër serbët tjerë për krime lufte

    Në pjesën e parë të gjykimit të Oliver Ivanoviçit, liderit të Iniciativës Qytetare DSP dhe katër serbëve të tjerë, që ka filluar sot në mëngjes në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut, fjalën hyrëse e ka mbajtur prokurori i kësaj çështje, Cezary Michalczuk i cili ka lexuar aktakuzën kundër të pandehurve, të cilët akuzohen për krime lufte dhe vrasje të rënda të shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

  • Nikoliç: BE e do Serbinë anëtare
    pa Kosovën, njohja është kusht

    Qeveria serbe së shpejti do të paraqesë propozimin e saj përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për revistën serbe “NIN” presidenti Tomislav Nikoliç, i vetëdijshëm që vendimi i tij do të hasë kundërshti me qeveritë perëndimore.

  • VIDEOLAJM/ Kur presidentja
    Jahjaga shpëton për mrekulli!

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpëtuar pa “thyer” këmbët ndërsa ka zbritur shkallët për të përshëndetur anëtarët e kabinetit qeveritar të ulur prapa foltores në Kuvendin e Kosovës. VIDEO

  • Skandali i pasaportave biometrike
    gjermanja dënohet me 12 vjet burg

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 12 vjet burg Natali Veliaj, me 11 vjet është dënuar Fisnik Blakaj, ndërsa vëllai i tij Betim Blakaj do të qëndroj 8 vjet në qeli, për shkak të veprave penale dhe përfshirjes në skandalin e prodhimit të pasaportave biometrike të Kosovës.

  • Thaçi me Komisionerin për Zgjerim
    'Në janar nisin bisedimet me Serbinë'

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar në Bruksel një takim me Komisionerin e ri për Zgjerim në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës për mediat, Thaçi deklaroi se informoi Johannes Hahn për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se shpreh angazhimin e tij për të bashkëpunuar për axhendën evropiane në Kosovë.

  • Fjalimi vjetor, Jahjaga: Të krijohet
    shpejt Gjykata Speciale. Ikën opozita

    Opozita e Kosovës ka braktisur sallën e Kuvendit kur Presidentja, Atifete Jahjaga ka dalë për të mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, Jahjaga ka kërkuar që Kosova  të përmbushë sa më shpejtë obligimin për krijimin e Gjykatës Speciale. VIDEO

  • Hyseni paralajmëron kosovarët
    "Mos u largoni, nuk ka azil për ju"

    Autoritetet në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve evropiane iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë në mënyrë të paligjshme, pasi që përpjekjet e tyre janë të kushtueshme dhe të kota.Ata kanë ritheksuar se vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova.

  • Serbia i hap dyert investitorëve nga
    Kosova, privatizohen 2000 kompani

    Serbia i hap dyer investitorëve kosovarë dhe bizneseve të tyre. lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave disa prej ndërmarrjeve serbe mund të privatizohen nga sipërmarrësit nga Kosova, pasi Beogradi i ka hapur dyert investitorëve kosovarë dëshirojnë të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Serbi.

  • Jahjaga i thotë Mogherinit: Do
    ta krijojmë Gjykatën Speciale

    Presidentja Atifete Jahjaga gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, i ka thënë asaj se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

  • Presidentja Jahjaga emëron
    anëtarët e KQZ së Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Anëtarët e KQZ do të jenë të njejtit.

  • BE-Qeverisë:Merruni me trafikantët
    që dërgojnë qytetarët jashtë vendit

    Zyra e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian që janë të pranishme në Kosovë kanë bërë atë që nuk e kanë bërë autoritetet e Kosovës. Ata kanë diskutuar sot për cështjen e migrimit masiv të qytetarëve duke kërkuar nga Qeveria që të merren me trafikantët dhe arsyet që po shtyjnë qytetarët për të emigruar.

  • BE diskuton për Kosovën, Mogherini
    " Në janar takohen Mustafa-Vuçiç "

    Ministrat e Punëve të Jashtme të BE do të diskutojnë sot për vendet e rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, bashkë me Kosovën. Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini tha se në janar pritet të ndodhë takimi mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.

  • Dialogu Kosovë-Serbi, nesër
    rifillojnë bisedimet në Bruksel

    Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, njëkohësisht kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e radhës.

  • Kuvendi s'miraton dot formimin
    e Komisioneve Parlamentare

    Ndërkohë, më 18 dhjetor, presidentja kosovare Atifete Jahjaga do të bëjë raportimin vjetor para deputetëve. Nga ana tjetër gjatë fundit të dhjetorit pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015. VIDEO

  • Kosovë, Centët që nuk i kthehen
    kusur konsumatorit, miliona € në vit

    Centët që konsumatorët nuk tërheqin si kusur gjatë blerjeve të tyre janë kthyer në milionë euro në vit. Koha Ditore shkruan se konsumatorët në Kosove humbasin rreth 50 milionë euro brenda një viti si pasojë e moskthimit të kusurit.

  • Samiti i Beogradit, mediat kosovare
    'Mustafa s'është ftuar të marrë pjesë'

    Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Isa Mustafa nuk do të marrë pjesë në samitin e Beogradit që do të mbahet më datat 16 dhe 17 dhjetor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv