Kosova & Rajoni

  • Pas ngjarjeve të një dite më parë në Prishtinë, ku u arrestua ish-lideri i vetëvendosjes dhe dhjetra aktivistë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për mes një deklarate për mediat u ka kërkuar partitve politike të rikthehen në tavolinën e dialogut dhe të gjejnë zgjidhje me mjete politike e jo përmes dhunës. Ajo çka bie në sy është fakti që Jahjaga në deklaratën e saj nuk ka komentuar mbi arrestimin e Albin Kurtit.
  • Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk
    bëjmë presion mbi institucionet

    Qeveria kosovare ka reaguar pas protestës së opozitës dhe arrestimeve në rradhët e aktivistëve të vetëvendosjes. Kabineti i Mustafës megjithatë kritikon ashpër politikat e vetëvendosjes në Kuvend dhe në rrugë, të cilat sipas tij cënojnë sigurinë në vend.

  • Tensionet, Vasili: Duhet dialog 
    Majko: Kurti politikan konfliktual

    Edhe politika shqiptare ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit nuk i shërben askujt duhet dialog për zgjidhjen e problemit që eksziton. Vasili: Duhet dialog.  Ndërkohe Pandeli Majko: Kurti është deputet konflikutal, Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.

  • Gjykata në Kosovë jep masën 30
    ditë paraburgim për Albin Kurtin

    Gjykata e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti. Deputeti i VV-së në ndodhet në prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.

  • Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg
    për bindje politike! Koha e Prishtinës

    Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është i pari dhe që ka reaguar për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti nga Policia e Kosovës dhe të dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj force politike. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i quan pamje të tmerrshme mësymjen e policisë në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.

  • Arrestohet Albin Kurti, policia
    hyri me forcë në selinë e VV-së

    Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar këtë të shtunë në selinë e kësaj partie, ku Kurti ishte strehuar pas pjesëmarrjes në manifestimin paqësor të opozitës në Prishtinë. Policia po ashtu ka arrestuar pas përleshjes me ta edhe dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes të cilët ishin mbledhur pranë godinës së VV-së. Mes të arrestuarëve janë edhe disa deputetë të Vetëvendosjes.  VIDEO/Arrestimi i Albin Kurtit  FOTO  VIDEO/Momenti kur policia mësyn në selinë e VV
    Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg për bindje politike! Koha e Prishtinës VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
    Opozita manifeston paqësisht  

  • Opozita në Kosovë, manifestim
    paqësor në Ditën e Pavarësisë

    Kosova ka festuar dhe protestuar në të njëjtën kohë në 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbushën sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, gjatë manifestimit paqësor të opozitës kosovare. Liderët e ozpoitës njëzëri protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Përveç pankartave dhe famuljve shqiptarë, ajo çka ra në sy ishte mungesa e flamurit të Kosovës.  FOTO


     

  • "Vend i sigurt", Gjermania i refuzon
    azil kosovarëve, kthen 60 persona

    60 shtetas kosovarë janë depërtuar nga Gjermania, ndërsa ishin duke kërkuar azil në këtë vend. Kjo masë e Berlinit ka ardhur me vonesë për shkak të mungesës së dokumenteve nga ana e azilkërkuesëve.

  • Samiti i Bërdo-Brionit, Nikoliç e
     Jahjaga nuk i flasin njëri-tjetrit

    Samiti i Bërdo-Brionit që u mbajt në Kroaci dhe Slloveni, mblodhi së bashku presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas përfundimit të këtij samiti, ku merrte pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë. 

  • Deputetja britanike: Nëse do BE-në
    Serbia e detyruar të njohë Kosovën

    "Serbia do të detyrohet që të njohë shtetin e Kosovës dhe kjo do të ndodhë përpara se ajo të anëtarësohet në Bashkimin Europian". Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputetja britanike Karen Lamli.

  • Majko në Kosovë: Festa e 28
    Nëntorit na fton të reflektojmë

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në një takim ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Mjako. Në këtë takim zyrtar, njëkohësisht edhe midis miqsh, u evokuan kujtimet e përbashkëta të kohës së Luftës çlirimtare dhe këmbyen ide për gjendjen në rajon dhe tejkalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.

  • "Le Iene" në Kaçanikun jo vetëm
    të Lavdrim Muhaxherit: Qyteti i ISIS

    Gazetarët e emisionit investigati "Le Iene" kanë bërë një reportazh për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të "pa feshë". Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit. Motra: Më tha se ka ikur të luftojë për Allahun - "por Zoti lart e di më së miri". Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta. 

  • Kosovë, opozita dorëzon
    peticionin tek Presidentja

    Përfaqësues të tri subjekteve opozitare në Kosovë kanë dorëzuar te Presidentja Atifete Jahjaga peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve që kundërshtojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

  • Kurti: Pushteti e ka degraduar
    Republikën në një Principatë!

    Në intervistën ekskluzive dhënë KTV-së, Albin Kurti, nga arratia, thotë se qeveria dhe opozita nuk janë palë të barabarta, pasi që “ata e kanë kapur Republikën dhe e kanë degraduar në një Principatë”.

  • "Kundër qeverisë", 30 ditë para -
    burgim për 17 protestuesit e opozitës

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj 17 të arrestuarve të ditës së mërkurë.  Masa e paraburgimit  do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh.

  • ​VIDEOLAJM / Polici serb dhunon
    gazetarin e "Blic" në Kosovë

    Gjatë protestës së djeshme të opozitës në Kosovë, policia ka ndërhyrë brutalisht dhe ndaj një gazetari. Bëhet fjalë për Labinot Balaj, që punon për gazetën “Blic” në Kosovë. Balaj ndonëse nuk kundërshtoi forcat e policisë, pësoi lëndime në kokë nga goditjet e policëve, veprim për të cilin shprehu keqardhje edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

  • Gjakovë, çelet Zyra Rajonale
    e Zhvillimit Shqipëri-Kosovë

    Me një ceremoni zyrtare, është hapur sot në Gjakovë Zyra Rajonale për Zonën Ndërkufitare të Zhvillimit Shqipëri – Kosovë e FSHZH. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e ka vlerësuar çeljen e kësaj zyre si shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme, ku do të ofrohet mundësia e veprimeve konkrete për aktivitete të përbashkëta.

  • "Tërhiqet" opozita: Anullohen
    protestat, por vijojnë kundërshtitë

    Partitë opozitare kanë vendosur të mos protestojnë , edhe pse sot ata kishin paralajmëruar se do të dalin në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjet si dhe lirimin e deputetes Donika Kadaj  Bujupi. Liderët e opozitës kanë bërë të ditur se takimi i tyre i radhës do të jetë më 28 Nëntor.

  • Priten sërish protesta, policia 
    rrethon Kuvendin e Kosovës

    Mbas protestave të ditës së djeshme, qeveria e Kosovës merr masa për të parashikuar çdo incident të mundshëm. Ndërkohë që protestuesit kanë paralajmëruar për protesta edhe ditën e sotme. Protestuesit që u mblodhën dje para godinës së qeverisë kanë hedhur gurë ndaj policisë. Të paktën 13 protestues u arrestuan, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë protestës.

  • ​Mustafa Mogherini-t: Na hiqni
    vizat, i kemi plotësuar kushtet

    Kryeministri Isa Mustafa gjatë një takimi me komisioneren e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini ka kërkuar liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv