Kosova & Rajoni
-
Për veprimtarin Adem Demaçi, formimi i gjykatës për ish-pjesëtarët e UÇK-së, është i papranueshëm dhe nuk do të jetë produktiv. Sipas tij, ndërkombëtarët e kanë parë të arsyeshme të fshehin krimet e Serbisë dhe kjo sipas tij është krim mbi krimet. 3 Gusht 2014, 22:50
-
Opozita:Vendimet e qeverisë Thaçi
3 Gusht 2014, 13:30
të dëmshme, do të rishikohenNë një kohë që politika kosovare po kërkon një zgjidhje për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, blloku opozitar akuzon qeverinë në ikje të Hashim Thaçit se po merr vendime të dëmshme për Kosovën.
VIDEO -
Kriza politike, analistët: Qeveri
3 Gusht 2014, 08:19
gjithëpërfshirëse, jo zgjedhje të rejaNdërsa partitë politike në Kosovë nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një qeveri, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, analistët politikë mendojnë se një qeveri gjithëpërfshirëse do të jetë mundësia e vetme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.
-
Kosova alarm nga sulmet terroriste
2 Gusht 2014, 11:42
Jahjaga: Jo strehë për radikaletPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngritur sërish çështjen e parandalimit të veprimeve radikale ekstremiste në një takim që ka zhvilluar me kryeministrin në largim, Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
VIDEO -
Carla Del Ponte: Do rikthehesha në
1 Gusht 2014, 21:10
Hagë për të gjykuar krerët e UÇK-sëIsh-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.
-
Qeveria e re e Kosovës, PDK
1 Gusht 2014, 15:13
'Nuk duhet një shumicë e thjeshtë'Partia Demokratike e Kosovës thotë se “një qeverisje me shumicë të thjeshtë, nën 80 deputetë, nuk i duhet Kosovës, duke marrë parasysh sfidat e vendit dhe nevojat për një ndryshim rrënjësor të një qeverisjeje me orientim të theksuar ekonomik”.
VIDEO -
Krasniqi: S’duhen zgjedhje të reja,
1 Gusht 2014, 09:37
Kosova tani e ka qeverinë e reIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tani deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma, i cili do të qeverisë vendin. “Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, ka thënë Krasniqi per mediat në Kosovë.
-
FOTOLAJM/ Shiu i rrëmbyeshëm
31 Korrik 2014, 22:08
në Gjilan bllokon lëvizjen në qytetGjatë ditës së sotme qyteti i Gjilanit në Kosovë është përballur më një fenomen të rrallë. Një shi i rrëmbyeshëm i cili ka përfshirë qytetin kosovar ka shkaktuar një kaos të vërtetë. Shiu ka shkaktuar bllokimin e trafikut në qytet dhe shumë rrugë të qytetit janë bërë të pakalueshme, ndërsa qyteti ngjason me një kënetë moçalike.
-
Familjarët mbështesin Muhaxherin:
31 Korrik 2014, 20:46
I preu kokën 1 përdhunuesi femrashNjë ditë pasi një fotografi e të birit tmerroi botën, dera e shtëpisë së Kjani Muhaxhirit në periferi të Kaçanikut ishte e mbyllur pothuajse gjatë gjithë ditës. Prindërit dhe dy vëllezërit thonë se nuk janë aty. Përreth oborrit bëjnë pothuajse roje xhaxhallarët dhe kushërinjtë. Ata e pranojnë që fotografia ku vërehet një i mitur me kokë të prerë në duart e Muhaxherit nuk është e rreme. Madje kanë edhe arsyetimin për të.
-
Malmstrom mandat të dytë në BE
31 Korrik 2014, 16:06
me qëndrim të njëjtë për KosovënMalmström rimerr për herë të dytë mandatin si Komisionere për punët e Brendshme në Bashkimin Europian. Komisionerja nga Suedia është tepër e kënaqur për këtë riemërim, por gjithashtu nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës.
-
Shtyhet masa e paraburgimit
31 Korrik 2014, 07:35
për 4 të dyshuar për terrorizëmGjykata e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për terrorizëm, Ilir Berisha, Sadet Topojani dhe Burim Ballazhi, ndërsa të dyshuarit të katërt, Jetmir Kyqykun, i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak.
-
Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi
30 Korrik 2014, 16:19
Ahmeti: Berisha është një psikopatAmbasadori i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se ish-kryeministri Sali Berisha është një psikopat.
Xhaferi madje çuditet se si një pjesë e kosovarëve e do atë. -
Marty: Keqardhje që kryeministër
30 Korrik 2014, 20:22
do të jetë Thaçi ose HaradinajSenatori zviceran, Dick Marty në një intervistë për mediat zviceriane ka thënë se është për të shprehur keqardhje kur posti kryeministri në Kosovë ndahet mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
-
Lavdrim Muhaxhiri, Jahjaga:Kosova
30 Korrik 2014, 17:33
nuk do bëhet burim i ekstremizmitPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.
-
Mustafa: Kosova kthim në binarë
30 Korrik 2014, 12:32
Jo prerje kokash në emër të AllahutMe një qëndrim të ashpër, kreu i LDK-së Isa Mustafa flet për ndalje të keqpërdorimit të fesë islame dhe prerjes së kokave në emër të Allahut, edhe pse nuk përcakton qartë se cilit realiteti i referohet. Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, duke i’u referuar zhvillimeve në vendin e tij, u shpreh se Kosova duhet të kthehet e të eci në binarë normal.
-
Mustafa: Vrasin njerëz e presin koka
30 Korrik 2014, 11:09
duke përmendur Allahun, e padrejtëKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në "Facebook" ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me fenomenet që po e degradojnë shoqërinë kosovare, duke filluar nga korrupsioni, fundosjen e arsimit dhe mbjelljes së urrejtjes fetare dhe gjinore.
-
Dick Marty: Unë kurrë nuk e kam
30 Korrik 2014, 11:00
vënë në fokus tregtinë me organeIsh-raportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dick Marty në një intervistë për radion zvicerane SRF ka thënë se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
-
Turistët nga Kosova zgjedhin
30 Korrik 2014, 08:26
Shëngjinin, pastërti e çmime të liraShëngjini është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara nga pushuesit kosovarë. Jo vetëm për afërsinë gjeografike, por mbi të gjitha bukuria që ofron ky plazh dhe çmimet e përballueshme, janë arsyet kryesore pse shumica e turistëve e kanë kthyer në një traditë ardhjen me pushime në Shëngjin.
-
Blloku kërkon nga Kushtetuesja
29 Korrik 2014, 22:51
të hedhë poshtë kërkesën e PDKBlloku i treshes LDK-AAK-Nisma, në emër të 67 deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe ata të Vetëvendosjes, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet e tyre lidhur me seancën konstitutive të 19 korrikut. Sipas argumenteve të tyre, Gjykata Kushtetuese duhet ta refuzojë si të papranueshme kërkesën e PDK-së, pasi kjo e fundit nuk është palë e autorizuar për të parashtruar kërkesë, dhe se kërkesa e parashtruar nuk është në pajtim me Kushtetutën.
-
James Hooper: Raporti i Williamson
29 Korrik 2014, 20:03
ka të bëjë me të ardhmen e KosovësNë një intervistë për "Zërin e Amerikës", ish-diplomati James Hooper, ekspert i çështjeve të Ballkanit, tha se raporti i Kryeprokurorit amerikan Clint Williamson ka të bëjë më tepër me të ardhmen e Kosovës se sa me të shkuarën e saj.