Kosova & Rajoni

  • Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar sot një padi penale në Prokurorinë e Prishtinës, kundër Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në lidhje me ngjarjet e 17 tetorit të këtij viti, kur deputetë të këtij subjekti politik nuk janë lejuar të hyjnë në hapësirat e ndërtesës së Kuvendit.
  • Mitrovicë, dy shqiptarë
    sulmohen nga një grup serbësh

    Dy të rinj shqiptarë B. Smajli dhe A. Gashi janë sulmuar fizikisht nga një grup serb në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

  • Takimi i rradhës Thaçi-Daçiç do
    të mbahet në 7 nënto

    Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë mund të arrijnë marrëveshje të mërkurën e ardhshme, për hapjen e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd.

  • Thaçi: Do të bisedojmë, por nuk
    i harrojmë tmerret e Serbisë

    Në fjalimin e tij, Thaçi tha se nuk ka ndonjë nostalgji apo dëshirë për të takuar lidershipin aktual të Serbisë, por ky proces sipas tij, tani është në interes të Kosovës dhe procesit të saj integrues. Thaçi theksoi se pavarësisht dialogut ne kurrë nuk do ta harrojmë tmerrin dhe dhimbjen që na ka shkaktuar Serbia.

  • Presidenti serb: E kemi gati
    zgjidhjen me Kosovën

    Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç tha se qeveria serbe e ka përgatitur zgjidhjen për Kosovën dhe pret që Serbia të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, duke vlerësuar se në këtë pikëpamje nuk është e paketuar çdo gjë në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë.

  • Dialogu Serbi- Kosovë, takimi
    Thaçi- Daçiç më 7 Nënto

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve me 7 nëntor. Autoritet në Beograd pritet të ofrojnë një model të ri për zgjedhjen e problemit të institucioneve paralele në Kosovë.

  • Klinton e Ashton: S'ka ndryshim
    kufijsh, dialogu duhet të vijojë

    Të dyja përfaqësueset e larta të diplomacisë, Hilari Klinton dhe Kathrin Ashton, vlerësuan si tepër të “guximshëm” kryeministrin Thaçi, për vendimin e tij për t’u ulur në një tryezë me kryeministrin serb, duke ditur se ishte një rrezik politik. Sekretarja amerikane e shtetit dhe shefja e diplomacisë evropiane, u takuan sot me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.
    Klinton nesër në Tiranë, blindohet kryeqyteti

  • Qosja: Veriu, "Kali i Trojës"
    të shkëmbehet me Preshevën

    Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë gjatë ditës së sotme një deklaratë të rrallë në të cilën shprehet pro shkëmbimeve territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se veriu është si “Kali i Trojës” i cili do sjellë gjithmonë shqetësime për Kosovën, ndërsa shton se për t’i evituar këto probleme duhet që veriu të shkëmbehet me Luginën e Preshevës.

  • Klinton dhe Ashton mbërijnë
    në Prishtinë, i pret Jahjaga

    Në Aeroportin e Prishtinës, shefja e diplomacisë amerikane dhe ajo e diplomacisë evropiane janë pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

  • Clinton në Sarajevë, pasdite
    në Serbi dhe në mbrëmje në Kosovë

    Clinton mbërriti në Sarajevë. Clinton dhe Ashton në orët e pasdites do të vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd dhe në Kosovë.

  • Burundi njeh Kosovën, si shtet
    të pavarur dhe sovran

    Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Burundi është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

  • Thaçi-Daçiç, zbulohet çfarë
    u diskutua në takimin në Bruksel

    Ndër pikat e para që pritet të diskutohet në dialog është veriu. BE-ja në platformën e saj do të kërkojë nga Serbia të ndërpresë ushtrimin e funksioneve shtetërore në territorin e Kosovë. Lajmi publikohet sot në gazetën kosovare "Koha ditore".

  • Clinton dhe Ashton: Në dialog të
    përfshihen Nikoliç dhe Jahjaga

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjerohet në nivelin presidencial. Kjo do të thotë se në të duhet të përfshihet edhe Presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo është një nga kërkesat e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton.

  • Qeveria e Kosovës, “sekrete”
    platforma e bisedimeve me Serbinë

    Qeveria e Kosovës 10 ditë pas marrjes së “dritës jeshile” nga Kuvendi i Kosovës për fillimin e bisedimeve politike me Serbinë, ende nuk ka dhënë detaje nëse ka filluar me hartimin e platformës së bisedimeve. Zyrtarët e lartë qeveritarë janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos japin asnjë informacion lidhur me hartimin e një platforme të mundshme.

  • Dhuna ndaj VV, Jahjaga: S’ka
    imunitet për tejkalim kompetencash

    Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë imunitet “për tejkalimin e kompetencave”. Kështu është shprehur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një intervistë për agjencinë Kosovapress, duke iu referuar dhunës së ushtruar nga Policia pak ditë më parë në Prishtinë ku mbetën të plagosur deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Gazeta serbe: Autonomi financiare
    për veriun e Kosovës

    Gazeta “Danas” e Beogradit, duke u bazuar në burimet në Ministrinë e Jashtme gjermane jep një nga zgjidhjet që mbështet Gjermania për veriun e Kosovës

  • Kurban Bajrami në Kosovë me
    mesazhe paqeje e solidariteti

    Mijëra besimtarë myslimanë në Kosovë, kanë kryer sot faljen e Kurban Bajramit, ndërkohë që në Tiranë u bë dje. Manifestimi qendror i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

  • Nikoliç: Serbia e gatshme për
    kompromise  me Prishtinën

    Gjatë takimit Nikoliç dhe Hague janë pajtuar se është e domosdoshme që të gjitha çështjet kontestuese të zgjidhen në bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet të cilat mundësojnë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e Kosovës, që janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, citohet të ketë thënë Nikoliç.

  • Hague: Serbisë ia kemi bërë të
    qartë, harta nuk ndryshon

    Mesazhi i Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, përcillet vetëm pak orë para se të niset drejt Beogradit. William Hague mbyll sot vizitën dy ditore në Kosovë. Thaçi: ”Të mos presim që Serbia të njohë Kosovën në muajt e ardhshëm. Duhet të jemi realistë "

  • Amnesty International dënon
    dhunën ndaj Vetëvendosjes

    Amnesty International dënon "përdorimin e tepruar të dhunës" nga Policia e Kosovës, në protestën kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Ivica Daçiç. (Në foto deputeti Libur Aliu i dhunuar nga policia)

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv