Kosova & Rajoni
-
Ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës -UÇK, ia bëjnë me dije Qeverisë se shtatori është muaji i fundit i durimit. Në tetor do të futen brenda Qeverisë dhe në rast intervenimi thonë se do të kundërpërgjigjen. 10 Gusht 2012, 14:20
-
Opozita kundër dialogut politik me Serbinë
10 Gusht 2012, 11:07Subjektet polike opozitare në Kosovë e kundërshtojnë idenë e krijimit të një Ekipi të Unitetit për bisedimet politike me Serbinë, që janë paralajmëruar të nisin në tetor të këtij viti.
-
Manifestim për fundin e mbikëqyrjes
10 Gusht 2012, 10:07Personalitete ndërkombëtare, burrështetas mund të vijnë në Prishtinë, të hënën e dytë e shtatorit për të marrë pjesë në një manifestim për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
-
Pantiç: Barrikada simbol i rezistencës
10 Gusht 2012, 09:17Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Kërstimir Pantiq, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë "është e turpshme". Sipas tij, ajo barrikadë "është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina".
-
50 spiunët e Maksim Ferrës
9 Gusht 2012, 13:42Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale.
-
Fillon gjykimi ndaj Bujar Bukoshit dhe Ilir Tolajt
9 Gusht 2012, 11:41Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, dhe ish-sekretarit të Ministrisë se Shendetësisë , Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.
-
Ambasadorja e re amerikane flet shqipen
9 Gusht 2012, 11:26Ambasadorja amerikane, Trejsi Xhekobson, do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Ajo ka prezantuar veten dhe qëllimet e saj për Kosovën, në një video në gjuhën shqipe dhe është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës.Misioni i saj, forcimi i një demokracie shumetnike dhe një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane
-
Albin Kurti: Kosova s'mund
9 Gusht 2012, 09:30
të ketë traktat pa ushtriDeklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ndërrimi i vajit - Nga Albin Kurti -
Drews: Ndjej turp për barrikadat
9 Gusht 2012, 09:20Sot në Mitrovicë qëndroi kreu i KFOR dhe misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Drews. “E ndjej si turp barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër, sepse ajo ka karakterin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është i ndarë”,tha Drews. Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve.
-
Ban Ki Moon kritikon Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kosovën
9 Gusht 2012, 09:13Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara , Ban Ki Mun, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë uniteti lidhur me Kosovën dhe institucionet e Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Shtrirja e autoritetit nga e institucioneve të Prishtinës në veri të jetë e bazuar në besim dhe e pranuar nga komuniteti serb.
-
Bashkë për veriun, ose zgjedhje në vjeshtë
8 Gusht 2012, 15:09Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë nëse subjektet politike parlamentare nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin. Kryeministri Hashim Thaçi mund të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
-
BE: Kusht i takimit Thaçi-Daçiç, Marrëveshja për kufirin
8 Gusht 2012, 15:02Takimit mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë do t`i paraprijnë disa zhvillime, që do të përmirësojnë besimin mes palëve si dhe gjendjen në terren. Daçiqit që do të udhëtojë në Bruksel do t`i prezantohet iniciativa e kryediplomates evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
-
Shqiptarët në vendin e tretë si spijunë të ish-Jugosllavisë
8 Gusht 2012, 14:44Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.
-
Vetëvendosje takon delegacionin sllovak, kërkon njohjen
8 Gusht 2012, 11:23Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti ka pritur në një takim Mikulas Dzurinda, deputet i parlamentit sllovak dhe ish kryeministër i Sllovakisë, Nga delegacioni sllovak u kërkua njohja sa me shpejtë e Kosovës, sepse u vlerësua se kjo do të sillte përparim kualitativ e jo vetëm kuantitativ në stabilizimin e Kosovës, si ne rajon ashtu edhe në BE.
-
Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra
8 Gusht 2012, 10:57Analisti i çështjes së Kosovës dhe publicisti britanik, Tim Judah, ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është i shkëputur nga realiteti dhe e sheh gjendjen në Kosovë me thjerrëza të vjetruara.
-
Kosova, drejt përmbylljes
8 Gusht 2012, 09:31
së pavarësisë së mbikëqyruQeveria, Kuvendi, Presidenca dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, janë duke u koordinuar me qëllim të përbylljës së suksesshme të mbikqyrjës së pavarsisë, ka deklaruar dje kryeministri Hashim Thaqi.
-
Vazhdon zjarri në bjeshkët e Deçanit
8 Gusht 2012, 09:22Vazhdon djegia e pyjeve në Bjeshkët e Deçanit. Ndërsa në bjeshkën e Bellesë është e pamundur lëvizja e ekipeve të zjarrfikësve.Vlerësohet se mbi 150 hektarë pyje të Bjeshkëve të Deçanit përfshirë edhe pyjet rreth Manastirit, janë përfshirë nga zjarri.
-
Mosfurnizimi me ujë dhe temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve
7 Gusht 2012, 15:01Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente. E në këto temperatura të larta, Prishtina ka reduktime të ujit nga Ujësjellësi Rajonal në Prishtinë.
-
Ymeri: Bisedimet do çojnë drejt ndarjes
7 Gusht 2012, 14:49Deklaratën e kryeministrit për mundësinë e dialogut politik për veriun, Visar Ymeri e vlerëson si ‘qullitje përfundimtare’ politike të Thaçit dhe bisedimet e ardhshme do të shënojnë fillimin e ndarjes së brendshme të Kosovës.
-
Kosova për traktat paqeje, Serbia me platformë për vazhdimin e dialogut
7 Gusht 2012, 14:29Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve. E parlamenti i Serbisë, së shpejti, të krijojë një platformë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.