Kosova & Rajoni

  • Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish "Çdo vonesë e Brukselit për integrimin e Kosovës është dështim i tij, si në raport me Kosovën, ashtu edhe më rajonin."
  • Britania kërkon heqjen e Serbise nga veriu

    Serbia e ka një obligim në raport me veriun. Londra zyrtare pret që Qeveria e re e Serbisë ta shuajë prezencën e MUP-it në Kosovë, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff

  • Dorëhiqet Zharku kryetari i Kaçanikut

    Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka dhënë dorëheqje nga ky post, por edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Kaçanik, pas fuqizimit nga Gjykata Supreme e Kosovës të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, që Zharkut ia pat shqiptuar para një viti një dënim prej tre vjetësh burgim, për veprën penale të detyrimit.

  • Familjaret e te pagjeturve te zhgenjyer me mazhorancen

    Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, në një konferencë për media shprehen shqetësimin për ngritjen e mocionit në seancën e djeshme të Kuvendit nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që t’i kthejë në rivotim rekomandimet e miratuara në Kuvend, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

  • Ministri Çeku e ambasadori Selimi ne PDK

    Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet t’iu bashkohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, ish komandant i FSK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, por edhe ministri i FSK, Agim Çeku, shkrujnë mediat në Kosovë

  • Kosovë, parlamenti përfshihet
    nga debatet, opozita braktis sallën

    Është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur seanca parlamentare në kuvendin e Kosovës, duke u shtyrë për ditën e martë. Shkak ëshët bërë debati mes mazhorancës , që kërkonte rivotim për një vendim të marrë dje, dhe opozitës – që e kundërshtonte atë . Pas këtij debati vetëm 36 deputetë deputetë mbetën në sallë, një numër që nuk mjaftonte për të marrë asnjë lloj vendimi.

  • SHBA: Serbia të arrestojë
    vrasësit e vëllezërve Bytyçi

    SHBA nxit autoritetet serbe të arrestojnë personat përgjegjës për vrasjen e tre vëllezervë shqiptarë me nenshtëtesi amerikane Agron,Ylli dhe Mehmet Bytyci. Reagimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

  • Bechtel  Enka pezullon punimet
    në autostradën Vërmicë-Merdarë

    Shkak janë bërë dy aksidente të punonjësve të kësaj kompanie, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen. Pezullimi deri në një urdhër të dytë.

  • Thaci: Vendimi përfundimtar
    i Hagës do jetë lirimi i Haradinajt

    “Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Ky ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi pas vendimit të Gjykatës së Hagës që ish-kryeministri ramush haradinaj të mbrohet në liri.

  • I liruar nga Haga, Haradinaj
    mbërrin  në Prishtinë

    Në shoqërimin e madh të forcave të sigurisë së EULEX-it, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së, ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nga Aeroporti i Prishtinës, Ramushi është larguar përmes një rrugë dytësore ku i është shmangur gazetarëve, mediave dhe qytetarëve që kishin dalë për ta pritur atë. Në shtëpinë e tij ai është pritur nga familjarë dhe të afërm.

  • Bisedimet me Serbinë, deputetët:
    të kushtëzohen me gjetjen e të zhdukurve

    Qeveria e Kosovës duhet të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të plotë të të pagjeturve. Kjo ka qënë kërkesa që deputetët e Kosovës kanë bërë i kanë drejtuar kryenegociatores kosovare, Edita Tahiri gjatë seancës parlamentare.

  • Presidenti Topi dekoron 5 ushtarë
    të UÇK-së nga Shqipëria

    Presidenti Bamir Topi, ka dekoruar  me titullin “Dëshmor i Kombit” 5 ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria të rënë në luftën e vitit 2001.

  • Do ndyshojë Serbia pas zgjedhjeve?

    Analistë amerikanë, ish zyrtarë të Departmentit të Shtetit, nuk parashohin ndryshime të mëdha të politikës serbe ndaj Kosovës.

  • Kosovë, përgatitje për anatërsimin në Këshillin Europian

    Së shpejti Kosova do të hapë një kosullatë, në Strasburg e cila në mënyrë zyrtare do të merret me punë konsullore në Francë. Por ndërkohë misioni i vërtetë i Kosovës do të jetë përgatitja për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

  • Thaçi hesht ndaj burgosjeve të kryetarëve komunalë të PDK-së

    Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të heshtë edhe pasi Supremja e shpalli fajtor për vepër penale kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, i cili duhet të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg dhe javë më parë edhe ndaj Bajrush Xhemajlit të Ferizajit.

  • Festa për Evropën që nuk njeh Kosovën

    Kosova feston ditën e BE-së organizatë kjo qe nuk e njeh statusin e shtetit

  • Policia serbe liron Kastratin

    Haxhi Kastrati është liruar nga burgu i Krushevcit në Serbi, i cili ishte arrestuar më 3 maj

  • SHBA-të e shqetësuara për "rastin Bytyçi"

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara për mosndëshkimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999 dhe fton qeverinë serbe që “pa vonesë të vërë përgjegjësit para drejtësisë”.

  • Vetëdeklarohet atentatori
    i Ibrahim Rugovës

    Është zbardhur autori që tentoi të vriste ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Agim Hoti është autori i cili është vetëdeklaruar, se ka tentuar të vrasë ish-presidentin e Kosovës. Hoti e ka bërë të ditur këtë fakt nga burgu Dubravës.

  • Trupat austriake në Kosovë
    deri në Dhjetor 2013

    Austria zgjat misionin e forcave të saj në Kosovë dhe Bosnjë. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi ka konfirmuar se trupat rezervë të përbërjes ushtarake nga Austria do qëndrojnë në Kosovë deri në 31 Dhjetor të 2013

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv