Kosova & Rajoni

  • Nesër pritet të merret vendimi për rastin “Kleçka” ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj si dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
  • Komisioni Zgjedhor i Serbisë: Zgjedhjet në 28 qendra në Kosovë

    Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime. Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Dragash, Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.

  • Zgjedhjet në Serbi
    NATO: Nuk do lejojme destabilizim

    NATO do të bëjë gjithcka që është e mundur për të parandaluar cdo lloj destabilizimi dhe konflikti të mundshëm, sepse kjo është në interest të KFORIT për të arritur një nivel të lartë sigurie për gjithë Kosovën dhe Metohinë.
    Kjo është konfirmuar nga Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjatë një takimi më Ministrin Serb të Mbrojtjes Dragan Shutanovac.

  • Studentët aksion para sindikatave, 
    nënkryetari i BSPK provon t'i ndalojë

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të mos protestojë për 1 Maj, pasi BSPK ka planifikuar ta organizojë një protestë në fund të majit apo në fillim të qershorit. Lëvizja Studentore për Barazi-SKV organizoi një aksion simbolik para zyrës së BSPK, nënkryetari i BSPK  Avni Ajdini provoi ta ndalojë aksionin.

  • Rexhepi: Kosova notë proteste KFOR-it

    Qeveria e Kosovës pritet t’i dërgojë një notë proteste KFOR-it pasi nuk ka respektuar marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veri të vendit., te cilat sipas autoriteteve kosovare po shfrytezohen nga kontrabandistët serbë

  • Zgjedhjet lokale, serbët e Kosovës votojnë në Bujanoc

    Beogradi ka akomoduar 3650 serbë që janë të zhvendosur nga Kosova dhe i ka përfshirë në lista zgjedhore.

  • Fyle: Jo zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle ka thënë të hënën në Bruksel se nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe se këtë qëndrim, që ai e kishte shprehur edhe më parë, e mban edhe sot.

  • QUINT: Përkrahim marrëveshjen OSBE-Serbi

    Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për ta lejuar OSBE-në për t’ua lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.

  • Prishtina mirëpret organizimin
    e zgjedhjeve serbe nga OSBE

    Një ditë pas lajmit se OSBE do të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, reagon edhe qeveria e Kosovës duke thënë se Prishtina e mirëpret angazhimin e OSBE në këtë drejtim.

  • Nikolic: Nëse zgjidhem
    president takoj Jahjagën

    “Nëse zgjidhem president jam I gatshëm të takohem me Presidenten kosovare Atifete Jahjaga”. Kështu është shprehur gjatë një intervistë për Televizionin Publik Serb RTS, Lideri i Partisë Progresiste Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kandidon për postin e presidentit në zgjedhjet e 6 majit që do të zhvillohen në Serbi.

  • Konfiskohet material zgjedhor
    i Partisë Radikale Serbe

    Policia e Kosovës konfiskoi një numër të madh të posterave me foto të Sheshelit dhe fletushkave të Partisë Radikale Serbe, e cila tanimë ka nisë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme serbe edhe në Kosovë.

  • Zgjedhjet në Ferizaj, PDK dhe LDK
    në balotazh

    Sipas rezultateve paraprake kandidati i PDK-së Agim Aliu dhe ai i LDK-së, Adem Salihaj janë në balotazh dhe do të përballen sërish në një tjetër raund. Kjo është deklaruar mbrëmë vonë nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.

  • Zëri: OSBE do organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë

    Gazeta Zëri në Prishtinë shkruan se OSBE ka marrë përsipër të organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë, në një marrëveshje me qeverinë e Serbisë të arritur të shtunën në mbrëmje.

  • Nikoliç: Po fitova zgjedhjet
    jam gati të flas me Jahjagën

    Lideri i partisë progresiste serbe Tomislav Nikoliç, i cili kandidon për president në zgjedhjet e 6 majit, tha se ai do hynte në bisedime me presidenten e Kosovës nëse zgjidhej president i Serbisë.

  • Ferizaj zgjedh sot kryetarin
    Vetevendosja raporton parregullsi

    Në Kosovë mbi 95 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur të votojnë sot për kryetarin e ri të Ferizajt, pas dorëheqjes të Bajrush Xhemajlit i cili u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor. Pjesëmarrja e ulët. Raportohen parregullsi të vogla 

  • Ligji për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe në Gjykatë Kushtetuese

    Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ligji për Hoçën e Madhe, tashmë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur edhe nga shoqëria civile në Prizren.

  • Drashkoviç: Kosova duhet të trajtohet si fqinj i veçantë

    Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen serbe, Vuk Drashkoviç, në mitingun e Koalicionit "Kthesa" në Beograd ka thënë se Serbia duhet ndaluar politikën Milloseviçiane ndaj Kosovës dhe politikës patriotike pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

  • FMN: 106.6 milion euro për Kosovën

    Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton kredinë në vlerë 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagavë për punonjësit civilë.

  • Ferizaj, heshtje zgjedhore, nesër votohet

    Sot është heshtja zgjedhore në Ferizaj, pas fushatës pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për postin e kryetarit të komunës. Në këtë garë janë shtatë përfaqësues të subjekteve politike dhe një kandidat i pavarur.

  • Azem Syla refuzohet nga Zvicrra

    Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, ka hedhur poshtë ankesën që deputeti nga Kosova Azem Syla kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv