Kosova & Rajoni
-
Levizja Vetëvendosje, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së këtij subjekti në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, ka ardhë nga mosdija, nga ndonjë ndikim politik nga jashtë dhe e ka huqur tërësisht çështjen. 21 Mars 2012, 16:20
-
Rasti Limaj, hidhen poshtë Deklaratat e X-it
21 Mars 2012, 15:50Janë hedhur poshtë nga paneli i gjyqtarëve dëshmitë e Agim Zogajt, të vetëvrarë muaj më parë në Gjermani, i njohur në media si dëshmitari X, në rastin Klecka kundër 9 ish luftëtarëve dhe deputetit Fatmir Limaj. Të gjitha deklaratat, ekzaminimet dhe ditarët e X-it janë konsideruar si të papranueshme dhe janë veçuar nga shkresat e lëndës.Gjykatësi kryesues në rastin `Kleçka` ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi.
-
Qeveria e Serbisë e ka miratuar udhëzimin mbi zbatimin e fusnotës
21 Mars 2012, 13:48Përfaqësuesit e Serbisë nuk do të marrin pjesë në tubimet rajonale në të cilat nuk do të respektohet marrëveshja mbi paraqitjen asimetrike të Kosovës, kurse zyrtarët serbë janë të detyruar ta lexojnë në çdo takim një tekst ku shkruan “Krahina Autonome e Kosovës është në përbërje të Serbisë”.
-
Kumanovë, sulmohen dy nxënëse
21 Mars 2012, 11:07Kanë vazhduar sulmet e maqedonasve ndaj nxënësve shqiptarë. Dy vajza të lënduara të shkollës së mesme të Kumanovës është bilanci nga incidenti i sontëm i cili ka ndodhur në fshatin Lubodrag të Kumanovës i banuar kryesisht me maqedonas dhe serb.
-
Gadafi sponsorizoi partitë serbe
21 Mars 2012, 11:00Ish-diktatori libian Moamer Gadafi kishte financuar partitë nacionaliste serbe ndër të cilat përmenden Partia Përparimtare Serbe (SNS) që udhëhiqet nga Tomislav Nikoliq, ish-zëvendësi i ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel.
-
Kryetari i Ferizajit në burg
20 Mars 2012, 14:29Gjykata Supreme konfirmon aktvendimin për kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me dy vite e gjysmë burgim për shkaktim aksidenti dhe vdekjen e një personi.me 2 vjet e gjysmë burgim. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.
-
Tregtia, Kosova: Do marrim
20 Mars 2012, 14:34
masa ndaj ShqiperiseZëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, u ka çuar selam Maqedonisë e Shqipërisë se Qeveria e Kosovës nuk do të rrijë duarkryq në rastet kur ato po vendosin barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare. Ajo ka paralajmëruar se do të përdorë masa të njëjta edhe për prodhuesit e vendeve që po i pengojnë eksportet e Kosovës.
-
Majko “ironizon” KE: Paskan
20 Mars 2012, 13:25
zgjedhur pulën, jo vezën- Ish kryeministri dhe deputeti i PS Pandeli Majko është bërë pjesë e debatit që po bëhet mes Prishtinës, Beogradit dhe Komsionit Evropian për çështjen e projekteve me të cilat financohet Prishtina, por që janë nën logon e Republikës së Serbisë. Pandeli Majko është bërë pjesë e komenteve edhe për debatin që po bëhet mes Prishtinës dhe Tiranëz zyrtare për barrierat tarifore në import eksportin e patates.
-
BE, fondet Kosovës si pjesë të Serbisë
20 Mars 2012, 12:15Si duket as marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel të Kosovës me Serbinë nuk janë duke ja hapur dyert të jetë e ndarë nga Serbia. shkruan e përditshmja Zëri. Në dokumentet zyrtare, përfshirë edhe ato që janë publike dhe gjenden në faqet e internetit të Komisionit Evropian, pranë fjalës “Pristina” shkruhen inicialet “RS” (Republic of Serbia) dhe më pas titulli i projektit për të cilin Brukseli ofron përkrahje financiare.
-
Zgjedhje paralele në Maqedoninë Perëndimore
20 Mars 2012, 11:33Zgjedhje paralele lokale në 2013 dhe forma tjera të rezistencës kërcënojnë banorët e komunës rurale maqedonase Drugovë në rajonin e Kërçovës. Banorët e kësaj komune me popullësi shumicë maqedonase përmes një shoqate “Ardhmëria” apeluan përmes një njoftimi se nuk do të lejojnë që komuna e tyre rurale Drugovë t`i bashkëngjitet komunës së Kërçovës, sipas Ligjit për ndarjen e territoriale dhe decentralizimin, shkruan sot e përditshmja “Dnevnik”.
-
Lehne: Veriut të Kosovës
20 Mars 2012, 11:18
t'i jepet autonomiDialogu teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të bëhet më shumë politik dhe lypset të orientohet në çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës, ka deklaruar eksperti i Fodnacionit “Karnegi Evropa”, Shtefan Lehne. I cili edhe ka qenë i ngarkuar për Ballkanin i ish përfaqësuesit të lartë të BE, Havier Hoslava.
-
Krasniqi: Edhe forcë kundër zgjedhjeve serbe
20 Mars 2012, 09:51Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se delegacioni i Kosovës duhet të zëvendësohet. Krasniqi ishte i ashër ndaj Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi dhe kërkoi që Qeveria ti ndalojë zgjedhjet serbe në Kosovë edhe duke përdorur forcën.
-
Maqedonia pengon bizneset nga Kosova
19 Mars 2012, 13:44Disa nga bizneset prodhuese të Kosovës janë ankuar se Maqedonia po pengon eksportin nga Kosova.“Dokumante të ndryshme kërkohen kohëve të fundit për eksportin e produkteve të Kosovës në Maqedoni dhe nuk lajmërohemi nga Qeveria jonë se cilat dokumente duhet poseduar. Lëngjet dhe pemët si duket po refuzohen qëllimisht për shak të raportit të Komisionit Evropian ku thuhet se toka e Kosovës është e helmuar”, ka thënë pronari i një kompanie prodhuese.
-
Kuper: Me veriun duhet të merremi shpejt
19 Mars 2012, 10:31Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper ka thënë që veriu është një problem më të cilin duhet të merremi shpejt. . Ai gjithashtu flet edhe për bisedimet e deritashme duke i quajtur politike.
-
Albini kërkon dorëheqjen e Qeverisë
18 Mars 2012, 15:22Në mbledhjen e katërt të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetari Albin Kurti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për marrëveshjet me Serbinë gjatë dialogut njëvjeçar në Bruksel dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
-
Maqedonia dënon sulmin ndaj ambasadës
17 Mars 2012, 20:03Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.Republika e Maqedonisë pret që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla.
-
Isa Mustafa pritet me vuvuzela dhe fishkëllima
17 Mars 2012, 15:28Në bastionin e LDK-së, në Besianë(ish-Podujevë), Isa Mustafa kryetari i LDK-së pritet me protesta, fishkëllima dhe zukama vuvuzelash.
-
Sao Tome njeh Kosovën
17 Mars 2012, 10:58Sao Tome dhe Principe është shteti i 89-të me rradhë që ka njohur Kosovën. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se Sao Tome dhe Principe ka marrë vendim për ta njohur Kosovën.
. -
Prishtinë, sulmohet
17 Mars 2012, 00:51
ambasada maqedonaseNë orët e vona të mbrëmjes, një koktej molotovi është hedhur drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme. Policia thotë se është në ndjekje të sulmuesve pasi objektet përrreth janë të pajisura me kamera sigurie.
-
Serbia: Deklaratat e Thaçit “të rrezikshme”
16 Mars 2012, 20:11Sekretari i shtetit në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka deklaruar të premten se Serbia do të kërkojë ndihmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë nëse vazhdojnë deklaratat kërcënuese nga Prishtina si ajo se zgjedhjet, nëse nevojitet, do të pengohen me forcë. "Nëse vazhdojnë deklaratat e tilla (kërcënuese) do të jemi të detyruar të kërkojmë mbrojtjen nga KFOR dhe EULEX.