Kosova & Rajoni
-
Komisioni për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka miratuar sot të gjitha amendamentet të cilat i ka hartuar grupi draftues në bazë të rekomandimeve të komisionit. Ndarja në zona, listat e hapura apo të mbyllura dhe pragu zgjedhor do të diskutohet me drejtuesit e subjekteve politike. 13 Mars 2012, 14:56
-
Serbi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 Maj
13 Mars 2012, 14:43Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 6 maj të këtij viti.Pritet që sot të konfirmohet, nëse Serbia do të mbajë zgjedhjet edhe në Kosovë.
-
Zvicra padit deputetin kosovar Azem Syla, nga rradhët e PDK-së
13 Mars 2012, 14:35Prokuroria zvicerane ka ngritur padi për mashtrim ndaj Azem Sylës, deputetit të Parlamentit të Kosovës nga rradha e PDK-së. Azem Syla vie nga rradhët e PDK-së. Por, e kaluara e tij lidhet edhe me themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ku ai emërohet Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe strukturën e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).
-
Axhendë e fshehtë për ndarjen veriut të Kosovës
13 Mars 2012, 11:15Dikur protagonisët kryesor të paraqitjes së parë të UÇK-së, e sot deputetë në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, kritikojnë Qeverinë dhe bashkëluftëtarët e tyre se janë duke përgatitur një axhendë të fshehtë për veriun.
-
KFOR mohon marrëveshjen me serbët në veri të kosovës
13 Mars 2012, 09:19KFOR-i ka shprehur habi për raportimet e mediave serbe se ka pasur marrëveshje me pjesëtarët e Kuvendit Komunal të Zveqanit për qarkullim të EULEX-i dhe të KFOR-it në atë pjesë. Zyrtarë të kësaj force kanë thënë një konferencë për media se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje as tash dhe as që ka pasur ndonjëherë në të kaluarën.
-
Vetëvendosje: Evropianët ishin të dizinformuar mbi qëndrimin tonë
12 Mars 2012, 16:27Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shpend Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ka komentuar vizitën e Albin Kurtit që e kishin në Bruksel ditë më parë dhe se ishte habitur që zyrtarët evropianë ishin të dezinformuar lidhur me atë që mendon dhe paraqet Vetëvendosja. Ai ka shtuar se kjo vizitë ua ka hequr mjegullën për Vetëvendosjen përfaqësuesve të institucioneve evropiane, pasi sipas Ahmetit evropianët mendonin se Vetëvendosja ishte kundër hyrjes së Kosovës në BE.
-
Gjermania ndan 27.7 milion euro për Kosovën
12 Mars 2012, 16:21Qeveria gjermane është zotuar për ndarjen edhe të 27.7 milionë eurove për Kosovën në fushat e energjetikës, ujërave, ekonomisë dhe arsimit. Kjo u bë e ditur pas mbajtjes së konsultimeve për bashkëpunimin zhvillimor në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
-
Mesiç: Territorin e okupuar nga serbet e kemi dialogua
12 Mars 2012, 15:56"Kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okupuar, kemi tentuar që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por kur mbeti një pjesë e okupuar e kemi zgjidhur prap përmes dialogut” komentoi Mesiç duke bërë vijë krahasuese me veriun e Kosovës dhe Mitrovicën.
-
Krasniqi: Bisedimet nuk ishin teknike
12 Mars 2012, 15:35Jo gjithmonë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të natyrës teknike dhe kjo do të mbetet në përgjegjësinë e atyre të cilët e kanë tejkaluar rezolutën e Kuvendit dhe janë futur në një çështje që nuk ka qenë në kompetencë të tyre, ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ai gjithashtu tha se nuk ka ndonjë kërkesë apo informacion zyrtar rreth bisedimeve të mundshme edhe për veriun e Kosovës.
-
LDK, kërkohet dorëheqja
12 Mars 2012, 14:37
e Isa MustafësNga Besiana, e njohur si bastion tradicional i LDK-së, vijnë zëra që kërkojnë largimin nga udhëheqja e partisë të kryetarit Isa Mustafa. Forumi Rinor në këtë qytezë ka kërkuar që Mustafa të largohet nga timoni i drejtimit të partisë.
-
FOL: Nivel i lartë i korrupcionit në Qeverinë e Kosovës
12 Mars 2012, 13:52Në fillim të tetorit të vitit që shkoi, FOL pati publikuar një raport mbi shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Me këtë rast Fidan Kalaja tha se “ne kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive.
-
Prurje në PDK-në e Thaçit - agjentë, ushtarak dhe gazetarë
12 Mars 2012, 11:45Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së shpejti pritet që do t’u bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shef i shtabit të UÇK-të, si dhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave, shkruajnë mediat në Kosovë duke u bazuar në një burim brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.
-
Ndalohet përdorimi i targave të vjetra serbe
12 Mars 2012, 11:16Paralajmërimi i autoriteteve të Kosovës dhe atyre të misionit evropian EULEX, se nuk do të lejojnë qarkullimin e automjeteve me targa të vjetra serbe, ka nxitur reagim të Beogradit zyrtar. Nga 1 qershori, të gjithë qytetarët serb të Kosovës duhet të pajisen me tabela KS ose RKS, si dhe me letërnjoftimin dhe lejen për ngasje të Kosovës.
-
Hetohet Policia e Kosovës
12 Mars 2012, 11:02Organizatat joqeveritare thonë se rreth 330 mijë armë janë në duar të qytetarëve dhe janë pa leje përdorimi në Kosovë. Ato armë kanë hyrë ilegalisht dhe mbahen si të tilla nga qytetarët e Republikës së Kosovës thotë portali Zëri Info.
Zyrtarët e EULEX janë duke e hetuar se pse Policia e Kosovës nuk i ka përdorur asnjëherë njësinë e qenve të për armatim dhe eksploziv. -
Reeker: Zgjedhjet serbe në Kosovë
10 Mars 2012, 08:30
do nxirrnin përfaqësues pa autoritet“E kemi shprehur shumë qartë dhe OKB-ja e ka bërë gjithashtu të qartë se mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë jo nën juridiksionin e Kosovës do të nxirrte përfaqësues që nuk do të kishin autoritet”- deklaroi Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit.
-
Kufiri në veri pa policë dhe doganierë shqiptarë
9 Mars 2012, 21:16Në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinje të Leposaviqit, të premten nuk ka pasur asnjë polic dhe doganier shqiptarë në këtë pikalim kufitar. Policët ndërkombëtar të EULEX-it, turq dhe bullgarë bëjnë kontroll rutinor të makinave që futeshin nga Serbia në Kosovë, derisa sigurinë e mbikëqyrnin ushtarët e KFOR-it të kontigjentit amerikan, thonë burimet e Shqiptarja.com nga Mitrovica.
-
Një vit bisedime - Qeveria nuk i raporton Kuvendit
9 Mars 2012, 16:43Një vit më parë, në kryeqytetin administrativ të Evropës Bruksel, kryenegociatorja e Kosovës dhe zv/kryeministrja Edita Tahiri, u ul përballë kryenegociatorin serb Borislav Stefanoviq, në tryezën e bisedimeve që Kosova i quante teknike dhe Serbia bisedime me qytetarët e krahinës së saj.
-
Arrestohen dy punonjës të Telekomit Se
9 Mars 2012, 15:30Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të “Postës së Serbisë” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve.Arrestimi ndodhi në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, e cila ndanë Kosovën me Luginën e Preshevës.Punonjësit e Telekomit Serb këtë të premte do të merren në pyetje nga prokurori publik në Gjilan.
-
OJQ-të kundërshtojnë ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”
9 Mars 2012, 14:57Reagojnë organizatave të shoqërisë civile kundërshtojnë pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re, pak ditë pasi Komiteti Drejtues Qeveritar mori vendim. OJQ-të nismën e Qeverisë për shitjen e aksioneve prej 51 përqind për Mihjen e re dhe 69 përqind për gjenerim si dhe përfshirja e Kosovës B në pakon me Kosovën e Re e quajnë shkelje të ligjit.
-
KFOR takim me serbët në veri
9 Mars 2012, 11:15Përfaqësues të KFOR-it do të takohen sot në Zveçan me serbët nga veriu, për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje afatgjate për lëvizjen e lirë të automjteve të EULEX-it në atë zonë. Ditë më parë rruga Mitrovicë – Zubin Potok serbët nga veriu kishin ndaluar një kolonë të automjeteve të EULEX-it, e cila ishte nisur drejt pikë kalimit kufitar në Jarinë.