Kosova & Rajoni
-
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë telefonike për Report Tv, tha se delarata e ministres së Mbrojtjes shqiptare, Mimi Kodheli se Kosova duhet të mësojë nga gabimet e Shqipërisë, është keqkuptuar. 2 Dhjetor 2015, 14:45
-
Isa Mustafa: S'kam nevojë
1 Dhjetor 2015, 21:10
për mësime nga ShqipëriaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që Shqipëria të mos kalojë asnjëherë nëpër atë që është duke kaluar për momentin Kosova. “Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova. Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria.
-
John Kerry nesër në Kosovë por
1 Dhjetor 2015, 20:48
e vetmja ndalesë do jetë aeroportiSekretari i Shtetit, Jon Kerry, nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet më kryeministrin Isa Mustafa, si dhe zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.Tashmë konfirmohet se shefi i diplomacisë amerikane do të qëndrojë në Aeroportin “Adem Jashari” dhe nuk do ta vizitojë Prishtinën.
-
Gjermania dëbon në Kosovë
1 Dhjetor 2015, 17:33
ekstremistin 23-vjeçar nga PrizreniTë enjten e kaluar, Gjermania dëboi 41 shtetas të Kosovës të cilëve iu refuzua azili. Mes tyre ishte dhe Resim K., 23 vjeç, i cili është cilësuar si mbështetës i sulmeve terroriste.
-
Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
1 Dhjetor 2015, 14:59
"Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka deklaruar se Prishtina nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria, por duhet të shikojë me prioritet sfidat e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike. FOTO VIDEO
-
Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
1 Dhjetor 2015, 14:16
"Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"Mimi Kodheli, Ministrja e Mborjtjes së Shqipërisë, ka apeluar që politika kosovare nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria. Lidhur me aktualitetin politik atje, ajo ka theksuar se dialogu mes palëve duhet të bëhet në Kuvend e jo në rrugë. FOTO
-
Shoqëria civile në protestë në
1 Dhjetor 2015, 12:44
Tiranë: Mbështesim Albin KurtinPërfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë “Vetëvendojse” të Kosovës kanë protestuar sot në Tiranë, kundër arrestimit të liderit të Vetëvendojes, Albin Kurti. VIDEO FOTO
Danaj: Serbisë 'i jepet' 1/3 e Kosovës
Letra/Qose: Ambasadorë ndihmojeni!
Kurti: Mustafa-Thaçi pazar me Serbinë -
Rrugëtimi i 40 vajzave për në Siri
1 Dhjetor 2015, 11:55
Çfarë i josh të përfundojnë në ISISNë Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisë Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një qante në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur.
-
Bombardimet e fundit në Siri
1 Dhjetor 2015, 10:46
Lavdrim Muhaxheri në MaqedoniBombardimet e fundit të realizuara në Siri, dyshohet të kenë çuar në një rishpërndarje të terroristëve të ISIS në vende të ndryshme, mes të cilave edhe Maqedonia.
-
Sondazhi i Index Kosova: PDK
1 Dhjetor 2015, 10:20
e para, Vetëvendosje lë pas LDKHulumtimi i rregullt i opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,024 të anketuar në Kosovë në nëntor të këtij viti, zbulon se preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës kanë ndryshuar në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2014.Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 14% për Lëvizjen Vetëvendosje, 13% për LDK-në, 6% për AAK-në, 1% për AKR-në dhe 1% për Nismën, thuhet në pjesën e raportit që u është dërguar medieve, raporton gazeta "Telegraf".
-
Elma - vajza nga Mitrovica
30 Nëntor 2015, 17:29
që u arrestua për terrorizëmFamilja e Elma Gjyshincës, nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, është tronditur rëndë nga ajo që i ka ndodhur. "Duke e njohur mirë, ajo nuk ka bërë asgjë nga ajo që thuhet”, thotë gjyshja e saj, Ismeta, duke qarë. “Se çfarë ka ndodhur atje, me burrin e saj, se si e ka kthyer ai kah vetja, unë nuk e di”, shton ajo
-
Kosovë, ndërpritet Kuvendi
30 Nëntor 2015, 11:06
hidhet sërish gaz lotësjellësAshtu sicc ishte paralajmëruar, edhe seanca e sotme plenare në kosovës ëhstë ndërprerë për shka se në sallë është hedhur gaz lotësjellës, pavarësisht se ishin marrë masa të rrepta sigurie. Gazi është hedhur nga deputeti Ismail Kurteshi. Pritet që seanca të mbahet në një sallë alternative të improvizuar.
-
Kosovë, shkon në pesë numri i
30 Nëntor 2015, 11:00
deputetëve opozitar të arrestuaKuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Amnesty International: Të hetohen veprimet e policisë. Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm
VIDEO FOTO -
Kosovë rikthehen 120 luftëtarë
30 Nëntor 2015, 08:41
të ISIS, shtohen masat e sigurisë120 shtetas kosovarë që kanë luftuar për Shtetin Islamik mendohet se janë kthyer në Kosovë. Mediat kosovare raportojne se ky kontigjent është kthyer përgjatë viteve 2011- 2015, ndërsa duke iu referuar organeve të sigurisë raportojnë se Sherbimi Informativ është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe monitoruar këta persona.
-
Opozita: Qytetarët në protestë
29 Nëntor 2015, 21:22
dëshmi e anulimit të marrëveshjeveLiderët e tri partive opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, pas një takimi kokë më kokë, kanë komentuar në një dalje për mediat, ngarjet e së shtunës në Prishtinë. Sipas tyre, prezenca e qytetarëve në manifestimin paqësor ishte dëshmi se marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi janë anulluar.
-
Albin Kurti letër nga burgu kundër
29 Nëntor 2015, 17:52
nënshtrimit qeveritar ndaj SerbisëNjë ditë pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti shprehet kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë. Në një letër të shkruar nga Burgu i Tuzit, ku Kurti ndodhet aktualisht teksa i referohet fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, thotë se asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë! Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk bëjmë presion mbi institucionet Arrestohet Albin Kurti, policia hyri me forcë në selinë e Vetëvendosjes
-
Jahjaga: Partitë politike t'i rikthehen
29 Nëntor 2015, 16:27
dialogut, jo zgjidhje me dhunëPas ngjarjeve të një dite më parë në Prishtinë, ku u arrestua ish-lideri i vetëvendosjes dhe dhjetra aktivistë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për mes një deklarate për mediat u ka kërkuar partitve politike të rikthehen në tavolinën e dialogut dhe të gjejnë zgjidhje me mjete politike e jo përmes dhunës. Ajo çka bie në sy është fakti që Jahjaga në deklaratën e saj nuk ka komentuar mbi arrestimin e Albin Kurtit.
-
Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk
29 Nëntor 2015, 14:04
bëjmë presion mbi institucionetQeveria kosovare ka reaguar pas protestës së opozitës dhe arrestimeve në rradhët e aktivistëve të vetëvendosjes. Kabineti i Mustafës megjithatë kritikon ashpër politikat e vetëvendosjes në Kuvend dhe në rrugë, të cilat sipas tij cënojnë sigurinë në vend.
-
Tensionet, Vasili: Duhet dialog
29 Nëntor 2015, 12:48
Majko: Kurti politikan konfliktualEdhe politika shqiptare ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit nuk i shërben askujt duhet dialog për zgjidhjen e problemit që eksziton. Vasili: Duhet dialog. Ndërkohe Pandeli Majko: Kurti është deputet konflikutal, Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.
-
Avokatja e Kurtit paraqet sot
29 Nëntor 2015, 11:58
ankesë në Gjykatë për arrestiminGjatë ditës së sotme avokatja e deputetit Albin Kurti, Hedije Ademi pritet të dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin Kurti. Ademi ka bërë të ditur për mediat kosovare se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
Opozita manifeston paqësisht