Kosova & Rajoni

  • Pasi opozita ka hedhur gazlotësjellës për të penguar seancën parlamentare, kreu i Lëvzijes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputetët e tjerë, janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë para godinës së Kuvendit të Kosovës, ku po shtyrtohej projekt-ligji i propozuar nga qeveria për Buxhetin e vitit 2016. Mediat kosovare raportojnë se Kurti është dërguar në spital, pasi ëhstë ndier keq. Ndërkohë që qytetarë jashtë Kuvendit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit.  VIDEO
  • Kush është vajza nga Kosova 
     që tentoi t’i bashkohej ISIS?

    Një 20 vjeçare nga Gjilani do të bëhej njëra nga vajzat e shumta nga Kosova që po marrin rrugën për në Siri. Gazeta kosovare Express bwn me dije se ajo ishte në lidhje romantike me njërin nga dy të dyshuarit që së bashku dje tentuan të marrin rrugën për Siri.

  • Arrestohen 3 të rinj kosovar
    dyshohen për terrorizëm

    Zbardhen emrat e tre kosovarëve të cilët u arrestuan të dielën nga Policia e Kosovës, duke tentuar të shkojnë në Siri. Të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

  • Sulmet, Kosova mban ditë zie!

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shpalli të dielën ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.

  • Vetëvendosje i bashkohet dhimbjes
     së qytetarëve francezë në Paris

    Edhe lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin terrorist ndaj qytetarëve të Francës, duke i quajtur aktet terroriste si krime ndaj njerëzimit të cilat duhen dënuar. Aktivistët e Vetëvendosjes bashkohen me dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

  • Zbulohet vendimi për ndërtimin e
    bazës ushtarake ruse në Preshevë

    Zbulohet dokumenti zyrtar i qeverisë serbe që do të hapë në tre komunat shqiptare të Luginës së Preshevës një grup bazash ushtarake, ku sipas gjasave do të instalohen raketat e blera në Rusi pas vizitës së kryeministrit serb Vuçiç në Moskë. 

  • Tema e ditës në Austri, vëllezërit
    nga Kosova që punësojnë refugjatët 

    Përmes një reportazhi të veçantë televizioni më i madh austriak, ORF ka trajtuar temën e punësimit të refugjatëve duke e konkretizuar me shembullin e dy vëllezërve nga Kosova Adri dhe Nuri Bugari, të cilët kanë punësuar refugjatë nga Afganistani në bizneset që ata zotërojnë në Austri

  • Shpërblim për qytetarët që mbledhin
     kuponë, ja si funksionon në Kosovë

    Në Kosovë administrata tatimore ka gjetur një mënyrë të veçantë për të rritur sensibilitetin për marrjen e kuponit nga blerësit gjithashtu dhe të ardhurave në shtet. Prej disa muajsh aplikohet kthimi i një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për blerësit që dorëzojnë kuponat. 

  • Lunaçek: Marrëveshja për
    Asociacionin shkon në rinegociim

    Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet. Kështu ka thënë se Ulrike Lunaçek, zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian

  • Raport-Progresi vlerëson Kosovën
    për MSA-në, kritikon opozitën

    Komisioni Evropian ka publikuar gjetjet e fundit në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015. Raporti për Kosovën është pjesë e Pakos së Zgjerimit për vitin 2015 i cili u adoptua sot nga Komisioni Evropian. Komisioni, sipas raportit ka arritur në përfundimin se Kosova ka arritur progres; në tetor të 2015-ës, BE nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA-në) me Kosovën.

  • Rikthehen kontrollet e dyfishta
    në kufirin  Kosovë- Shqipëri 

    Duke  nisur që nga dita e sotme do të aplikohen kontrollet e dyfishta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Lidhur me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëtor, bëhet e ditur se nga data 10 nëntor  në vendkalimin kufitar me Shqipërinë, në Vernicë  do të aplikohet kontroll në dalje.

  • Korkuti: Refuzimi i Kosovës 
    në UNESCO, mendësi mesjetare
    Kosova jashtë UNESCO-s për 3 vota

    A i përkasin artefaktet e trashëgimisisë kulturore të Kosovës pasurisë botërore? “Jo... përderisa gjenden në Kosovë” është ideja paradoksale e atyre që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO. Ulpiana e Kosovës ka gjurmët e qytetërimeve, ilire, greke, romake të shekujve të parë të erës së re, thotë arkeologu i njohur Myzafer Korkuti, njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
    Tre votat qe i bene gropen Kosoves
    Lista, kush votoi pro, kundër dhe abstenim për Kosovës

  • UNESCO, Daçiç:Behgjet Pacolli
    tentoi të blinte vota me para

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç duke komentuar votimin në UNESCO kundër anëtarësimit të Kosovës, deklaroi se Behgjet Pacolli është përpjekur të korruptojë përfaqësues të disa vendeve për të votuar pro.

  • Çfarë e penalizoi Kosovën në
    UNESCO? Ja lista e votimeve

    Vetëm për tre vota, Kosova humbi anëtarësimin në UNESCO, duke bërë që kërkesa të mos miratohet. Rezoluta mori 92 vota pro, 50 kundër dhe 22 abstenim. Për t’u miratuar, Kosova duhej të merrte 95 vota ose 2/3 e votave.

  • Dështim diplomatik, tre votat
    që i bënë “gropën” Kosovës

    Kërkesa e Kosovës për t’u bërë pjesë në UNESCO nuk arriti dot të merrte numrin e kërkuar të votave. Nga 142 vende që morën pjesë në votim, 92 ishin pro, 50 kundër ndërsa 29 të tjera abstenuan. Kërkesa e Prishtinës kërkonte 95 vota që të miratohej ose 2/3 e votave.

  • Nisma: Mospranimi në UNESCO
    dështim i diplomacisë së Kosovës

     "Nisma për Kosovën” e ka cilësuar mospranimin e Kosovës në UNESCO si një dështim të diplomacisë së Kosovës. Sipas kësaj partie politike, mos anëtarësimi është një lajm shumë i keq për Kosovën dhe se qeveria po zgjedh një politikë nënshtrimi.

  • Ban Ki-Moon dënon dhunën në 
    Kuvend dhe mbështet asociacionin

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon në raportin e tij më të ri për zhvillimet në Kosovë ka dënuar përdorimin e dhunës nga partitë opozitare. Ndërsa, Ban Ki- Moon ka përshëndetur dialogun në Bruksel dhe marrëveshjen mbi krijimin e Asociacionit të komunave serbe, bën të ditur RTK.

  • Kosova jashtë UNESCO-s për 
     3 vota, fitojnë Rusia e Serbia

    Kosova jashtë UNESCO-s për vetëm 3 vota. Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s, nga këto 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës, 50 kundër, ndërsa 29 shtete zgjodhën të abstenojnë.Ndërkohë të menjëhershme kanë qënë edhe reagimet e politikaëve kosovar, të cilët e konsiderojnë një lajm mjaft të keq refuzimin.Thaçi: Rruga e Kosovës e pandalshme, aplikojmë sërish për UNESCO. Bekim Çollaku:Turp!  Ymeri:Lajm i keq dhe indinjues
    Nisma:Dështoi diplomacia e Kosovës

  • UNESCO, Thaçi: Shumica e
    vendeve kanë premtuar votë pro

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është “optimist i matur” për votimin e nesërm për Kosovën në UNESCO. Ai thotë se Kosova ka bërë maksimumin për anëtarësim në UNESCO dhe beson se kërkesa do të miratohet. Nga ana tjetër, Thaçi shprehet se Serbia ka bërë një fushatë agresive kundër arritjes së këtij qëllimi nga Kosova.

  • Votimi, ja nga cilat shtete varet
    anëtarësimi i Kosovës në UNESCO?

    Në votimin e nesërm që pritet të mbahet në Paris Kosova duhet të marrë 130 vota pro, për të qenë anëtare me të drejta të plota. Por sa është mundësia të ndodh kjo, kur dihet se Kosovën e kanë njohur 108 shtete, pasi 3 prej tyre e kanë kontestuar, Uganda, Nigeria dhe Sao Tome?! Bile Nigeria votoi kundër Kosovës edhe në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa Uganda abstenoi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv