Kosova & Rajoni

  • “Anëtarësimi i Kosovës në Unesco, është jo vetëm i nevojshëm, por mëse i merituar. Kështu është shprehur ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar “shtetin e vetëshpallur të Kosovës” .
     
  • “Vetëvendosja” nuk ndal vezët
    i rradhës ministri i Drejtësisë

    Lëvizja Vetëvendosja nuk i rresht sulmet me vezë. I rradhës është një tjetër ministër i qeverisë Mustafa. Mediat kosovare konfirmojnë se VV ka sulmuar me vezë ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.

  • Rusia kundër Kosovës në UNESCO
    ankohet Lavrov: Mos politizoni

    Rusia deklarohet kundër anëtarësimit  të Kosovës në UNESCO. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka kritikuar përpjekjet të cilat duan ta anëtarësojnë Kosovën në UNESCO.

  • Hahn: Kosova drejt liberalizimit
    të vizave, opozita me parrulla

    Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot gjatë fjalës së tij para deputetëve se Kosova është duke ecur në kilometrin e fundit drejt arritjes së liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Ndërkohë gjatë fjalës së Hahn opozita kosovare ka nxjerrë dy parrulla të shkruara në anglisht ku lexohej: “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!” dhe "A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!"

  • Hahn nis takimet në Kosovë
    do ketë fjalë dhe në Kuvend

    Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka nisur takimet gjatë vizitës së tij në Kosovë. Takimin e parë Hahn e ka pasur me presidenten Atifete Jahjaga, ku mësohet se përvvecse e ka përgëzuar presidenten për ratifikimin e MSA-së në seancën e shkuar, e ka falenderuar atë edhe për përpjekjet që po bën në ndërmjetësimin e situatës politike në Kosovë.

  • Jahjaga në Gjermani: Progresi
    në Kosovë, i jashtëzakonshëm

    Progresi në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, tha Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, sot në një fjalim në Marshall Center në Gjermani. Ajo cilesoi se, ne jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë që ta transformojmë Kosovën në një vend të cilin të gjithë e aspirojmë.

  • Tentoi të fuste 135 kg kanabis në
    Itali, në pranga 55 vjeçari kosova

    Një emigrant nga Kosova me nënshtetësi Britanike, u kap në Bari të Italisë pasi po tentonte të fuste në Itali 134 kg kanabis, me destinacion Anglinë. Guardia Di Financia  e Barit prangosi 55 vjeçarin pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip Crysler me traga angleze, pikërisht në serbatorin e mjetit i'u gjet sasia e lëndës narkotike.

  • Italia kap kosovarin 134 kg marijuanë
    nga Shqipëria për në Britani të Madhe

    Një 55-vjeçar nga Kosova ka rënë në pranga të policisë italiane. Guardia di Finanzia e Barit ka arrestuar kosovarin, pasi në makinën e tij tip Krajsler me targa angleze u gjetën 134 kg drogë e llojit marijuanë.

  • Kosova në UNESCO, vendimi më 9 
    Nëntor, Serbia vijon fushatën kundë

    Asambleja e Përgjithshme e UNESKO-s ka nisur punimet, ndërsa vendimi për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizëm pritet të merret me datë 9 nëntor. Ndërkohë pala kosovare ka nisur lobimin për tu pranuar, ndërsa Serbia vijon fushatën e saj për të penguar më çdo mjet një arritje të tillë.

  • Përdorimi i lekut në Kosovë?
    Ekspertët: Është ide e gabua

    Ideja për të futur zyrtarisht lekun si monedhë të dytë në Kosovë, është diskutuar dhe mbështetur nga disa politikanë në Shqipëri. Një ndër emrat që e ka përfolur më shumë këtë ide është deputetja shqiptare Mesila Doda, e cila është e mendimit se sidomos në këto kohë kur Evropa është në krizë duhet menduar për një skenar rezervë, dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të mendosh lekun si monedhë kombëtare, dhe shërbimi është më i lirë se sa ai që të ofron Banka Qendrore Evropiane.

  • Kosovë, ratifikohet MSA me 86 vota
    opozita braktisi sallën para votimit

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të nënshkruar me Bashkimin Evropian. Opozita ka braktisur votimin, ndërsa kjo marrëveshje ka marrë votat e 86 deputetëve.

  • Festë në Prizren, dhjetra qytetarë
    gëzojnë për fiitoren e Erdogan

    Fitorja e partisë së presidentit Reçep Tayp Erdogan në zgjedhjet parlamentare është pritur me entuziazëm edhe në rrugët e Prizrenit, ku dhjetra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë duke festuar fitoren e AKP-së

  • Sot ratifikohet MSA, Veseli letër
    opozitës: Bëhuni pjesë e votimit

    Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i kërkon deputeteve të tri subjekteve politike të bëhen pjesë e votimit në parlament në të cilën do të ratifikohet marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Veseli i është dretuar me një letër publike lëvizjes Vetëvendoja, AAK dhe NISMA.

  • Marrëveshja e Stabilizim Asocimit
    ja çfarë fiton ekonomia e Kosovës 

    Kuvendi i Kosovës të hënën do të miratojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian. Pas një pune disa vjeçare, Kosova gjatë kësaj jave arriti të nënshkruajë këtë marrëveshje. Por çfarë fiton Kosova nga kjo marrëveshje?

  • Banda/Trafikuan 10 mijë refugjatë
    në BE, vihen në pranga 77 persona

    Banda përbëhet nga trafikantë nga Kosova. Ajo dyshohet se është përgjegjëse për trafikimin e rreth 10 mijë refugjatëve drejt vendeve të BE-së. Në pranga janë vënë 77 persona në 7 vende të ndryshme të Europës.

  • Videolajm/ Acarohet Haradinaj
    ofendon Mustafën, e quan "qen"

    Refuzimi i kërkesës për futjen në parlament të peticionit kundër Asociacionit të Komunave Serbe ka nevrikosur aq shumë Ramush Haradinajn saqë ska mundr të përmbahet.Ai ka quajtur kryeministrin Mustafa "qen".

  • Opozita fut me forcë në Kuvend
    peticionin me firmat e qytetarëve

    Liderët e tre partive politike opozitare në Kuvendin e Kosovës pa lejen e sigurimit, kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

  • Kriza, Jahjaga çon në Kushtetuese
     marrëveshjen për komunat serbe

    ​Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dorëzuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të interpretuar marrëveshjen e arritur me Serbinë, për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

  • I jepet lamtumira Emin Rexhepit
    rockerit dhe promotorit të vlerave

    Ai ishte në gjendje të fliste me orë të tëra për muzikën, artin, kinematografinë.... E këtë Emin Rexhepi e bënte edhe si moderator i disa emisioneve në Radio-Kosovë, studiot e së cilës jo rrallë i shndërronte në vende ku performonin grupet që çonin krye në skenën e brishtë alternative të vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

  • Siri, vriten dy vëllezër kosovarë 
    nga Gjilani gjatë luftimeve për ISIS

    2 vëllezër kosovar, janë vrarë gjatë luftimeve në Siri. Sipas gazetës Express bëhet fjalë për Valon dhe Hashim Aliun, 23 dhe 27 vjeç nga Zhegra e Gjilanit. Sipas familjarëve, dy të rinjtë janë vrarë para një jave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv