Kosova & Rajoni

  • Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt“, në një artikull të gjatë për tensionin e kohëve të fundit në Ballkan shkruan se, ky rajon pa u vënë re po rrëshqet drejt kaosit. Sipas “Die Welt”, përmes Ballkanit kalojnë çdo ditë me mijëra refugjatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Ndërkohë, më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke u përshkallëzuar.
  • Intervista/ Kadaj: Pse hodha gaz
    lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, e polemizuar ditët e fundit për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, shpjegon në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” arsyet se pse kreu një veprim të tillë që më pas u ndoq edhe nga disa deputetët të tjerë të opozitës. “Haradinaj piu çaj, jo alkool. Veprimet tona të pahijshme, por të domosdoshme”

  • Kosova nënshkruan MSA-në, por
    BE nuk e trajton si shtet të pavaru

    MSA shënon marrëdhënien e parë kontraktore dhe mjetin e parë formal të dialogut politik mes Prishtinës e Brukselit. Në aspektin teknik, ajo do të jetë e ngjashme me marrëveshjet e vendeve të tjera. Por ajo dallon thelbësisht me MSA-të e deritanishme, pasi nuk e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe nuk lë as ndonjë element për t'u trajtuar si e tillë, më vonë.

  • Prishtinë, hidhet nga kati i 
    9-të punëtori i Radio Kosovës

    Një 39-vjeçar i cili ishte punonjës i Radio Kosovës, është hedhur pasditen e së martës nga kati i 9-të i një ndërtese në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

  • MSA, Nishani uron Jahjagën: Gur
    themeli për integrimin e Kosovës

    Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka përcjellë urimet e tij presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së. Nëpërmjet një bisede telefonike, Nishani e ka cilësuar marrëveshjen një moment historikë për Kosovën dhe një gur themeli për integrimin e mëtejshëm të saj.

  • Nënshkrimi i MSA-së, Thaçi-Mustafa:
    Hap i madh drejt anëtarësimit në BE

    Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi tha se nënshkrimi i Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

  • Kosova nënshkruan marrëveshjen
    e Stabilizim Asociimit me BE-në
    Tirana zyrtare përshëndet vendimin historik

    Kosova dhe BE kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e Stabilizimin duke vendosur kështu për herë të parë marrëdhënie kontraktuale. Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeministri Mustafa, Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Federica Mogherini, Ministri i Integrimeve Bekim Collaku dhe Komisioneri për Zgjerim i BE’së Johannes Hahn.

  • Thaçi: Opozita mund të na vriste
    në Kuvend, t'u bëhet testi i alkoolit

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar aktet e dhunës të opozitës të cilat sipas tij janë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Thaçi nënvizoi se në seancën e kuvendi janë hedhur shishe qelqi të cilat mund të rezultonin me pasoja fatale.

  • Preshevë, mungesa e teksteve në
    gjuhën shqipe, bojkotohet mësimi

    Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe është shkaku kryesor që gjatë ditës së nesërme do të bojkotohet mësimi i shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë. Lajmi është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe aktivistë të drejtorëve të shkollave në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

  • Si po dështon perëndimi në Kosovë

    Po çpo ndodh pra në Ballkan? Në këtë Ballkanin e mrekullueshëm që dukej sikur qe përkushtuar aq mençurisht në rrugën e shndritshme të integrimit evropian? Ca «ekstremistë» po sabotojnë demokracinë parlamentare dhe po kërcënojnë institucionet e Kosovës, një komplot «ruso-serbo-antiperëndimor» po dëshiron ta shkatërrojë shtetin e Malit të Zi

  • Vetëvendosje: Thaçi dhe Mustafa
    vegla të “modelit rus” në Kosovë

    Jeta politike në Kosovë prej disa ditësh ndodhet në ngërç, kjo pasi opozita bllokon punimet e Kuvendit me kërkesë për tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

  • “Spastrimi”, Serbia blen 350 shtëpi
    nga shqiptartët në veri të Kosovës

    Mbi 350 shtëpi dhe shumë banesa të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës Qeveria e Serbisë i ka blerë duke ofruar shuma marramendëse.

  • Gazeta gjermane 'Die Welt' artikull
    “Në Kosovë po qeverisë Kaosi” 

    Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10). Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se  partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit. 

  • Pas 9 orë protesta nga opozita
     Kuvendi mblidhet “fshehurazi”

    Kuvendi i Kosovës pas një maratone të shtyrjeve të një pas njëshme të punimeve, është mbledhur në një ambient tjetër pasi salla ishte e pushtuar nga gazi lotsjellës. Deputetët e mazhorancës u mblodhën në një ambient tjetër ku nuk u lejuan deputetët e opozitës, ku miratuan projektligjet që ishin në rend dite. Në këtë mënyrë i është dhënë fund ngërçit të krijuar, pasi deputetët e opozitës bllokonin punimet duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.

  • Mediat botërore jehonë incidenteve:
    Kosova në krizë të plotë politike

    Mos zhvillimi i seancave në Parlamentin e Kosovës dhe gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës i është dhënë jehonë e madhe edhe nga mediat ndërkombëtare. BBC raporton lajmin e djeshëm me titullin “Deputetët e Kosovës protestojnë me gaz lotsjellës në Parlament”.

  • Dhunë në Kosovë, parlamenti në
    sallë të improvizuar, 10 në pranga

    Pas orëve të gjata tensioni, përplasje në Kuvend dhe jashtë tij, sharje dhe ofendime mes deputetëve dhe dhunës me sende të fortë, ku nuk kanë munguar shishet e ujit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt në një sallë të improvizuar brenda ambienteve.
     

  • Opozita sërish gaz lotsjellës në
    kuvend,shtyhet vazhdimisht seanca

    Tensione brenda dhe jashtë Kuvendit, opozita sërish hedh gaz lotsjellës Edhe pas rikthimit në sallë, deputetët e opozitës kanë lëshuar sërish gaz lotsjellës, ndërsa kanë goditur me mjete të forta në drejtim të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesve qeveritarë.  FOTO

  • Shoqëria Civile marshin kundër
    dhunës në Kuvend: Dialog /Foto

    Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë bërë një marshim simbolik për të protestuar kundër dhunës që partitë opozitare shfaqin në Kuvend. Marshimi ka nisur nga sheshi Zahir Pajaziti deri tek  Kuvendi i Kosovës, ndërsa është kërkuar që partitë politike të mënjanojnë dhunën por të gjetur një gjuhë të përbashkët.

  • Al Jazeera”, reportazh për Jahjagën
    "Me të parën presidente femër"

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pjesë e një reportazhi të gjatë të Al Jazeera’s, në kuadër të ciklit të reportazheve “Women make change”. Reportazhi përshkruan në detaje rrugëtimin e Jahjagës, që nga puna e saj si police e deri tek posti i Presidentes.

  • Këshilli i BE miraton MSA me
    Kosovë, firmoset më 27 teto

    Kosova ka bërë një tjetër hap pozitiv sa i përket rrugës evropiane. Ministria e Integrimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se  këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën .

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv