Kosova & Rajoni

  • Qeveria serbe është drejt shpërbërjes për shkak të Kosovës. Bashkimi Europian i ka kërkuar Beogradit të përfundojë me kapitullin e 35 të bisedimeve deri në muajin dhjetor, por kjo pjesë e marrëveshjes me Bruskelin do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
  • Atentati ndaj Mimoza Kusarit
    një "telenovelë" e njëjtë si Doshi?

    Është lënë i lirë për mungesë provash i akuzuari kryesor për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Dy ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë publikoi lajmin se është zbardhur skenari për tentativë vrasjeje e Kusarit por brenda 24 orëve e njëjta Prokurori ka pohuar se nuk ka prova. 

  • Malajzi, kapet hakeri kosovar që
    "spiunonte" Amerikën tek ISIS

    Policia malajziani arreston një 20 vjeçar nga Kosova i cili dyshohet të jetë lideri i një grupi të struktuaruar hakerash. Bëhet e ditur se i riu që kishte shkuar për të studiuar në Kuala Lampur dhe ndërkohë vidhte informacione  personale të ushtrisë amerikane duke i'a vënë në shërbim grupit terrorist ISIS.

  • Foto/ Ja deputetja që hodhi
    sot në Kuvend gazin lotsjellës

    Gazi lotsjellës gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është hedhur nga kryetarja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kada-Bujupi. Lajmi është konfirmuar nga vetë deputetja e cila është bërë pjesë e veprimeve huliganizmit.

  • Sërish gaz lotsjellës në Kuvend
    Veseli: Do përdorim autoritetin

    Opozita ka përdorur sërish gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës gjë që ka shakkatuar ndërprerjen e seancës. Sapo që seanca ka filluar, deputetët opozitar janë mbledhur tek foltorja e Kuvendit dhe më pas është hedhur edhe gazi lotsjellës. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka cilësuar këtë si një veprim të turpshëm dhe ka ndërprerë punimet e parlamentit

  • Aktivistët e Vetëvendosjes qëllojnë
    me vezë, ministrin Arban Abashi

    Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale të Kosovës është goditur mbrëmjen e së mërkurës me vezë teksa po dilte nga një televizion ku ishte i ftuar. Arban Abrashi është goditur reth orës 21:30 është goditur por fatmirësisht nuk është lënduar.Sipas mediave Kosovare Abashai mendohet të jëtë qëlluar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja gjë të cilën ata e kanë pranuar përmes një postimi në facebook 

  • Veseli: Kurti nuk duhej të arrestohej
    pa marrë leje nga Kuvendi i Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar policinë për arrestimin e deputetit të vetëvendosjes Albin Kurti. Gjatë mbledhjes së kryesisë, Veseli tha se nëse një deputet bën shkelje policia duhet të njoftojë Kuvendin përpara se të veprojë.

  • Vetëvendosje 'ferri' i qeverisë
    vezë kokës zv.ministrit Selimi

    Sa ka dalë nga Ministria e Jashtme në Prishtinë, Selimi është gjuajtur me vezë, e ndërsa në një njoftim Vetëvendosje shpjegon se asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk mund të vazhdojë punën normalisht pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë.  VIDEO  FOTO

  • “Darka e punës” mes Kosovës e
    Serbisë, Daçic: Takim i vështirë

    Pas mëse dy orë e gjysmë, delegacioni i Kosovës u largua nga  "darka e punës" në Komisionin Europian, pa dhënë asnjë deklaratë publike. Ndërkohë që pak minuta më pas, tryeza e thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së me synimin për të zbutur marrëdhëniet mes palëve, u përshkrua si një " takim jashtëzakonisht i vështirë" prej ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç.  VIDEO

  • Kurti për Report TV: Mustafa
    tërhiq "Zajednicën"...ose ik!

    INTERVISTA/ Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një lidhje telefonike për ReportTV ka shpjeguar situatën e krijuar dje me policinë e Kosovës që çoi në arrestimin e tij për disa orë si dhe planet e opozitës për të ndaluar zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për formimin e bashkësisë së komunave serbe. 
    VIDEO Intervista e plotë e Albin Kurtit dhënë me telefon për Report TV 
    Isa Mustafa: Dhuna është e papranueshme

  • Mustafa: Dhuna e papranueshme
    të gjithë të barabartë përpara ligjit

    "Zbatimi i ligjit njësoj për të gjithë pasi dhuna si mjet politik është e papranueshme". Ky është qëndrimi i Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa menjëherë pas arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. 

  • VV: Kurti u rrëmbye me urdhër të
    Isa Mustafës, JO marrëveshjeve

    Vetëvendosja ka vënë në qëndër të akuzave kryeministrin Mustafa lidhur me ndalimin e mbrëmshëm të ish-liderit Albin Kurti duke e cilësuar si rrëmbim me urdhër të kryeministrit. Në një konferencë të cilësuar të jashtëzakonshme një ditë pas ndalimit, aktivistët e kësaj lëvizjeje theksojnë se nëse qeveria nuk ndal miratimin e marrëveshjes me Serbinë ata do të përkeqësojnë situatën me anë të demostratave dhe protestave, për të cilën janë të vendosur.  VIDEO

  • Thaçi: Bordi i UNESCO-s pranon
    në axhendë anëtarësimin e Kosovës

    Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka pranuar në axhendën përfundimtare anëtarësimin e Kosovës në këtë në këtë organizatë. Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka pohuar mbështetjen e 47 shteteve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

  • Vuçiç letër vendeve anëtare të
    UNESCO: Kosova të mos pranohet

    Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka dërguar një letër të gjitha shteteve anëtare të UNECO-s ku i kërkohet të mos pranohet kërkesa e Kosovës pasi ëshë e papranueshme. Vuçiç sqaron se kërkesa për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është në kundërshtim të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare.

  • Kosova në UNESCO, SHBA
    e mbështet edhe pa votë 

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se do të ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në UNESCO. Pavarësisht se diplomacia serbe prej kohësh ka ndërmarrë një fushatë ofensive për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organziatë, një zyrtar amerikan ka thënë se Uashingtoni mbështet Kosovën, pavarësisht se nuk mund të votojë.

  • Liqeni i Batllavës i ndotur nga
    mbeturinat dhe ujrat e zeza

    Liqeni i Batllavës edhe pse shfrytëzohet për ujë të pijshëm dhe po ashtu për frekuentimin e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit veror, ai është ndotur si pasojë e mbeturinave të shumta që gjenden brenda dhe rreth tij.

  • Media serbe: Serbia do të heq dorë
    nga Kosova sipas modelit gjerman

    E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë.

  • Opozita e Kosovës, letër të hapur
    qytetarëve për veprimet në Kuvend

    Partitë opozitare në Kosovë, Vetëvendosja, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë shpjeguar veprimet e fundit në Kuvend përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve. Ata kanë thënë se Vezët, uji dhe gazi lotësjellës nuk janë drejtuar kundër Kuvendit, as kundër ndonjë institucioni të shtetit por kundër vendimeve të gabueshme të Qeverisë.

  • Thaçi: Protestat e neveritshme
    zgjedhjet do të mbahen në 2018

    Zëvedëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka cilësuar si të neveritshme protestat e opozitës të cilat sipas tij bien ndesh me rregullat e demokratike. Në një intervistër për mediat vendase Thaci theksoi se në Kosovë nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme por do të mbahen në 2018 sipas afatit që përcakton ligji dhe kushtetuta. 

  • Jahjaga: Dënoj aktet e dhunës, të
    respektohet Kuvendi dhe qytetarët

    Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dënuar ashpër protestën e opozitës të cilët gjatë ditës së sotme kanë hedhur gaz lotësjellës në seancën e Kuvendit.  Jahjaga theksoi se këto veprime të deputetëve të opozitës janë në kundërshtim me praktikat demokratike dhe dëmtojnë rëndë imazhin e vendit. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv