Kosova & Rajoni

  • Misioni i OSBE-së përveçse do të angazhohet në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, do të marrë përsipër edhe organizimin e votimit të serbëve të Kosovës.
  • Kosova dhe Serbia vijojnë
    takimet për kufijtë në Bruksel

    Grupet e punës të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet për çështjen e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, ndërkaq, dje është mbajtur takimi i Grupit Punues për Zgjedhjet.

  • Berlin, sekretarja e Ambasadës së
    Kosovës rreh ambasadorin

    Ministria e Jashtme në Kosovë ka heshtur për skandale të shumta në misionet e veta diplomatike. Një i tillë i rëndë ka ndodhur më 2012. Sekretarja e Parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu pati sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

  • Kosova, nga viti 2014 do të ketë
    pasaportat më të sigurta në botë

    Kompania "Infineon", e cila merret me prodhimin e pasaportave elektronike të shtetasve të Kosovës, ka informuar se nga viti 2014 do prodhojë pasaportat më të sigurta në botë. Kjo kompani jep garanci maksimale për sigurinë e tyre.

  • Ethet hemoragjike, 9 të vdekur,
    Ministria u vonua për mushkonjat

    Pasi nëntë persona humbën jetën si pasojë e etheve hemoragjike, që nxiten nga pickimi i mushkonjave, Ministria e Shëndetësisë lançoi një reklamë që udhëzon qytetarët se si te mbrohen nga këto insekte. (Në foto: Aurora Bakalli)

  • Ministria e Jashtme largon
    Hamitin nga misioni në Kroaci

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u informua se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.

  • Kosova me të ardhurat më
    të ulëta në rajon

    Mesatarja e të ardhurave vjetore për kokë banori në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, është 2.701 euro. Derisa konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7000 mijë euro, apo për muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro.

  • Kosova, me të ardhura për frymë
    më të ulëta se Afganistani

    Mesatarja e të ardhurave vjetore për frymë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, është 2 701 euro, kurse konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7 000 mijë euro apo mesatarisht rreth 600 euro në muaj.

  • ShBA, Ermira Babamusta, “Gruaja
    Humanitare Ndërkombëtare”

    Kongresi Amerikan ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimtarinë e tyre demokratike e diplomatike midis kombit shqiptar dhe amerikan, më 2004 dhe tani më 2013.

  • Për gjashtë muaj Kuvendi
    harxhoi mbi 3 milionë euro

    Në gjashtë muajt e kaluar deputetët kanë mundur të mos jenë të rregullt në seancat plenare dhe të mungojnë shumë herë, por kur bëhet fjalë te buxheti dhe paratë, aty çdo gjë është në rregull. 

  • ANSA: Kosovë, 7 në 10 vetë duan
    të futen në Bashkimin Europian

    Popullariteti i Bashkimit Europian mbetet i lartë në Kosovë, ku 73% e popullsisë do të votonte "po" në një referendum hipotetik për hyrjen e vendit ballkanik në BE me një rritje të lehtë me 1% nga viti 2012, bën të ditur agjencia e lajmeve, ANSA.

  • Ban Ki Moon shpreh shqetësimin
    për të humburit e luftës në Kosovë

    Ndërkohë që anëtarët e familjeve të personave të pagjetur prej katërmbëdhjetë vitesh pas luftës në Kosovë vazhdojnë të shfaqin shqetësimet e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, thotë se "UNMIK-u, ka vazhduar përpjekjet për të mbështetur dhe inkurajuar progresin për gjetjen dhe zbardhjen e fatit të tyre".

  • Mitrovicë, serbët zhbllokojnë rrugën
    Prishtinë- Leposaviç

    Serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre. Ata kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit të Sllobodan Repiçit, por kanë kërkuar të lirohet edhe Zharko Veselinoviçi.

  • Kosovë, Krasniqi: Ligji për Amnisti
    u procedua sipas Kushtetutës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përjashtuar çdo mundësi që organi të cilin ai e drejton ka vepruar jashtë normave kushtetuese kur e ka proceduar në Presidencë Ligjin për Amnisti. (Foto: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi)

  • Shumë pak informacion
    për të humburit në luftë

    Familjarët e personave të pagjetur kritikuan sërish zyrtarët qeveritarë dhe autoritetet ndërkombëtare, se nuk po ndërmarrin hapa konkretë për ndriçimin e fatit të personave që mungojnë nga lufta e fundit në Kosovë.

  • Kuvendi i Kosovës miraton paketën
    me 8 ligje për liberalizimin e vizave

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Pakon e ligjeve për dialogun për liberalizimin e vizave. Siç njofton RTK, me miratimin e tetë ligjeve, që ndërlidhen me negociatat e Stabilizim-Asociimit dhe me dialogun për liberalizimin e vizave, Kuvendi ka kryer detyrimet e tij karshi Bashkimit Evropian.

  • Mali i Zi çel ambasadë në Prishtinë
    Hoxhaj: Së shpejti edhe Kosova

    Mali i Zi ka hapur ambasadën e tij në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur sot Radovan Milaniçin, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit si ambasador i Malit të Zi në Kosovë. Hoxhaj ka bërë të ditur se së shpejti edhe Kosova do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi.

  • Mitrovicë, serbët bllokojnë rrugën
    pas arrestimit të dy serbëve

    Një veturë e EULEX-it është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë mbrëmë pas mesnatës, në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës. Për shkak të arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga për në Zveçan, që e bëjnë të pamundur qarkullimin.

  • Kosovë, Ban Ki Moon: Zbatimi i
    marrëveshjes në veri, sfida kryesore

    Në raportin e tij më të fundit mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, raport që ju dha "RTK-së" nga burime në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, i vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga Prishtina dhe Beogradi që çuan "në marrëveshjet historike dhe në një progres fundamental drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve". (Foto: Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB)

  • Borchardt: Në Kosovë ka
    presion ndaj dëshmitarëve

    Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt ka hedhur poshtë kritikat se misioni të cilin ai e udhëheq është duke u bërë presion dëshmitarëve që të dëshmojnë në procese gjyqësore. Sipas tij, ata përballen me presione për të mos folur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv