Kosova & Rajoni
-
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme. 29 Korrik 2013, 08:33
-
KFOR: S'do ta largojmë dhunshëm
28 Korrik 2013, 15:58
barrikadën mbi IbëKomandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, ka thënë se KFOR-i është mision ne neutral ndaj statusit dhe i paanshëm dhe nuk do të urdhërojë largimin e dhunshëm të barrikadës në urën mbi lumin Ibër.
-
Gjykata ilegale në Veri të Kosovës
28 Korrik 2013, 09:44
mund të dënojë ish-luftëtarët e UÇKNjë gjykatë ilegale që vepron në veriun e Kosovës, midis shumë vendimesh, ka shqiptuar edhe atë për dënimin e tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nga Marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të legjitimohen shumica e vendimeve që gjykatat ilegale kanë marrë.
-
Kosovë, serbët në veri duan
27 Korrik 2013, 22:34
fletëvotime pa logo të shtetitFletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë tani shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë garanci se fletëvotimet që do të përdoren në veri të Kosovës me 3 nëntor të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës.
-
Presidenti serb, Nikoliç: Kemi hyrë
27 Korrik 2013, 18:06
sinqerisht në bisedime me KosovënPresidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç gjatë bisedës me kryetarin e Ukrainës ka thënë se Serbia është e përkushtuar ndaj eurointegrimeve, por shprehet se nuk do ta njohë Kosovën.
-
Rusi, Putin: Nuk do ta njohim
27 Korrik 2013, 14:36
Kosovën, është territor sePresidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë patriarkut serb, Irinej se “Moska edhe më tej në skenën ndërkombëtare do të mbajë qëndrimin se Kosova është juridikisht territor serb”, njofton gazeta serbe, “Novosti’.
-
Serbët, nga varfëria po u shesin
27 Korrik 2013, 09:35
pronat shqiptarëve të KosovësNë Toplicë të Serbisë, sipas regjistrimeve të fundit nuk jeton asnjë shqiptar, thuhet se në mënyrë të fshehtë u janë shitur shumë shtëpi dhe banesa shqiptarëve nga Kosova. Dejan Milosheviç, këshilltar komunal në Kurshumli, thotë se deri tani shqiptarët në këtë zonë kanë blerë rreth 50 prona. (Në foto: Pamje nga Prokuple).
-
Thaçi: Kosova e ka përmbyllur
26 Korrik 2013, 17:01
dialogun për energjinë e telekomin"Marrëveshjet për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit për Kosovën tashmë janë kapitull i përmbyllur në dialogun me Serbinë", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
-
Kujtimet e Schröder:Pse Gjermania
26 Korrik 2013, 11:21
ndërhyri në luftën e Kosovës“Vendime: Jeta ime në politikë”, kështu titullohen kujtimet e Gerhard Schröderit. Ish-kancelari gjerman sjell detaje mbi rolin e Berlinit gjatë konfliktit në Kosovë. “Sidomos ne gjermanët s’duhej të lejonim që në Evropë të shkeleshin të drejtat e njeriut në mënyrën më brutale”.
-
Franca e shqetësuar me numrin
26 Korrik 2013, 07:48
e azilkërkuesve nga KosovaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua dje në Bërdo, Slloveni, me presidentin e Republikës së Francës, François Hollande. Presidenti shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë, duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
-
Kuvendi i Kosovës, rezolutë për
25 Korrik 2013, 16:37
përmbylljen e mandatit të EULEX-itKuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.
-
Kosovë, kthehen 110 emigrantë
25 Korrik 2013, 13:21
që ndodheshin në HungariNga Hungaria sot është kthyer kontingjenti i parë i qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin zënë nga autoritetet hungareze në përpjekje për të ikur drejt vendeve tjera perëndimore. Të riatdhesuarit tregojnë për kushtet e vështira që kanë kaluar në kampet e azilkërkuesve në Hungari.
-
OKB: Kosova, një ndër katër vendet
25 Korrik 2013, 09:15
më azilkërkuese në botëAfganistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012", thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York.
-
Bruksel, takimi Thaçi - Daçiç
24 Korrik 2013, 21:54
përfundon pa asnjë marrëveshjeTakimi i 24 korrikut ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Sipas Zyrës së Ashton, është arritur megjithatë pajtimi që të punohet në përgatitjen sa më mirë të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
-
Patriarku Irinej kërkon ndihmë
24 Korrik 2013, 20:36
nga Rusia për KosovënPatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka kërkuar ndihmë nga Rusia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.“Ne kemi besim në Rusinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, - i tha ai, kryesuesit të Dumës Shtetërore Ruse.
-
Ministria e Jashtme: Nesër nis
24 Korrik 2013, 14:16
kthimi i emigrantëve kosovarëNesër do të bëhet ripranimi i 110 qytetarëve të Kosovës nga Hungaria, ku sipas MPJ-së kosovare, numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.
-
Kocijancic: Ende s'konfirmohet
24 Korrik 2013, 14:11
marrëveshja për telekom dhe energjiMaja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton ka thënë para takimit Thaçi-Daçiç në Bruksel se një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekomin dhe energjinë ende nuk konfirmohet nga Brukseli.
-
Lubonja për "Vjesti": Krimet e luftës
24 Korrik 2013, 11:12
në Kosovë, lënë në heshtje nga frika“Në kombinim me frikën, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët është temë tabu. Duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj”, ka thënë Lubonja.
-
Kosovarët: Në kampet e Hungarisë
24 Korrik 2013, 09:31
po na keqtrajtojnë, kushte mizore!Gjendja e emigrantëve kosovarëve që gjenden nëpër burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë alarmante. Disa nga ata që janë të ngujuar, raportojnë për kushte mizore në këto burgje, ndërsa kërkojnë angazhim institucional nga Prishtina, për t’u kthyer në shtëpi.
-
Thaçi e Daçiç, sot rinisin bisedimet
24 Korrik 2013, 09:00
në Bruksel për zgjedhjet në VeriKryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç do të vazhdojnë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Temat kryesore: Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale.