Kosova & Rajoni

  • Gjykata e Apelit liron deputetin Fatmir Limaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij në hetim për rastin “Kleçka", nga masa "arrest shtëpie".  Me këtë vendim, Fatmir Limajt i mundësohet kthimi në jetën politike, shkruajnë mediat kosovare.
  • Zbatimi i marrëveshjes, vazhdon sot
    dialogu Prishtinë-Beograd

    Vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes. Nga ky takim pritet të dalin aspektet konkrete se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes

  • Kosova paraqet vizën e parë,
    dizenjuesi një emigrant në Belgjikë

    Autoritetet kosovare kanë prezantuar sot vizën e parë kosovare, e cila do t’u vendoset në pasaporta, qytetarëve të huaj që vijnë në Kosovë. Dizajnuesi i saj është një emigrant që jeton në Belgjikë, Antuan Kurti.

  • Kirby: Zbatimi i marrëveshjes është
    pozitiv për Kosovën dhe Serbinë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se Amerika, po të ishte pjesë e BE-së, do të votonte për zgjerim, duke theksuar se ky vend e mbështet integrimin e Serbisë. Sipas tij, zbatimi i marrëveshjes është pozitiv, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.

  • Prezantohet sot dizajni i vizave
    të para kosovare

    Ministria e Punëve të Jashtme prezanton sot dizajnin e vizave të Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza për të hyrë në Kosovë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri e Jashtme e Kosovës.

  • Marrëveshja e Brukselit, mbahet
    sot takimi për kornizën ligjore

    Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

  • Lajçak: Kosova do të ftohet në
    Samitin e Sllovakisë

    Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.
    Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare. 

  • Vetëvendosje, protestë në mbrojtje
    të shqiptarëve në Mal të Zi

    Ndërsa po zhvillohej Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! sot zhvilluan një aksion protestues përmes shpalosjes së një pankarte, ku ishte shkruar: “Në Mal të Zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!”
     

  • Kosovë, EULEX mbron dëshmitarët
    në rastet më të vështira

    "Mbrojtja e dëshmitarëve dhe familjeve të tyre, gjatë një procesi të ndjeshëm gjyqësor, nuk është e kënaqshme në Kosovë", vlerëson Misioni Europian për Forcimin e Sundimit të Ligjit, i cili nënvizon se "shumë prej atyre që vendosën të flasin, nuk janë më".

  • Marrëveshja Kosovë-Serbi
    Moon: Arritje historike

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nga mesi i këtij muaji raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë. Sekretari i OKB-së mirëpret marrëveshjen Kosovë –Serbi mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve që u arrit më 19 prill me ndërmjetësimin e BE-së.

  • Kosovë, Kuvendi kërkon sqarime për
    implikimet ligjore të marrëveshjes

    Kuvendi i Kosovës do t’i kërkojë qeverisë që të japë shpjegime në lidhje me ligjet që parashikohet të ndryshohen si rrjedhojë e planit të zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, para se ajo të shkojë në procedurat e rregullta të ratifikimit.

  • Qosja: Veprimet e EULEX-it ndaj
    Selimit dhe Lushtakut, dëshpëruese

    Akademiku Rexhep Qosja (foto) ka thënë se "zhvillimet e fundit në Kosovë, të karakterizuara prej sjelljeve politike dhe gjoja juridike të EULEX-it,ndaj komandantëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, janë revoltuese dhe dëshpëruese".

  • Ahtisaari: Serbia e di se pa njohjen
    e Kosovës s’ka integrim në BE

    Ish-presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari thotë se "Serbia e ka kuptuar se nëse dëshiron anëtarësimin në BE, duhet ta pranojë se ekziston Kosova e pavarur".

  • Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës

    “Duke e parë, ndihmesën që i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre që janë shiitët, atëherë unë kam vendosur  të marr rrugën për t’i dalë në ndihmë atij vendi", tha një shqiptar i Kosovës, që luftoi si vullnetar në Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë.

  • Kosovë, Kuvendi pa kuorum
    dështon rezoluta për Preshevën

    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që synon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në këto tre komuna me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë.

  • Arrestohen 7 anëtarë të UÇK
    të dyshuar për krime lufte

    Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte. Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli .

  • Fyle: Duhet gjithëpërfshirje, Kosova
    duhet të ishte në Samitin e Ohrit

    Nga Ohri, ku ka arritur mbrëmjen e djeshme, Fyle ka kërkuar megjithatë të respektohet parimi i gjithëpërfshirjes, siç ka qenë rasti i takimit të sotëm të krerëve të MPJ-ve: “Për mua është shumë me rëndësi përfshirja në takim. Pra, kjo që ne ulemi të gjithë së bashku, përfshirë dhe Kosovën, si mike speciale”.
     

  • Kosova vazhdon bashkëpunimin
    me SHBA-në në anti-terrorizëm

    DASH ka publikuar raportin mbi terrorizmin për vitin 2012. Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se Qeveria në Prishtinë ka vazhduar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në çështjet që lidhen me kundërterrorizmin.

  • Behgjet Pacolli: Tanzania
    njeh shtetin e Kosovës

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një konference për mediat të mbajtur në godinën e Qeverisë, ka bërë me dije se Kosovën e ka njohur një shtet i ri. Ai ka thënë se "njohja nga Tanzania është rezultat i punës së tij në Afrikë".

  • Jahjaga: Anashkalimi i Kosovës
    nuk i shërben paqes e stabilitetit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, shpreh keqardhjen e saj për anulimin e Samitit në Ohër, të nismës për bashkëpunim rajonal, (SEECP), për shkak të mos respektimit të parimit të gjithëpërfshirjes dhe zgjerimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, në një dkelaratë me shkrim, zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv