Kosova & Rajoni

  • Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Republika e Kosovës aspiron që të jetë një eksportues i sigurisë, duke u bazuar në modelin e saj shumë të suksesshëm të shtetndërtimit.
  • Thaçi: S'ka Shqipëri të Madhe
    Kosova e Serbia, lënë pas të kaluarën

    “Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze "Die Presse". "Kosova dhe Serbia - ka thënë ai - kanë lënë pas të kaluarën dhe tani kanë bërë një axhendë, që i shërben të ardhmes".

  • Kush do të amnistohet në Kosovë?!

    Miratimi i Ligjit për amnistinë në Kuvendin e Kosovës, pritet të shënojë hapin e parë konkret në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, të arritur në dialogun Prishtinë - Beograd.
    Ky ligj, ende pa u bërë publik, ka ngjallur shumë debate, polemika e dilema.

  • Kosovë-Serbi, pas 6 orësh pa
    marrëveshje për telekomunikacionin

    "Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën vesh as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si përherë në Bruksel, që të arrijnë një marrëveshje për çështje esenciale lidhur me telekomunikacionin në Kosovë", ka thënë ministri i Serbisë, Rasim lajiç, transmeton media serbe, B92, të cilës i referohet "Koha Ditore" në Kosovë.

  • Marrëveshja, Prishtina dhe Beogradi
    shkëmbejnë “ambasadorët”

    Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot oficerët ndërlidhës. Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb. Homologu i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviç. Peci:Nuk po vendosen marrëdhënie diplomatike me Serbinë

  • Austri, Thaçi-Daçiç tjetër
    shtrëngim historik duarsh

    Në mbledhjen plenare të Forumit në Whachau të Austrisë marrin pjesë: ministri i Jashtëm i Austrisë, kryediplomatët e Rumanisë dhe Maqedonisë si dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ai serb, Ivica Daçiç.

  • Marrëveshja, Ischinger: Për paqe
    me fqinjët, duhen kompromise

    Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ish-përfaqësuesi i BE në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës është skeptik që marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mund të realizohet plotësisht. Ishinger paralajmëron ditë të vështira për implementuesit e marrëveshjes.

  • Vërmicë, qendër e përbashkët
    policore Shqipëri-Kosovë

    Në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë sot filloi funksionimi i qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, respektivisht policive kufitare të dy vendeve. Kjo si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë ndërmjet MPB-ve të dy vendeve.

  • Për Jeremiç, veto në OKB nga
    Shqipëria dhe Kroacia

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe si kryetar i ri i këtij institucioni të OKB-së në vend të serbit, Vuk Jeremiç. Paraardhësit të Ashe, Jeremiç, Shqipëria dhe Kroacia i kanë vënë veton. (Foto: Ashe dhe Jeremiç)

  • Austria përgatit takimin historik
    Thaçi – Daçiç

    Në Manastirin Gottweig të Gottweigut, në Austri, sot ka filluar Forumi Evropian dyditor “Vahau” në të cilin nesër do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç. Dy kryeminstrat në Gottweig shkojnë nga New Yorku, ku morën pjesë në mbledhjen e OKB-së, kushtuar Kosovës.

  • Bruksel, Prishtinë-Beograd grup
    pune për zbatimin e Marrëveshjes

    Marrëveshje në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës mbi veprimtarinë e Bashkësisë së komunave serbe, parashikuar nga plani i veprimit në marrëveshjen politike të 19 prillit të kaluar. E bën të ditur zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme në BE, Maja Kocijancic.

  • Rice: SHBA mbështesin Kosovën
    si partnere dhe si mike

    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i uroi fillimisht mirëseardhjen kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç. Një veprim ‘diplomatik’ ky, që nuk kaloi pa u vërejtur nga korrespondentët e akredituar në Kombet e Bashkuara. (Në foto: Susan Rice)

  • Ohër, Karta e Adriatikut,
    merr pjesë Kosova, anulon Serbia

    Serbia bojkotoi dje Konferencën “Bashkë për Paqen dhe Sigurinë Globale” të vendeve të Kartës së Adriatikut të mbajtur në Ohër. Jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë vendim ka qenë pjesëmarrja e Kosovës dhe ministrit të saj të mbrojtjes, Agim Çeku.

  • Thaçi e Daçiç në OKB: Të
    vendosur për zbatim të marrëveshjes

    Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten (14 qershor) në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel.

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së
    sot seancë për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot në New York, raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, që përfshin periudhën kohore prej 16 janarit deri më 22 prill 2013.

  • Ministri i Jashtëm, Hoxhaj: Guajana
    zyrtarizon njohjen e Kosovës

    Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovës ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Guajana, ku gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

  • Jahjaga dhe Nikoliç bashkë në
    Bratislavë, Rompuy:Hap historik

    Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy tha se prania e presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Tomislav Nikoliç and Atifete Jahjaga, në samitin e vendeve të Evropës Qendrore, përbën një hap historik. (Foto: Takimi në Bratislavë)

  • Marrëveshja, Thaçi konfirmon
    takimin me Daçiç në 20 qersho

    Kryeministri kosovar ka konfirmuar takimin e radhës me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, më 20 qershor, kur ai beson se do të arrihet përfundimisht marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin.(Foto:Thaçi, Daçiç dhe Ashton)

  • Serbia: Kemi 220 miliardë dollarë
    prona në Kosovë

    Siç shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, gazetë pro-qeveritare, vetëm pasuria e serbëve të përndjekur, siç i quan kjo gazetë serbët që janë larguar vetë nga Kosova, kalon vlerën e 4 miliardë dollarëve.

  • Jemeni, shteti i 100 që njeh
    pavarësinë e Kosovës

    Kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes rrjetit social “Twitter”. “Kam folur me ministrin e jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi. Ai më konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”,-ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv