Kosova & Rajoni

  • Edhe politikanët shqiptarë përcollën sot mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit, Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë pas 3 ditë kërkimesh në Francë.
  • Francë, gjendet trupi i
    pajetë i poetit Ali Podrimja

    Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar, Ali Podrimja, në Francë. Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Vizita e Ban Ki Moon mohon shtetësinë

    Burime të shqiptarja.com thonë se vizita e Ban Ki Moon do të bëhet pa praninë e simboleve, pa pritje shtetërore nga garda e FSK si dhe vetëm me një konferencë për media ku Ban Ki Moon do të lexojë nga letra.

  • Kosova, Majko për Nikoliç: Uroj
    të mos bëhet si Mlladiç e Karaxhiç

    Deputeti socialist Pandeli Majko komenton në profilin e tij në facebook deklaratën e fundit të presidentit serb Tomislav Nikoliç në një intervistë për median serbe se “Nëse Prishtina provokon, Kosovën do ta marrim edhe me luftë” apo “...OKB nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”

  • Rexhepi: Do ti shuajmë strukturat paralele në veri

    Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t`i shuajë strukturat paralele në veri të Mitrovicës, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës që i bëri Prizrenit.

  • Rihapet Qendra Informative dhe Kulturore në veri

    Zyra e BE-së në Kosovë ka rihapur Qendrën Informative dhe Kulturore të saj në në veri të Mitrovicën. Kjo qendër do të ofrojë informata për Bashkimin Evropian, asistencën financiare të BE-së dhe procesin e integrimit si dhe do të mbledhë informata prej qytetarëve lokal për këto çështje. Ajo do të sigurojë publikime, qasjen në internet, hapësirën për lexim dhe të gjitha këto do të jenë pa pagesë

  • Zhduket poeti Ali Podrimja

    Shkrimtari Ali Podrimja është zhdukur në Francë. Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ai kishte shkuar në një festival të poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë.

  • Kuçi nuk kundërshton futjen e veriut në bisedime

    Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë të mbajtur sot, zv/kryeministri Kuçi e ka komentuar thirrjen që zyrtarët e BE-së kanë bërë të mërkurën pas takimeve me presidenten Jahjaga, që çështja e veriut të adresohet në dialog. Kuçi nuk ka përsëritur kundërshtimin e mëhershëm që veriu të jetë pjesë e bisedimeve, po ka thënë se zgjidhja për atje do të jetë sipas Kushtetutës.

  • NATO kundërshton ndarjen, Serbia me plan të ri për Kosovën

    Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, këtë qëndrim e përsëriti sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen. Beogradi ka lansuar idenë për zgjidhjen e cështjes së Kosovës që ta njoh të drejtën e Prishtinës për vendime politike por jo dhe sovranitet e shtetësia

  • Arrestohet drejtori i spitalit rajonal në Gjilan

    Policia e krimeve ekonomike arrestoi dje drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, Xhavit Hajdari, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Hajdari, dyshohet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

  • Ndërpritet greva e minatorëve, shfuqizohet vendimi

    Greva e minatorëve e filluar të marten në Trepçë është ndërprerë pasi që Agjensia Kosovare e Privatizimit ka pranuar të shfuqizojë vendimin për emërim të Esat Ujkanit, ushtrues detyre të drejtorit të Trepçës. AKP gjithashtu ka pranuar që për ushtrues detyre të caktohet njëri nga tre të propozuarit e sindikatës së punëtorëve.

  • Jahjaga takon Rasmussen ne selinë e NATO-s

    Rasmussen ka thënë se KFOR-i në Kosovë garantues i paqes dhe i stabilitetit, derisa Jahjaga ka theksuar se Kosova si shtet sovran dhe i pavarur është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

  • Sulme të armatosura dhe të koordinuara në veri

    Policia në Mitrovicë ka njoftuar se sulmet e armatosura dhe të koordinuara kanë ndodhur, mes të orës 01:40 dhe 02:20, në objektin e “KEP” bankës, në objektin e një radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok.

  • Koalicioni PDK-AAK në shtator, spekulim?

    Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se nuk ka plane për rikonfigurim të qeverisë me partnerë të tjerë të koalicionit. Edhe AAK përjashton mundësinë e futjes në koalicion, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i quajti spekulime raportimet e fundit në media rreth mundësisë së përfshirjes së AAK-së në koalicion me PDK.

  • OKB, Seancë me dyer të mbyllura për Kosovën

    Në një seancë konsultimesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësues perëndimorë nuk kanë pranuar asnjë pretendim të Rusisë. Më së shumti debat ka pasur ndërmjet diplomatit gjerman dhe atij rus, - kanë thënë burime ndërkombëtare.

  • Rompuy: Si ta thonë
    emrin, zonja Presidente?

    Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman von Rompuy, nuk di si shqiptohet emri i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës.

  • Presidentja Jahjaga viziton Brukselin

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke qëndruar në Bruksel, ku po takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Gjatë pasdites, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, dhe se dialogu është zgjidhja e vetme për progresin e veriut.

  • Vetëvendosje: Fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas grevës së filluar nga Minatorë duke e cilësuar se fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Trepçës. Ajo që filloi dje në formë të protestës e që rezultoi në grevë të pastajme të 700 minatorëve të Trepçës, është reagim i arsyeshëm dhe i natyrshëm ndaj asaj që po ndodh Kosovës dhe Trepçës, apo Trepçës dhe Kosovës. Shteti i uzurpuar dhe zaptuar, institucionet shtetërore të kidnapuara, paraja publike e keqmenaxhuar dhe e vjedhur, agjencitë shtetërore e kompanitë publike të kolonizuara e shkatërruara (për t’u privatizuar), janë të gjitha duke i ndodhur Trepçës.

  • Nga e marta, minatorët e Trepçës në grevë

    Minatorët e Trepçës nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën që e kanë filluar të martën në mëngjes. Atyre u janë bashkangjitur edhe minatorët e minieres tjeter ne Novo Berde. Ata janë mbledhur në hyrje të Minierës së Stantërgut dhe gjatë ditës askush nga zyrtarët e Qeverisë, AKP-së, apo Kuvendit të Kosovës nuk i ka vizituar Minatorët dhe nuk i ka trajtuar kërkesat e tyre.

  • Haradinaj, prap kthehet përkohësisht në Kosovë

    Ish komandanti i UÇK-se për Zonën e Dukagjinit,  Ramush Haradinaj, rikthehet sot në Kosovë. Ai do të qëndroj në liri me kusht, deri deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv