Kosova & Rajoni

  • Është hequr duke filluar nga dita e sotme taksa prej 35 për qind për importin e çimentos në Kosovë. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë janë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera.
  • Thaçi: As ndryshim koalicioni, as zgjedhje të parakohshme

    Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi foli lidhur me koalicionin e mundshëm të shumëpërfolur mes PDK dhe AAK, duke thënë se nuk do te ketë kurrfarë koalicioni tjetër dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm ato që janë të parapara në afatin ligjor dhe kushtetues. 

  • Ndërkombëtarët: PDK-ja Qeverinë
    e Presidencën, AAK-ja  Kuvendin

    Përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë janë duke insistuar që ta gjejnë formulën e ndarjes së pushteteve mes PDK-së dhe AAK-së, para se Tribunali i Hagës ta japë verdiktin përfundimtar rreth rastit Haradinaj.

  • Grupi i Krizave: Serbia t’i
    dorëzojë veriun Prishtinës

    Drejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, është shprehur se “Qeveria e re e Serbisë është partneri i vetëm të cilin mund dhe do të ketë Prishtina, prandaj është e nevojshme që të shikohet përpara me shpresën që pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre nacionaliste ata të jenë në gjendje ‘t’ia shesin’ më lehtë publikut marrëveshjet e arritura”.

  • BQK: Rritje ekonomike vetëm 3.8%

    Në Kosovë në vitin 2012 ka rënë eksporti, kanë rënë remitencat, ndërsa rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë mbi 3.8% që është në nivel më të ngadalshëm sesa që ishte në vitin e kaluar.Të gjitha këto janë prezantuar sot nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë prezantimit të raportit vjetor 2011, dhe të dhënave për periudhën e parë të vitit 2012.

  • Pesë shqiptarë ikin nga burgu i Zvicrës

    Janë arratisur pesë të burgosur, në orët e hershme të të hënës nga burgu Orbe i kantonit Vaud në Zvicër Sipas mediave zvicerran të arratisurit janë shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ata po mbaheshin në burg për vjedhje, shkelje të rendit e të qetësisë dhe delikte droge.

  • Shfaqet Armata e serbëve të veriut

    Billborde me mbishkrimin ‘Severna Armija’ (Armata e veriut) në të cilat shihet edhe fytyra e një ushtari të uniformuar janë vendosur nëpër vende të ndryshme në veri të Kosovës.

  • Zhbogar:Të fillojë dialogu politik

    Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë shpejt dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin përgjegjësinë që të zgjidhet një problem si veriu.
    Edhe nënpresidentja e Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubejshiq ka deklaruar se dialogu mes Beogradit e Prishtinës do të ngritet në nivel më të lartë, por nuk ka saktësuar se kur do të vazhdojnë bisedimet.

  • Tetë gjyqtarë akuzohen për korrupcion

    Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për një rast të korrupsionit. Të akuzuarit përfshijnë ish Kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues të një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH)

  • Veshka e blerë - "Der Spiegel" gjurmon në Kosovë

    Hetuesit e BE-së po ndjekin gjurmët e tregtarëve të organeve me aktivitet global. Rasti i një fabrikanti gjerman dhe i një emigranteje ruse, tregon se si të sëmurët e pasur zgjasin jetën në kurriz të të varfërve.

  • Ban Ki-Moon rikujton liderët:
    Dialog për veriun e Kosovës

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon përsëriti thirrjen e tij ndaj lidërve të Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen seriozisht në dialog për veriun e Kosovës.

  • Prishtina: Nuk ka më shqiptarë
    në Damask, i kemi evakuua

    Prishtina konfirmon zyrtarisht se të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonat siriane të përfshira në konflikt të armatosur janë evakuuar. Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka deklaruar se nuk ka asnjë shtetas kosovarë që ndodhet në pjesët ku po zhvillohen luftimet.

  • Munir e Behlul Arnauti dy
    shqiptarët e vrarë në Siri

    Munir Arnauti dhe Behlul Arnauti janë dy shqiptarët të cilët kanë vdekur gjatë sulmeve në Siri. Kjo është bërë e ditur nga Muhamed Mufaku-Arnauti, publicist dhe activist shqiptar në Siri, i cili, gjatë një interviste për radio Dukagjini, tha se mes komunitetit shqiptar në Damask, kryesisht kosovarë, ka dhe të tjerë të plagosur e të vdekur.

  • Zgjidhet rektori i ri Ibrahim Gashi, reagojne studentet 

    Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës. Gashi ishte inicues i bashkëqeverisjes PDK-AKR, i parashikuar si njeri me gjasat më të mëdha për t’u zgjedhur rektor si shpërblim nga qeverisja e PDK-së, pasi ai hoqi dorë nga të gjitha postet në AKR, ndërsa kjo e fundit hoqi dorë nga kërkesa edhe për një ministri në koalicionin qeverisës me PDK-në. Lëvizja studentore Studim Kritikë Veprim, ka reaguar duke thene se rektori i ri ka ardh si zgjedhje e subjekteve politike, dhe se politika është duke u futur çdo ditë e më shumë në Universitetin e Prishtinës.

  • Aksidentohet deputeti Xhavit Haliti

    Deputeti i parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thyer dorën gjatë një aksidenti me motoçikletë. Aksidenti që ka ndodhur rnë fshatin e tij në Novo Sellë të Pejës, mirëpo ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

  • Koalicioni PDK-AAK varet nga vendimi i Hages

    Burime brena AAK-së kanë thënë për shqiptarja.com se po të jetë vendimi pozitiv nga Haga dhe ish-komandanti i zonës operative të Dukagjinit del të jetë  i pafajshëm, atëherë muaji shtator do të krijojë mundësinë AAK ta diskutojë me PDK marrëveshjen për bashkëqeverisje.

  • Server: Integrimi, jo me
    forcë por me joshje

    Duhet të jetë strategji që i fiton zemrat dhe mendjet. Kjo nuk do të arrihet me forcë, por duhet të arrihet duke i joshur njerëzit në institucionet e Kosovës, siç ka bërë qeveria me sukses me serbët në jug të lumit Ibër”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, analisti Daniel Server.

  • Thaci dhe Rama reagojne
    kunder Nikolic per serbet

    Reagime te ashpra kane ardhur nga Kosova dhe Tirana, pas deklarates se presidentit serb Nikolic se serbet ne Kosove jetojne nen kercenimin e genocidit. Thaci ka deklaruar se “e kaluara e lidershipit të Serbisë nuk premton shumë”, ndersa per kreun e PS, Edi Rama, kjo deklarate eshte vece nje idiotesi.

  • Vazhdojnë kritikat, Dell i
    kundërpërgjigjet Surroit

    Ambasadori amerikan në largim, Christopher Dell është kundërpërgjigjur në lidhje me letrat e publicistit Veton Surroi, i cili kishte reaguar me një seri shkrimesh ndaj një interviste të ambasadorit Dell ku përmend disa hollësi nga një darkë private mes ambasadorit, kryeministrit Hashim Thaçi dhe Surroit.

  • Mustafa: Kosova në rrezik nëse
    nuk zbatohet marrëveshja

    Pasojat do t’i bart Kosova në qoftë se ne fillojmë t’i shkelim, fillojmë ta mashtrojmë njëri-tjetrin dhe fillojmë ta presim njëri-tjetrin në besë deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për europaelire.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv