Kosova & Rajoni

  • Katër shqiptarë janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë një operacioni të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës te Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
  • Dështon mocioni çimento - pozita ikën nga Kuvendi

    Ka dështuar mocioni për vendimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lika për importin e çimentos, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës. Deputetët e paktë të pozitës dhe opozita kanë qëndruar dhe këta të fundit kanë reaguar duke thene se Kryeministri Thaci ka ftuar poziten te dal jashte, nder ta edhe inicuesin e mocionit.

  • Tadiç: Serbia e ka konfirmuar se Kosova është e pavaru

    Kryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish president i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar të mërkurën për revistën "Globus" të Zagrebit se Serbia në njëfarë kuptimi e ka konfirmuar realitetin se Kosova është e mëvetshme e madje edhe gjatë negociatave nuk ka pasur qëllim që Kosovën ta bëjë jo të pavarur
    veçse ka dëshiruar ta definoj kornizën juridike të asaj mëvetësie.

  • 1 shtatori, dorëzimi i planveprimit për liberalizimin e vizave

    Më 1 shtator, institucionet duhet t`ia dorëzojnë Komisionit Evropian përgatitjen e planit të veprimit për implementimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

  • Veri, sulmohet policia dhe EULEX

    Persona të panjohur, gjatë pasdites së djeshme, kanë shtënë me armë zjarri në veri ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur afër fshatit Borçane të Leposaviçit por nga ky incident nuk ka pasur pasoja në njerëz.

  • Sulmohet poeti dhe gazetari Halil Matoshi

    Është sulmuar mbrëmë fizikisht në Prishtinë publicisti dhe gazetari Halil Matoshi. Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 pas një mosmarrëveshje që Matoshi ka pasur me tre persona të panjohur.

  • Ban Ki Mun do ta vizitojë Kosovën, reagon presidenti se

    Vizita e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë të paralajmëruar për 24 korrik, shihet si problem nga kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai ka kërkuar të sqarohet nëse Ban Ki Moon do ta bëjë vizitën në Kosovë si në një shtet të pavarur, pasi sipas Nikoliçit, Kosova nuk është anëtare e OKB-së.

  • Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Beograd, akuzohen 12 vetë

    Serbia ka akuzuar 12 persona se kanë marrë pjesë në vënien e zjarrit në ambasadën e SHBA-së në Beograd, gjatë trazirave që pasuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

  • Rasmusen në Kosovë, mediat nuk lejohen të filmojnë 

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen bashkë me një delegacion të Këshillit Veriatlantik po qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë. Asnjë media nuk është lejuar të filmojnë as ardhjen e as t'i përcjellin takimet që do të mbahen me zyrtarët vendor dhe ndërkombëtar duke e bërë enigmatike vetë qellimin e vizitës.

  • EULEX: Në bandën shqiptare edhe një oficer i ROSU

    EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve lidhur me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë të Spanjës në korrik të vitit 2009, e që arrin vlerën e 1.3 milion eurove. Në mesin e tyre është edhe një oficer i lartë i njësisë ROSU.

  • Ka filluar punën Zyra Administrative në veri

    Zyra Administrative në veri të Mitrovicës mëngjesin e sotëm ka filluar punën e saj. Të punësuarit e kësaj zyre mëngjesin e sotëm kanë arritur në ndërtesën e cila gjendet më lagjen e quajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.

  • Nikoliç: Konsensus për Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se duhet arritur konsensusi i partive parlamentare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliç ia ka përcjellë këtë qëndrim kryepeshkopit serb, Irinej, i cili ka thënë se Kisha kurrë nuk do të ikë nga përgjegjësia e saj.

  • Thaçi kërkon, Kuçi kthehet 

    Hajredin Kuçi është kthyer në pozitën e zv/kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për shqiptarja.com zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë deklaruar. Kthimi i Kuçit u bë pas ftesës së i bëri kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi 

  • Zv/kryeministri Bukoshi dhe
    zv/min. Haraçija japin dorëheqjen

    Bujar Bukoshi, zv/kryeministër në qeverinë e Kosovës si dhe zv/ministri i Financave, Astrit Haraçija, kanë dhënë sot dorëheqjen, ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi i pranoi zyrtarisht ato, bëri të ditur një njoftim i qeverisë.

  • Ndihmës-sekretari amerikan, Gordon viziton Kosovën

    Zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon, ka arritur rreth orës 16 në Prishtinë, ku pritet ta rikonfirmojë mbështetjen amerikane për Kosovën.
    Ndihmës-sekretari amerikan për çështjet evropiane, Philip Gordon, ka zhvilluar  një takim me presidenten Atifete Jahjaga, derisa pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Kosovës. 

  • Protestojnë importuesit e çimentos

    Të mbledhur para Ministrisë së Tregtisë duke u rënë borive të kamionëve si dhe me pankarta të ndryshme protestuan sot punëtorët e kompanisë “Besimi Comerc” me rreth 100 nënkontraktorë të saj për ta kundërshtuar vendimin e ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari, për vendosjen e masës tarifore prej 35 për qind, për të gjithë importuesit e çimentos.

  • Serbët protestuan në veri

    Në veri të Mitrovicës sot është protestuar kundër hapjes së zyrës civile administrative dhe shtrirjes së autoritetit të institucioneve të Kosovës në atë pjesë. 

  • LDK-AKR:Do ta bllokojmë reformën kushtetuese

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, parti këto të përfshira në marrëveshjen e vitit të kaluar për tejkalimin e krizës politike, kanë paralajmëruar bllokim të reformave kushtetuese dhe zgjedhore në rast se nuk përfillet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila buron nga marrëveshja e liderëve.

  • 100 vjetori i shtetit edhe në Luginën e Preshevës

    Në kuadër të manifestimeve gjithëkombëtare të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, i përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, për dy ditë me radhë në Preshevë dhe në Bujanoc, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.

  • Jovanoviç: Takimi Tadiç-Thaçi, hap i mirë, por i vonua

    Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviç ka vlerësuar se për rajonin, Beogradin e Prishtinën është i rëndësishëm çdo gjest i cili i relakson raportet. Në këtë dritë duhet shikuar edhe takimin Tadiç-Thaçi , por edhe duhet pranuar se fjala është për aktin e vonuar i cili do të kishte rëndësi shumë më të madhe për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare sikur të kishte ndodhur para disa vitesh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv